Kina akuzon: Pandemia e koronavirusit shpërtheu në Itali

21 Nëntor 2020, 17:42Bota TEMA

Kina po hedh dyshime se Covid -19 ka shpërthyer për herë të parë në Itali. Zyrtarë në Pekin po përdorin një studim, i cili tregon se virusi është hasur për herë të parë në fillim të Shtatorit të vitit 2019, tre muaj para se të konfirmohej shpërthimi i tij në qytetin kinez të Vuhanit.

Vendi aziatik ka hedhur më parë dyshime edhe mbi Spanjën, si vend origjine i pandemisë, apo edhe ushtrinë amerikane, duke pretenduar se ishte ajo që e solli virusin në Vuhan në Tetor të vitit të kaluar gjatë Lojërave Botërore Ushtarake.

Mediat shtetërore kineze po e shtyjnë fuqimisht idenë se studimi i ri nga Instituti Kombëtar i Kancerit provon se përhapja nisi në Itali dhe jo në Kinë.

“Kjo tregon edhe një herë se gjurmimi i burimit të virusit është një çështje komplekse shkencore që duhet t’u lihet në dorë shkencëtarëve. Është një proces në zhvillim që mund të përfshijë shumë vende”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se është e mundur që virusi mund të ketë “qarkulluar në heshtje diku tjetër” para se të zbulohej në Vuhan.

Sidoqoftë, shumë shkencëtarë janë skeptikë ndaj pretendimeve se virusi e ka origjinën në Itali.

“Ne e dimë që Kina vonoi njoftimin e shpërthimit të pandemise. Kështu që nuk ka asnjë kuptim. Kina ka lidhje shumë të forta tregtare me Italinë e Veriut”, tha Giovanni Apolone i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, duke hedhur poshtë pretendimet.

3 komente në “Kina akuzon: Pandemia e koronavirusit shpërtheu në Itali”

  1. monitor says:

    Qe ska ardhe nga Kina kjo dihet.Kinezet e gjithe vendet aziatike konsmojne mish kafshesh egzotike pangolina .lakriqe nate e dite , minj egjarprinj e ska virysi eshte prodhim i specialivar ,version i permirsvar … Ne fillim Britania e Madhe akzonte Kinen dhe kerkonte miliarda demshperblim por shpejt ra ne qetesi pasi zedhenesi i qeverise Pekinit j tha se do te bejme pblike disa fakte jo te kendeshme, dhe Anglezet rane ne qetesi …

    1. Predatori says:

      Ti monitor duhet të jesh ndonje shkencëtar me doktoraturë në biologji molekulare. Gjithë ato fakte që ke renditur aty më habitën, ndonëse m’u desh ta lexoja 3 herë komentin tuaj për shkak të drejtshkrimit që është për të ardhur keq.

  2. e Verteta says:

    Mashtrues te piste! Nuk mbulohet dielli me shoshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje