NATO ka postuar në faqen e saj zyrtare disa foto të ushtarëve ku në të cilët bën pjesë dhe një ushtar nga Shqipëria.
“Të gjithë për një dhe një për të gjithë.
Një pjesë e forcove të NATO-s ndodhen në Letoni, pasi aleatët ranë dakord në Samitin e vitit 2016 në Varshavë për të rritur praninë ushtarake në pjesën lindore të Aleancës.
Prania e zgjeruar e NATO-s është mbrojtëse, proporcionale dhe në përputhje me angazhimet ndërkombëtare.
NATO përfaqëson një angazhim të konsiderueshëm nga Aleatët dhe është një kujtesë e prekshme që një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve.” -shkruan NATO teksa poston fotot e ushtarëve. (TemA)