Gruaja që s’dorëzohet dhe u bë “prokurore”: Historia tronditëse e vajzës nga Tirana, që e trafikuan si prostitutë pasi e morën për "grua"

19 Nëntor 2020, 18:03Politika TEMA

Një vajzë nga kryeqyteti që 22 vite më parë u mashtrua me martesë, por që përfundoi si prostitutë në vende të ndryshme të Europës, kërkon shpalljen fajtor të personave që e trafikuan.

Nga dosja që gazeta Si disponon mësohet se ajo sfidoi autoritetet shqiptare që për shumë vite e mbajtën pezull dhe nuk i dhanë të drejtë. Gruaja kreu veprime hetimore, duke dorëzuar prova bindëse që do t’u kushtojë të dyshuarve gjykimin.

Rasti i shtetases A. A. gjatë vitit 2000 ka qenë një nga dosjet më të bujshme në Francë, atëherë kur ndërkohë shumë vajza shqiptare viktima të trafikut shpëtoheshin nga rruga dhe ktheheshin nga autoritetet e huaja përmes riatdhesimit. Hetimi i inicuar i bazuar në kallëzimin e A. A në Shqipëri mësohet sipas burimeve të gazetës Si të ketë zgjatur tetë vite nga 2012 deri në 2020.

Përballë një sërë burokracish të tilla si pritjet e letërporosive, A. A sipas burimeve ka dorëzuar prova shtesë, duke bërë deri diku prokuroren për të hedhur poshtë pretendimin e të akuzuarve se ata nuk e njihnin dhe nuk e kishin takuar kurrë.

Por një fotografi dasme dhe një video e 1998-s në të cilën shfaqen pranë të resë personat e akuzuar prej saj, ka përmbysur krejt pozicionin e të dyshuarve që në mbyllje të hetimeve përfunduan të akuzuar për veprën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në dëshminë e saj A. A kujton: në harkun kohor të viteve 1998-2003 jam shfrytëzuar jashtë shtetit për prostitucion nga shtetasit shqiptarë J. K, dhe A. D. Konkretisht në 1998 u njoha me J. K nëpërmjet të afërmve të mi. Ai më premtoi martesë dhe u nisëm me skaf për një jetë më të mirë drejt Italisë. Në fund të 1998-s u nisëm nga Italia drejt Lionit, atje J. më shtyu të ushtroj prostitucion dhe lekët t’ia jepja atij.

Në atë kohë viktima e prostitucionit ka përdorur si certifikatë emrin e rremë Hyrije.

“Më pas në mars 1999 u nisëm drejt Belgjikës ku qëndruam në Bruksel. Aty u regjistrova me emrin Diana. Lekët ia dorëzoja përherë J. Pasi u ktheva në France sërish përfundova në rrugë duke ushtruar prostitucion në provincën e quajtur Sarcelë afër Parisit”.

Prokuroria e Përgjithshme gjatë 2012 ka kryer verifikimet ndaj shtetasit që përmendet si trafikant femrash nga ku rezulton se ai ishte një i kërkuar nga autoritetet belge, duke qenë se Gjykata e Brukselit e kishte dënuar me pesë vjet për shkelje të ligjit për të huajt, vjedhje me sulm dhe mashtrim për shfrytëzim prostitucioni.

Por teksa në atë kohë hetimet ndaj këtij shtetasi u stopuan, pasi nuk u soll asnjë material shtesë mbi çështjen konkrete, ka qenë viktima që u ka qëndruar mbi kokë hetimeve dhe sipas dosjes që gazeta Si disponon ka kërkuar vazhdimisht zgjimin e prokurorëve.

“Në pritje të letërporosive u sugjerua që hetimi të pezullohet, ndërsa nga ana e prokurorit është vendosur pushimi i çështjes me shpjegimin se të dhënat e  kallëzueses A. A janë indicie dhe si të tilla nuk shërbejnë për ngritjen e akuzës pasi nuk mjaftojnë”.

Por, vajza e trafikuar nuk është dorëzuar. Menjëherë sapo është vënë në dijeni për veprimet e prokurorisë, në 2014-n rezulton të jetë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë me një ankesë ku ndër të tjera nuk heq dorë dhe këmbëngul hetimin e trafikantit të dyshuar J. K.

“Policia rivihet në lëvizje dhe me disponimin e fashikullit penal kërkohet përgjigje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë për marrje informacioni nëse ishte kthyer apo jo përgjigje nga letërporositë”.

Njëkohësisht, prokurorët vendosin një pushim të dytë të çështjes, pasi kryejnë kërkime edhe pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe me cilësimin “J. K nuk është në kërkim në Shqipëri dhe hetimi pasuror ndaj tij është pushuar”.

Prokuroria sjell si arsyetim edhe ballafaqimin mes ish-prostitutës së detyruar për të dalë në rrugë dhe dy personave të dyshuar “J. K. nuk pranoi që e njihte kallëzuesen A. A, ndërsa denoncuesja sjell edhe emra viktimash të tjera me shtetësi të huaj”. Prokuroria vijon të jetë kundër denoncueses gjatë asaj kohe për mbylljen e dytë të dosjes, duke treguar se “zyra e prokurorit të  përgjithshëm i Moldavisë informon se nuk ka qenë e mundur intervistimi i Natalia T”.

Por njëkohësisht fashikullit i bashkëngjitet edhe dëshmia e të dyshuarit tjetër që mban qëndrim mohues dhe këmbëngul se nuk e njeh denoncuesen. Në vitin 2015 autoritetet zhvillojnë një seancë ballafaqimi mes këtij shtetasi dhe të dëmtuarës, dhe teksa viktima këmbëngul se ajo njihej me të, ai tregonte të kundërtën. A. A thotë në këtë procesverbal “Ti ke qenë në dasmën e vëllait tim, ke drejtuar makinën benz në ngjyrë gri, ke qenë si shofer kur morëm nusen”.

Pasi ka pritur shumë muaj, duke i lënë dorë të lirë policisë dhe prokurorisë që të hetonin dhe pasi asnjëra prej tyre s’ka dhënë rezultat, gruaja është rikthyer sërish.

Ajo ka dorëzuar fotografi dhe video që vërtetonin dëshminë e saj dhe hidhnin poshtë qëndrimin mohues të të dyshuarit tjetër që insistonte se nuk kishte asnjë njohje me të dhe se nuk kishte as hyrje-dalje me familjen e saj.

“Mora kasetën e dasmës së vëllait dhe i shkëputa çastet ku shfaqet njëri prej tyre. Nuk gënjej”, rrëfen viktima para autoriteteve shqiptare që më në fund pasi kanë kryer ekspertizën janë dorëzuar dhe i kanë dhënë të drejtë.

16 komente në “Gruaja që s’dorëzohet dhe u bë “prokurore”: Historia tronditëse e vajzës nga Tirana, që e trafikuan si prostitutë pasi e morën për “grua””

  1. Nik says:

    Zot i madh ,prostituzioni èsht nè prokurori ,ndryshe kètè viktim tè bastardève e kishin zgjidh me kohè.Tè verifikohen tè gjith prokurorèt qè janè marr me çèshtjen e viktimès,tè hetohen njè pèr njè ,pèrse u zvarrit kur viktima ka paraqitur edhe prova?

    1. Kosta says:

      Po te kete ministri drejtesie dhe qeveri ne Shqipri ministri dhe kryeministri dhe presidenti shkarkojne perfundimisht ata prokurora kriminela dhe emerojne me dekret te posacem kete vajze kurajoze prokurore ne drejtesine e re qe aq shume e trumbetojne politika dhe qeveria.

  2. Tironci says:

    Ata Tipat kane pagu tek policia e prokuroret me e mbyll ceshtjen.
    Spaku, ku je ti tani?.

  3. spartak says:

    S’ka nevojë me thënë të hetohen hiç, asnjë prokuror , gjykatës , polic gjygjësor , apo zyrtar e politikan , që e kanë sjellë vendin dhe shtetin në këtë gjendje ,
    Gabimi dhe faji qëndron që tek Hartimi e Miratimi prej PUSHT-et POLITIKES Mafioze të Ligjit të famshëm të VETTINGUT .
    Ai ligj , që në fakt ka emrin VETTING ( KONTROLL i IMTESISHEM i FIGURES se DIKUJT ), është hartuar për mos me i hy gjemb në këmbë asnjë pjestari abuzues e të korruptuar , si të sitemit të PA DREJTESISE , si të PUSHT-tet POLITIKES , si të gjithë pjesës abuzuese të ADMINISTRATES SHTETERORE të saj me paret e popullit dhe pasurinë kombëtare . Këtu përfshihen dhe organet e
    policisë e deri tek ai gardiani i fundit i burgut, që mbush xhepat nga toleranca ndaj kriminelëve e familjeve të tyre duke i
    rruajt përditë .
    Po nuk u plotësua ky ligj siç duhet , dhe të fillojë veprimi i tij , absolutisht, se këtu, do ndryshojë e rregullohet gjë . Madje , përditë e më keq po shkon .
    Mafia e oligarkëve të pushtet-politikës , e lidhur ngushtësisht me mafien e pastrimit të parave të drogës e krimit , po e shkatërron dhe përvehtëson për vehten e tyre , nëpërmjet ndërtimeve të pa imagjinueshme , çdo pronë publike të Tiranës , Durrësit dhe bregdetit të Shqipërisë . Këta që u mburrën e rrahën gjoksin se do godasin abuzimin e krimin , i kanë hy vetë me yxhym kësaj rruge . Skandalet s’kanë të ndalur , por këta ecin përpara, se kështu i ka mësu PARTIA .
    Plotësimi i LIGJIT të VETTINGUIT siç duhet , s’ka nevojë për shumë , veç për një NEN SHTESE , si dhe fillimi i menjëhershëm i veprimit të këtij NEN-i .
    Kjo do rregullonte shumë probleme , por mbi të gjitha , do fillonte vendosja e funksionimit sipas RREGULLIT në çdo hallkë , si dhe nuk do kishin frikë nga kërcënimet e askujt, armata tjetër e Re e punonjësve të sistemit të DREJTESISE , ashtu siç kjo frikë po vazhdon sot e do të vazhdojë , nëse nuk rregullohet ligji limonatë i VETTINGUT .
    Me këto përmasa të frikshme, që ka marrë fuqizimi i pushtetit dhe oligarkisë me paratë e abuzimit të pa parë , nuk do ketë jo një prokuror , gjykatës apo komisar policie ti kundërvihet , madje edhe FBI-në e SHBA-së të sjellish , këta e heqin qafe dhe e zbythin.
    Vetëm zbatimi i NEN-t shtesë , që ja çon kujtdo në ZERO paret e krimit e të abuzimit , i bën të pa fuqishëm .
    NDRYSHE . HARROJE .

  4. ABC says:

    Pastaj dalin “ish” prokuroret dhe kerkojne ndihme nga policia e shtetit per tu mbrojtur fizikisht me leket e qytetareve qe nuk ju sherbyen sic duheshin apo nuk ju sherbyen fare ose sic ndodh edhe ne rastin konkret qe edhe te poshterojne per jete. Ne litar, eshte pak te thuash. Shpresoj qe kjo vajze te gjej te drejten e saj me se fundi dhe prokuroret qe u moren me ceshtjen e saj te denohen me nje denim aq te rende sa qe te mos ju veje me ne mend pasardhesve te tyre. Por me vetingun i bie qe keta prokurore te denohen vetem disa vite para se te vdesin.

  5. 32 Perandoret Iliro Romake says:

    Meqe ra fjala, nuk ka pas ndonjehere teme te dites ne France per Prostituta Shqiptare sepse e mbysnin skenen prostitutat ruse, ukrainase, rumune, Bullgare, latine, afrikane etj.

    ,zakonisht ndermjet viteve 1994-2001 femrat Shqiptaret jan derhuar ne Itali, ,Belgjike me vone ne 1998-2001 dhe deri diku Greqi.

    Keto lloj ngarjesh qe nuk kishin ndodhur ndonjehre me pare ne historine e Shqiptareve moren fund nga 2004-2005.

    Nje pjese e madhe kane qene gabele, biles edhe sot ke gabele nga Shqiperia ne France.

    Sa per prokuroret, tregon ate qe kemi 30 vite qe themi.

    Gangrenen e sistemit te drejtesise.

    Keta qe kane trafiku femra Shqiptare ne vitet 90 duhen denu me varje ose ne Spac.

    Nuk duhen harruar

    1. Pjesa me e madhe e ketyre prostitutave nuk kane qene gabele por shqiptare te bardha. Ka pase nga ato shqiptar te forte qe kane nxjerre ne rruge per prostitucion motrat grate dhe kusherirat e tyre.
      Me kete rast e kemi tregu veten se sa gjak i shprishur jemi.
      Eshte me mire te perbadhemi me te keqen se sa ta lustrojme ate.
      PS : Rroma ka patur perandor te lindur ne Iliri dhe me origjine Ilire.
      Mos lini nam me shifra te fryra, se nuk ju merr kush seriozisht, dhe as si te ditur, perkundrazi .

    2. Likja says:

      32 perandor, ke pamjen e nje boleje 32 kiloshe me kete kompetencen tende!

  6. mik says:

    Kalvari i kesaj gruaje – qe pa dyshim eshte viktime dhe njekohesisht heroine – ben fjale per periudhen e udheheqjes PD / LSI + PS / LSI dhe + PS .
    Te tria keto qeveri qe kjo viktime non – stop kerkoj drejtesi, ja mohuan, gjasme me preteksin e drejtesise se korruptuar !! A thua se peshku nuk qelbet nga koka.
    Per ironi ( jo te fatit, por te naivitetit tone si popull ) jane po keta tri parti qe kerkojne akoma pushtet !!
    Te jemi te sigurte qe prap do ta hame, dhe prap do prodhojme viktima si kjo e mjera A. A. qe per nje arsye te pa kuptueshme, kujton se do gjej drejtesi ne kete vend !!
    A ka ma ironi tallese se, ” kjo asht qeveria qe duam “.
    Nje proverb thote : Mos pshurr n’det, se ta kthen krypa ne gjell.
    Du me thane : Impotenca jone nuk krijon imunitet, qe nje dite motrat dhe vajzat tona mos te jene ne pozitet e viktimmes A.A.

    1. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

      Ajo qe ka ndodhur ne Shqiperi ne vitet 90 nuk perseritet kurr me dhe kjo eshte 300% e sigurt.

      Por ne thelb ti ke te drejte.

      Shfarrosja e ketyre partive politike dhe denimi me varje per traikantet nuk duhet harruar.

  7. ana says:

    Nuk e di nese a ka shtet tjeter ne bote ku qytetaret e tyre ne shumice te kene trafikuar motrat dhe bashkekombeset e tyre ne kete menyre brutale si shqiptaret. O zot, race e mallkuar!!!!

  8. Tullaci says:

    Fajin e kan komunistat si Fatos pijaneci Sali serbi ilir floriri e Ramut mjelloshi qe per hir te plackes se vjedhur shkatrroim cdo gje vetem te mbroin placken e vjedhur kto lloj llumi kan prishur nje komb zhulaq komunista

  9. ju zente kovidi o prokurore, OPGJ says:

    Emrat e prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore mund t’i kishit nxjerre o Tema. Kaq hije te rende paskan qenat saqe keni frike t’ua nxirrni te shoqeruar me emer e mbiemer poshtersirat qe bejne? Miqte e trafikanteve e meritojne kaq transparence. Prapeseprape, edhe po nuk i nxoret ju te shtypit te lire, kovidi u rafte ne shpi horrave!

  10. Zeni says:

    Me qetesi se keshtu nuk kuptohet ky tmerr apo edhe tmerre te tjera qe kemi kryer ne te kaluaren e afert apo qe vazhdojme te kryejme edhe sot…
    Edhe po s’kuptuam as nuk zgjidhim gje
    Nena shqiptare i linden dhe i rriten edhe keto kafshe psh…
    Sa mire do ishte sikur te fshihej gjithe ai tmerr e turp me nje te mallkuar…
    Une kam frike se do te duhet shume pune po ndofta edhe me shume dhimbje se ç’na ka kushtuar deri tani

  11. Arber iliri says:

    Turp per ata hetues e prokurore qe jane marre me kete ceshtje.
    Duhen akuzuar edhe per trafik njerezor .

  12. Velo says:

    Emrat e prokurorëve dhe zyrtarëve që janë marrë me këtë çështje duhet patjetër të shkruhen në gazetë, përndryshe ky sensibilizim mbetet thjeshtë një histori për kuriozitet. Gazetari duhet të ketë kurajon dhe profesionalizmin ti shkojë deri në fund çështjes, ndryshe nuk është gazetar, por thashethemexhi i rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje