A mund t’i besohet Lulzim Bashës?

19 Nëntor 2020, 20:28Politika TEMA

Prej më shumë se një javë disa dëshmitarë të luftës e kanë akuzuar se ai, Lulzim Basha, ka qenë aktiv në hetimet që i janë bërë udhëheqjes së UÇK, hetime të cilat çuan Hashim Thaçin në gjykatën e Hagës.

Deri tani janë të paktën tre dëshmi të cilat i drejtohen posaçërisht Lulzim Bashës. Për sqarim këto pretendime nuk janë të sotshme por ato janë përsëritur në vite dhe në kushtet kur ato nuk kanë marrë përgjigje janë hapur në kontekstin e fillimit të proceseve kundër UÇK nga gjykata në Hagë.

Pretendimi i parë ka ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e burgjet e krijuara nga UÇK.

Pretendimi i dytë ka ardhur që disa vite më parë në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte regjistruar masakrën e tmerrshme të Krushës ku u vranë 243 persona dhe u zhdukën 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës.

Pretendimi i tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë së tij.

Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fëmijët. Të gjitha këto akuza ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova. Pyetja është pse kosovarët e akuzojnë Lulzim Bashën dhe pse ka kaq shume fakte në Kosovë për aktivitetin e tij si përkthyes dhe si oficer pranë UNMIK.

Pavarësisht nëse flet apo jo Lulzim Basha për të sqaruar rolin e tij në hetimet që i janë bërë UÇK diçka është e vërtetë.

Shqiptarët kanë dëshminë e qartë se njeriu që kërkon të bëhet kryeministër duke mos sqaruar të shkuarën e tij dhe duke refuzuar t’i përgjigjet këtyre pretendimeve ka krijuar një hendek të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe me të drejtë shumë njerëz nuk e shpjegojnë dot pse nuk flet Lulzim Basha.

Por pavarësisht se kosovarët kanë ngritur të gjitha akuzat ndaj Lulzim Bashës sërish problemi mbetet me shqiptarët e Shqipërisë të cilët do votojnë pas disa muajsh. Ata duan të dinë a mund t’i besojnë Lulzim Bashës.

A mund t’i besohet një njeriu që refuzon të përgjigjet për kaq shumë akuza në lidhje me të shkuarën e vet? (TCH)

4 komente në “A mund t’i besohet Lulzim Bashës?”

  1. Lulzim says:

    O Mero , qe nuk mund t’i besohet Lulëzim B , as qe behet llaf , por puna eshte se ne ate mision te UNMIK ne Kosoven e pas luftes , qe kane luajtur rol minus per luften dhe UÇK ne Kosove , nuk eshte vetem Lulëzim B… , por edhe Argita Malltezi (Berisha) , gruaja e Lulëzimit dge kunati i tij Erion Isufi . Aaaaaaaaaa mmmmmm’kuptoveeeeee !??

  2. Vlesh says:

    Po Luli po te pergjigjet!
    Keta Kosovaret po bejne akuza qe te heqin vemendjen nga Covidi dhe se ER eshte tradhetar tek serbet se firmos marreveshje qeveritare per mardheniet ndermjet popujve!
    I vjen inat qe s’firmos ER per detin, etj.
    Besueshmeria e Lulit qendron tek paraja. Premtoi para, vila dhe maqina, etj dhe ai behet i bethueshem te pakten deri sa te vijne zgjedhjet! Ja rrase rrenes bashke me buckon plake. Fjale “burrash” ta theme un tye! Besueshmerin qe ka Lulzimi se ka pa ky vend per 30 vjet!- thote ai tipi!

  3. SHQIPE-FREE says:

    Turpe eshte edhe per Shtetin dhe Parlamentin Shqipetare, ku jane Parlamentaret “Patriote”…qe do te bejne Namin per te Miren e Shqiperise dhe Miletit te saj???????????????
    1-Si nuk u Ngrite nje Deputet dhe te kerkoj te HETOHET lulezim Basha????????????????Na tha nje Fjale Taullante Balla, gjasme per NGRITJEN E nje Komisjoni..por duket se edhe Ai e “Kafshoj Gjuhen” sepse del Pandeli Majko dhe thote:Kemi Zgjedhjet Perpara????C´fare Llogjike “Patriotike” e Majkos….pra Taborri i Majkos:DUAN VETEM ta Telendisin Lulezim Bashen, por nuk duan DENIMIN e tije…E DUAN THJESHTE TE JETE NE opozite..pra nje Numer!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    2-Po Shoqata e UCK-se ne Shqiperi dhe Prishtin pse nuk kerkojne te Hetohet Basha???????????
    3-Po Intelektualet???Ne se kemi te Tille??Po Qeveria??Apo vetem kerkojne te “Tallen me ne Miletin”=?????????????????????????
    SPIUNI lulezim Basha duhet te GOXHDOHET….mjafte me…lol

  4. Aleksander says:

    Si i besohet ati qe ka punua per serbt e ka shit Shqiptart.
    Nuk i beson asnji Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje