Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti akademinë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”, të mbajtur në Venec të Dibrës së Madhe, në të cilin ishin të pranishëm kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka, kryetari i Komunës Hekuran Duka, autoritete qendrore e vendore, klerikë, historianë e përfaqësues nga diaspora shqiptare.
Presidenti Meta thekson se patriotizmi më i madh është që rinia të qëndrojë vend, duke i u krijuar të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt dhe evropiane.
“Le të shtojmë forcat, edhe për përfundimin e ‘Rrugës së Arbrit’, në mënyrë që ta bëjmë Dibrën një qendër të rëndësishme të zhvillimit dhe të shtojmë mundësitë për një përspektivë më të begatë për të rinjtë dhe fëmijët e Dibrës! Mos harrojmë se me çfarë filloi ‘Kongresi i Dibrës’: me edukimin patriotik të fëmijëve!”- tha Meta.
Nderkohe qe ka nenvizuar se: “Unë mendoj patriotizmi më i madh që ne sot mund dhe duhet të dëshmojmë është t’i edukojmë jo vetëm me këtë ndenjë patriotike fëmijët tanë, por të bëjmë çdo gjë e ardhmja e tyre të jetë pikërisht, këtu në trojet e të parëve të tyre”.
“Pikërisht kur fatet e atdheut ishin ‘në teh të thikës’ dhe në kurriz të popullit tonë po luheshin intriga nga më të rrezikshmet, Ismail Strazimiri mes të tjerash do të shkruante:
Kurrë nuk durohet kjo robëri,
Dibra e Moisit asht Shqiptari!
Çohi burra, çohi, gjithë me besa-besë,
Për Dibrën luftoni me të madhen shpresë!’, ka deklaruar Meta
Në kuadër të përkujtimit të “Kongresit të Dibrës”, Presidenti Meta vlerësoi personalitete të shquara me kontribut të veçantë, të propozuara nga Komuna e Dibrës si dhe nga Shoqata “Bashkësia Dibrane.
Me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Presidenti Meta dekoroi Komunën e Dibrës së Madhe me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për rolin dhe kontributin historik në organizimin e veprimtarive me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Njësi administrative që mban gjallë ndjenjën kombëtare dhe ruan lidhjet me bashkësinë tradicionale dibrane në Tiranë”.
Kreu i Shtetit shqiptar dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Teodor Jovan Dibranin (pas vdekjes) “Në vlerësim të kontributit të tij për çështjen kombëtare shqiptare. Udhëhoqi shqiptarët e Dibrës për përdorimin e gjuhën shqipe në shkollën e Nistovës së Rekës, si dhe në ceremonitë kishtare.” dhe Tofik Jegenin (pas vdekjes) si “Figurë e dalluar e çështjes kombëtare. Luftoi me të gjitha energjitë dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Pjesë e klubit patriotik ‘Bashkimi’. Delegat në ‘Kongresin e Dibrës’”.
Ndërsa me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Presidenti Meta çmoi Selim Rusin (pas vdekjes) “Për kontributin e shquar në luftën për liri dhe pavarësi kombëtare. Veprimtar i shquar në zgjimin kombëtar shqiptar dhe pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës.
Për rolin e spikatur në përparimin e të drejtave të shqiptarëve në trevën e Dibrës” dhe Shefki Shatkun (pas vdekjes) “Në vlerësim të kontributit të shquar si luftëtar udhëheqës i trupave për liri dhe pavarësi. Pjesëmarrës në shumë veprimtari luftarake për mbrojtjen e atdheut; për kontributin e veçantë në krijimin, përforcimin e artit të luftës dhe punime në fushën e saj”.
Gjithashtu Presidenti Meta nderoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” zotin Mexhit Capa“Për kontributin e palodhur, duke mbajtur gjallë veprimtaritë shkencore, kulturore dhe historike mes Dibrës së Madhe dhe bashkësisë tradicionale dibrane në Tiranë. I dalluar për shpirtin njerëzor dhe paraqitjen e vlerave atdhetare e patriotike”.
Mjerim, mjerim pa fund. Ahh more Ram shalëgjati, mallkuar qofsh që na e bëre peshqesh këtë bajgë të ndyrë..
Partit politike shqipfolëse dhe disa patriot në treva shqiptare duhet të biejn në dashuri me flamurin e Kosovës, pasi të tonin mjaft e ndynë.
idiot ! kokeloqe skrapari
Like floriri,
une jam i mendimit qe tani e konsumove kete emer,
prandaj do te ishte mire te nderroje pak profilin dhe
te pranoje emrin e ri:
Lilo dorovia.??
Ato dekoratat,ato eskortat e tua Lilo dorovia,kush i pagon ?
Ja more doren dorovitjes Lilooooo!
Aaa,se per pak harrova,si ecen ai biznesi i pashaportave ?
Mora vesh se Trapi,me falni se harrova m-ne,ka treguar
interes per pashaporten shqiptare.
Thone se paguan mire.??