Kryeministri Edi Rama kërkon nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që të bëjë transparencë në lidhje me akuzat e dëshmitarit Milaim Balanica.
I ftuar në “Top Story” në News 24, Rama tha se akuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së kanë ardhur edhe nga vetë shqiptarët me fjalimet e tyre.
“E vërteta është që për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin e UÇK-së të vënë nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët, ata që kanë folur, mbajtur fjalime dhe kanë bërë prononcime nga më të hatashmet që janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seancat parapërgatitore.
Përveç të tjerave ka edhe një raport famëkeq të Dick Martyt që është kthyer në rezolutë në Këshillin e Evropës që qeveria e asaj kohe e Sali Berishës dhe Ilir Metës e kanë votuar pro dhe ne si opozitës e kemi votuar kundër.
Ajo që unë e kam kërkuar, që nuk ka lidhje me fushatën, por ka lidhje me një fakt shumë të thjeshtë që mendoj dhe besoj që kryetari i PD-së që udhëheq një parti politike, na detyrohet një shpjegim nga A-ja tek Zh-ja.
Nuk jam as në kushtet kur po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar si antishqiptar apo tradhtar që i kam vuajtur në kurrizin tim. Nuk besoj se është çështje tradhtie, por një transparence me publikun”, theksoi Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha duhet të flasë qartë për të shkuarën e tij.
Rama thotë se i gjithë debati i shpërthyer së fundmi vjen nga paqartësia dhe konfuzioni që sipas tij, kreu i PD-së krijon.
Rama u pyet në “Real Story” në News 24 edhe për deklaratat e ish-deputetit socialist, Dashamir Peza në lidhje me kasetën me pamje filmike për masakrën e Krushës së Madhe.
Rama: Nuk jam as hetues dhe as i interesuar për detaje të tilla. E përsëris, nuk besoj që dëshmitari nga Kosova ka ndonjë motiv që t’i turret Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka qenë i vagullt duke përtypur arra në gojë, gjithmonë i përgjithshëm dhe asnjëherë të dalë dhe të flasë qartë cili është roli i tij.
Gjithë kjo krijohet si paqartësi, si konfuzion dhe njerëzit të ndahen mes patriotit dhe tradhtarit, vjen nga mungesa e përballjes së hapur me insinuatën. As nuk kam bërë akuza, as nuk kam dashur të përfitoj.
-Këto akuza vijnë gjithmonë në prag zgjedhjesh…
Rama: Nuk kam asgjë tjetër në dispozicion përveç fjalës dhe fytyrës time. Ajo që po ju them është e sigurt që nuk kam asnjë mendim për zgjedhjet dhe për fushatën kur flas për këtë temë. E para është një temë kombëtare që lidhet me Kosovën.
E dyta, nuk ka votime në Kosovë por në Shqipëri, dhe e dyta nuk është në horizontin tim që ka zgjedhje më 25 prill. Ka shumë njerëz që flasin që këto punë po bëhen për zgjedhjet, që rrogat po bëhen për zgjedhjet, zgjedhje, zgjedhje. Fare absolutisht!
Ne sapo kemi mbyllur vitin e shtatë të mandatit. Është një debat i hapur në media dhe jo nga unë dhe partia jonë. Kur Taulant Balla ka dalë dhe ka folur një komision, disa media e lidhën me Lulzim Basha. Çështja e Lulzim Bashës është një çështje e karakterit të lidershipit.
LEFTER LEFTERI I PD-së, na turpëroi të gjithëve .
Ec plako….por Monstra Lul…dihet…dhe kurva Berishkane…
Nga A te Zh! Nga A te Zh! Njeriu qe genjen edhe per oren kur e pyesin, duhet te dale para Spakut dhe te pergjigjet nga A te Zh sepse kemi te bejme me sigurine kombetare, ne radhe te pare.
Ķur mendon se kush e perfaqeson Berishe-Meten, te ben te vesh duart mbi koke. Mjere kjo opozite.