Ish-ministrja e LSI: Ja pse Ilir Meta nuk mund të sillet si një president i ndonjë vendi tjetër normal

19 Nëntor 2020, 18:53Politika TEMA
Ish-ministrja e LSI: Ja pse Ilir Meta nuk mund të sillet si një

Klajda Gjosha ne valle me Ilir Meten

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ish ministre e Integrimit, Klajda Gjosha, si një prej drejtuesve të kësaj force politike, ka folur sot për marrëdhënien e LSI me Presidentin e Republikës Meta.

E pyetur mbi mënyrën se si Meta po e drejton Presidencën dhe qëndrimet e tij politike, Gjosha shprehet se në një vend si Shqipëria që sipas saj ndodhet në situatë kaotike nuk mund ta mendonim një President që sillet si në vende normale.

“Ne nuk mund të kishim një President me sjellje ndryshe në këto momente kur vendi është drejt kolapsit.

Drejt kolapsit ekonomik, drejt pushteteve që kanë shkuar në një dorë, drejt zgjedhjeve monopartiake apo dhe shumë shkelje të tjera që nuk ndodhin në vende demokratike.

Nuk mund të pretendojmë një President që sillet si ai i Francës apo ndonjë vendi tjetër normal. Shqipëria nuk është më vend normal”, tha  ish-deputetja e LSI-së per Report TV.

“Z. Ilir Meta, që prej momentit të zgjedhjes si President,  i ka shkëputur të gjithë marrëdhëniet me anëtarët e LSI dhe drejtuesit saj. Presidenti i Republikës është i vetmi institucion i pavarur sot.

Z. Meta është aty për të ruajtur rolin thelbësor sot për të mbrojtur Kushtetutën si libri themelor dhe falë të cilit kemi të gjitha të drejtat sot.

LSI nuk kas asnjë lloj mbrojtje nga z. Meta president. Ai është aty për të mbrojtur të gjithë qytetarët pavarësisht forcën politike që votojnë”, tha Gjosha!

4 komente në “Ish-ministrja e LSI: Ja pse Ilir Meta nuk mund të sillet si një president i ndonjë vendi tjetër normal”

  1. kasemi says:

    Hajde ministre hajde, kur kreu i shtetit nuk duhet te jete normal, vaje hallit se si do te sillen te tjeret, perfshire kete lesh e listen e mones. Qelbesirat njesoj qelbin kete vend.

  2. Jurgeni says:

    Moj superkare femer ca so thoje ti po te thoshte LLukashenko te fliste ashtu sic foli ky anormali jone per ju femrat shqiptare.

  3. Monitor says:

    Po kete unitetin e popullit duke qendruar mbi palet kush e ka detyre zonj. Gjosha normale?
    Sa mendjemadh eshte bere ky Iliri! S’na flet e as na pershendet ne te LSI, dhe keta te medias na tregojne qe takohet me kriminel? Ca ka me ne! Ne s’jemi as kokepalaret e ps! Pse me i mire eshte Qim Peka se ne? Mire me Faron se mund te haj ndonje pace koke per merak, po ne duhet te na pershendes! Une nje dite vura edhe masken LSI dhe ai prape me dhe s’me foli! Ne fakt kishte edhe njerez te tjere. Nuk kishte ndonje podium qe te qendronte mbi njerzit qe mund te ishin te partive te ndryshme! Dhe me poshtra qe kur njeri qe duhet te ishte ndonje kokepalar me tha hiqe ore ate maske se e moren vesh te gjithe qe je hajdut! Ca ti thosha! Ne hall klajda!

  4. Dauti says:

    Sa zgjebsa jane….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje