Sulmohet me gurë qendra e re shëndetësore në Fushë-Mbret Elbasan

21 Nëntor 2020, 14:50Politika TEMA

Është sulmuar me sende të forta qendra e re shëndetësore në Fushë-Mbret të Elbasanit.

Edhe pse nuk kishte shumë kohë që ishte inaguruar, agresori ka hedhur drejt saj gurë dhe tulla.

Policia ka mbërritur në vend ngjarje ku ka ndaluar të dyshuarin i cili po merret në pyetje për sqarime të mëtejshme.

Qendrën Shëndetësore e ka vizituar edhe sekretari i përgjitshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Politikanet e se keqes po frymezojne nje klime negative ndaj bluzave te bardha. Lulezim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufinj moralë. Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermeieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet. Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë”, u shpreh Balla.

5 komente në “Sulmohet me gurë qendra e re shëndetësore në Fushë-Mbret Elbasan”

  1. Beni says:

    O popull ! Mos hapni syte te partite ! Po me taksat e popullit qe kane ndertuar kete qender cka patur ky idiot? Apo duhet perkrahur dhe ky, pasi eshte alla mode shqiptarce ? Plaseni ne burg qenin qe te marrin vesh te gjithe qe aty jane taksat e popullit dhe jo parate e politikaneve !

  2. Qyterar i zakonshem says:

    Mendoj se agresori duhet te paguaje te gjitha demet dhe jo ta fusin ne burg. Jo se me vjen keq qe ta burgosin por nuk jam dakort qe te harxhoen nga parate bublike 70-80 € ne dite qe i kushton shtetit per çdo te burgosur. Nese kuk ka para ti sekuestrohen sendet e perdorimit vetiak . Ose t’ia paguaj partia nese e ka bere per militantizem politik.

  3. Demokrati i çmendur! says:

    Çfare ndertuan “komunistet” dje dhe çfare ndertojne sot “pasardhesit e komunisteve”, dmt socialistet, ne demokratet e kemi si halë në sy dhe do t’i bejme ne nivelin zero, do t’i shkaterrojme. E kemi qe nga fillimi i vitit 1990, kur degjonim zerin azem hajdarit, babait te rudines me shokë…
    Kete e bejme se ligjin e bejme ne jo shteti, qe na hengert Cowidi 19, qe nga salihu e deri tek patozi.

  4. emigranti says:

    Balla mos merret me llogje por te kujdeset qe drejtesia qe pretendon se eshte vene ne binare, te veproje fuqishem mbi agresorin qe nga cdemtimi material e deri ne vuajtjen e denimit, ne menyre qe ” te forte ” si ky te mendohen mire kur te vene dore mbi pasurine e tjetrit, qofte kjo edhe shteterore.

  5. Shpifje apo të vërteta says:

    I dashur Toli (Taulant)
    Ti dhe shokët e tu nuk keni kursyer askënd nga opozita, për shpifjen më të vogël i keni çuar në gjykatë dhe jeni demshperblyer me miliona (ME PLOT TE DREJTE).
    Këtë radhë ndërsa po e sulmoni Bashën me të gjitha llojet e artilerisë së rëndë të shtypit duke i thënë se ka shkuar SHUME LARG.
    Nëse Basha shpif dhe nëse akuzat e tij Fane gënjeshtra ai duhet të përfundojë prapa hekurave për perhapje paniku duhet te tërhiqet zvarrë e të përfundojë në Gjykatë dhe legjislacioni shqiptar e mundëson një gjë të tillë.
    Po me sa duket shumica e atyre që thotë Basha duhet të jenë të vërteta dhe për këtë arsye askush nga ata që po e “masakrojne” në media nuk po guxon t’i tregojë gjykatën dhe burgun për shpifje qoftë edhe indirekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje