“Misteri” tjetër i Bashës: Si e kupton ai politikën dhe a është politikan apo…?

20 Nëntor 2020, 09:37Politika TEMA

Ndër ato që mund të konsiderohen si “mistere” te personaliteti i kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha, është jo thjesht një e kaluar e tij e paqartë, mbi rolin që ka luajtur në post-luftën e Kosovës,  por dhe ajo që ka ta bëjë me aspekte të inteligjencës së tij, sidomos asaj politike.

Jo thjesht në lëvizjet në “tabelën e shahut”, të cilat janë plot pikëpyetje në aftësinë për të luajtur bukur gurët, por dhe në artikulim, Basha ofron një mediokritet që as vitet jo të pakta në politikë, as rivaliteti me një balerin të fjalës si Rama, nuk ka mundur ta sforcojë deri në pikën e ofrimit të një ligjërimi elegant, e padyshim plot inteligjencë.

Jo vetëm në të folurën “pa letër”, por dhe në të shprehurit komod, atij që buron nga të shkruarit, e ka të vështirë e gati të pamundur të thotë gjëra të mençura.

Një politikan klasi, klasi kur pretendon të marrë pushtetin, sepse një i tillë, së paku teorikisht duhet të ketë një prerje për të patur klas, duhet ta përcjellë këtë dhe te aftësia elokuente.

Por vëreni me kujdes së ç’shkruan në më të fundit status, nga ato të porcioneve të përditshme të luftës rudimentare politike, që ngjajnë të sajuara si me zorr, si një detyrim prej halli në përtacinë e përgjithshme, e jo siç diç që buron natyrshmërisht nga aftësia e lindur dhe e përpunuar politike, nga një pasion gjithashtu, e një vizion i qashtërt po ashtu.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë…”, shkruan Basha. Pra, “një qeveri që nuk është e zënë me politikë”.

Ja ky është një mister, një mister që konsiston në atë që, këtë që shkruan e beson apo e aktron? Pra, e beson që ekziston një tezë politike ku “qeveria nuk duhet të merret me politikë”, apo e di që ky është një nonsens logjik në politikë, por që puna ia do, thënë ndryshe politika, që të shprehet kështu.

Se fjala vjen, Basha ç’bën, nuk bën politikë? Po sigurisht që bën politikë, se mos bënte politikë, çfarë tjetër duhet të bënte duke qenë në politikë. Kështu është dhe me qeverinë; edhe ajo bën politikë në çdo lëvizje të saj. Sepse, qeverisja në vetëvete politikë është.

Kështu do shprehej Basha dhe në fillimet e krizës COVID e më vonë, duke thënë se ai nuk preferon të merret me politikë porse është i angazhuar vetëm për njerëzit(!!!).

Po pse, angazhimi për njerëzit nuk është politikë? Ai nga ç’pozita e kërkon pushtetin, si politikan apo si murator? Edhe ajo që mund të kish zgjedhur t’i përgjigjej ftesës së qeverisë për bashkëpunim në kohë krize, sigurisht që lëvizje politike do qe në thelb, me përllogaritjet përkatëse për krijimin e një tjetër imazhi, tjetër prestigji politik, që në çastin e duhur përkthehet në besueshmëri në elektorat, e në finale në vota.

Ajo ku ndahet më pas kjo politikë, është lloji se si zgjedh ta luash atë, si zgjedh të performosh, si zgjedh të kesh sukses.

Eshtë një politikë që ndahet mes primitives dhe modernes, elegancës dhe trashësisë, largpamësisë dhe dritëshkurtësisë, qëllimeve të larta e atyre të vockëla. Por është politikë, fund e krye, pasi s’ka se si të jetë tjetër! (Tesheshi)

5 komente në ““Misteri” tjetër i Bashës: Si e kupton ai politikën dhe a është politikan apo…?”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Ore artikullshkrues. Perse ja ulni vlerat Bashes. Ai thjesht respekton te madhin, udheheqain. Si mund te merret qeveria me polotike? Me politike merret vetem Sala. Me pak fjale, Lulishtja kur te behet kryemister do beje cti thote partia dhe udheheqesi …

  2. E di une... says:

    Lulezim Basha ka qene i komprometnuar gjat kohes ne kosove , ishte i blere nga te huajt, paguhej per te dizinformuar ne dem te uck, ma ka treguar nje italian qe ishte ne ” loje ” gjat asaj kohe…..plus qe lul basha eshte lehtesisht i pa qendrueshem , jo serioz ……..i rezikshem dhe i pa bese…….TE TJERA FAKTE DO DALIN SE SHPEJTI………

  3. ⚖️⚖️???????? says:

    Lefter Lefteri i PD-së është marrë me spiunlliqe kundër Kosovës edhe Shqipërisë. I keni harruar lobimet e tij me individ, parti politike dhe ekstremist të djathtë kundër anëtarësisë sonë në BE??

  4. Kokepalari pa dinjitet says:

    Kam një mik te ngushtë…Vinon,ky pinoku spiun dhe hajdut as sa bibilushi Vinos nuk mendon??

  5. iksi says:

    E para , Basha sa her flet genjen , kjo u pa edhe mbreme ne emisjon tek klani . Ai u perpoq te tregonte sa i zoti eshte duke thene qe une ( pra Basha ) me Berishen , ju futem ne N.A.T.O , PO harron se ai ishte plani gjeostrategjik i Amerikes per te fut ne aleance , . Ne aleance po futet dreqi dhe i biri mjafton qe te çfaqesh deshiren por edhe pa çfaq deshiren ti si shtet Amerika te thot hajde futu ne N.A.T, O sepse atij i duhen njerez per ti çuar ne luftrat lokale qe shperthen mish per top . Ti Luli do te thuash ajo ishte zotesi e Amerikes qe te pranoj pa patur ushtri hiç se e shkatrroj babaj yt politik bashk me Ameriken . Ti the edhe per futjen ne levizje te lire por ne kishim mbet perveç Kosoves e Bosnjes kush ishte tjeter . Gjithashtu lavdro vehten si patriot per gjoja qe bera rrugen Durres -Morin , po ajo rruge a u be me leket tuaja apo tonat , ti biles gjysen e lekeve tona i vodhe dhe i fute ne xhepin tend . Po pse nuk fole per 4 te vraret ne bulevard , pse nuk fole per shitjen e detit , pse nuk fole per vilat tùaja te kunatit . Ne fund po te kujtoj : Çfare te tha personi me gjyslyk te medha prej Beogradit kur u takuat ne Kosove ne pjesen veriore te Kosoves ne nje shtepi te pabanushme ? Kete tregoju shqiptareve dhe Kosovareve sepde po nuk e tregove ti do ta tregoje dikush tjeter ne Hage se atje do takohemi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje