Eutazani e paligjshme në Gjermani? Mjeku nën akuzë për ekzekutimin e dy pacientëve COVID

21 Nëntor 2020, 09:35Bota TEMA

Një mjek në Spitalin Universitar në Essen u arrestua nën dyshimin për vrasjen e dy pacientëve me injeksione vdekjeprurëse.

Mediat raportojnë se këta ishin pacientë të infektuar me koronavirus.

Policia tha se ishte një mjek 44-vjeçar i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes nga pakujdesia.

Ai akuzohet për dhënien e injeksioneve vdekjeprurëse një pacienti 47-vjeçar dhe një 50-vjeçar që vdiq në 13 dhe 17 nëntor.

Mjeku pretendon se ai veproi në marrëveshje me familjen e pacientëve dhe për të shkurtuar vuajtjet e tyre. Ai pretendon, megjithatë, se i dha injeksionin vdekjeprurës vetëm njërit prej dy pacientëve të vdekur.

Të dy pacientët ishin në gjendje kritike, dhe media njoftoi se të dy ishin të infektuar me koronavirus.

Ndihma aktive e vetëvrasjes (eutazania) është e ndaluar në Gjermani, raporton The Guardian.

1 komente në “Eutazani e paligjshme në Gjermani? Mjeku nën akuzë për ekzekutimin e dy pacientëve COVID”

  1. Dan says:

    O Tema, eutanasia, jo ashtu si e keni shkruar ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje