Me maskë dhe doreza, Brad Pitt shpërndan ndihma në Los Anxhelos

20 Nëntor 2020, 20:17Lifestyle TEMA
Me maskë dhe doreza, Brad Pitt shpërndan ndihma në Los Anxhelos

Me veshje anti-covid, i kompletuar me një maskë dhe doreza, aktori hollivudian Brad Pitt kaloi pa u vërejtur për një kohë të gjatë nga paparacët, ndërsa shpërndante fruta, perime dhe ushqime të tjera për nevojtarët në një lagje të varfër të Los Anxhelosit.

Aktori kaloi një ditë të tërë duke siguruar ushqime për familjet në nevojë në një lagje të varfër në qytetin e engjëjve. Dhe as shkrepjet e fotografëve, të cilët pasi e njohën, nuk humbën asnjë rats pa e fotografuar, nuk e penguan të përfundonte punën e tij.

Sipas disa mediave amerikane, Pitt ndaloi vetëm për disa pushime të shkurtra dhe për të shkëmbyer disa fjalë me vullnetarët e tjerë.

Një hero i vërtetë me një zemër të mirë dhe një gjest vërtet i lavdërueshëm nga Pitt, i cili nuk është hera e parë  që ka zbritur nga froni i tij si një yll i Hollivudit për t’u bashkuar me njerëz të zakonshëm dhe për të ndihmuar atje ku duhet më shumë.

2 komente në “Me maskë dhe doreza, Brad Pitt shpërndan ndihma në Los Anxhelos”

  1. Grand says:

    Aktor i madh dhe njeri me zemer te madhe! Pse eshte i tille ne cdo film te tij kenaqesh dhe lumturohesh! Gjithmon cilesor! Respekt per kete gjest ne kete kohe te veshtire per njerzit! Kudo!

  2. Arber iliri says:

    Aktor i madh dhe njeri klas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje