VIDEO/ Qytetari-Ramës: Ti je rreze drite, edhe shtëpinë po të mos ma rregullosh unë nuk të tradhtoj

19 Nëntor 2020, 18:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kavajë, për të inspektuar rindërtimin e shtëpive të prishura nga tërmeti.

Gjatë vizitës, ai është ndeshur edhe me një qytetar që deklaroi se nuk do ta tradhtojë partinë e kreut të Qeverisë, edhe sikur ky i fundit të mos e mbajë premtimin për t’u futur në shtëpi përpara Vitit të Ri.

Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne.

Edi Rama: Po mbaron shtëpia?

Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë.

Edi Rama: I mirë është, i mirë.

Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Je djali im.

Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do hyni Brenda.

Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë.

Më pas Rama u ndal edhe në një shtëpi e cila sipas tij po ndërtohet për një demokrat, por kjo nuk ka rëndësi, shtoi kreu i qeverisë.

“Ky do jetë demokrat, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të marrë shtëpinë”, u shpreh Rama.

3 komente në “VIDEO/ Qytetari-Ramës: Ti je rreze drite, edhe shtëpinë po të mos ma rregullosh unë nuk të tradhtoj”

  1. Gjergji says:

    Edhe bar do te hame , por idealet nuk i tradhetojme. Rrofte Partia me ne krye….

  2. sapa says:

    Edhe pas 30 vjetesh lidhje me boten perendimore shqiptaret mbeten primitive dhe bythelepiresa!Prandaj ky vend kurre nuk behet!

  3. Nik says:

    Si ky bolja ka me qindra e mijra. Kjo eshte arsyeja perse ne nuk behemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje