Nga Alfred Peza
Kërkesa e Kryetarit të PD për të nisur hetimet në lidhje me pretendimet e tij për qindra të vdekur nga pandemia, por të padeklaruar nga institucionet përgjegjëse, ngjan si dy pika uji me stilin me të cilin u përgatitën dosjet e shtabit të UÇK, për krimet e pretenduara në vitet 1998-1999 në Shqipëri.
Është e njëjta teknologji, e njëjta qasje, e njëjta logjikë dhe e njëjta mënyrë të vepruari si atëherë, që tentohet të aplikohet prej tij edhe sot. Duke mos afruar as atëherë e as sot, asnjë prove, asnjë emër, asnjë deklaratë, asnjë dëshmi, asnjë dokument, asnjë provë, asnjë përgjim, asnjë regjistër.
Këtu e dy dekada më parë, historia nisi kur ish Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte shkruajti në librin e saj “Gjuetia”, se në Shqipëri ekzistonte një e quajtura “Shtëpi e Verdhë”. Kaq u desh dhe sipas asaj që rrëfen më pas për gazetën “Le Temp” Jose Pablo Baraybar, një antropolog peruan që ishte pjestar i grupit të hetimit të Prokurorisë së Hagës, ai u nis me mision drejt Gurrës së Matit sëbashku me Lulzim Bashën.
Atëherë të dy u maskuan herë si gjeologë e herë si gjeometra, ndërsa këtë radhë Lulzim Basha doli live përpara kamerave, në një studio të televizioneve kombëtare në Tiranë. Atëherë në rolin e përkthyesit, ndërsa sot, me skeptrin e Kryetarit të PD, ose siç ka shumë dëshirë që ta thotë edhe vetë: Me mantelin e kandidatit për Kryeministër të opozitës shqiptare për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Atëherë nuk doli asnjë dëshmi apo provë se në një fshat aq të largët e të varfër, sa rrezik nuk ka patur as ambulance atë kohë, të kryheshin operacione aq të sofistikuara sa të realioheshin transplante njerëzore për llogari të trafikut ndërkombëtar të organeve.
Ndërsa deri tani, as në Tiranë e në asnjë qendër tjetër të banuar asnjë infermier, asnjë mjek, asnjë punonjës i morgut, asnjë punonjës i agjensive funerale apo i varrezave, asnjë familjar apo i afërt i ndonjërit prejt viktimave të supozuara, nuk e mbështet pretendimin e sotëm të Lulzim Bashës.
Atëherë pretendimi absurd për “Shtëpinë e Verdhë”, shërbeu si një “top bore” i hedhur djallëzisht nga ata që fshehën më pas dorën, për të vënë në lëvizje një ortek zhvillimesh të njëpasnjëshme kundër luftës çlirimtare, të cilat prodhuan raportin e Dick Marty. Një raport që u miratua në Këshillin e Europës edhe nga Partia që drejton sot Lulzim Basha, në kohën kur ishte në bashkëqeverisje, me partinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Edhe sot një tabelë (jo e shumëzimit) që Lulzim Basha e tregoi publikisht pa burim, pa kokë e për rrjedhojë pa asnjë vlerë, kërkon që të shërbejë si një instrument për të prodhuar një furtunë në gotë. Është thjeshtë një truk i vjetër sa vetë bota, për të larguar vëmendjen, nga akuzat për kasetën origjinale të masakrës së Krushës të cilën njeriu që e ka filmuar atë Melaim Belanica, ia kërkon Lulzim Bashës.
Dikur raporti i Dick Marty-t, u përdor si sebep për të vënë në lëvizje mekanizmin që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale të Hagës, derisa zinxhiri komandues i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK sot akuzohet si grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë që është harruar edhe libri i Del Pontes, edhe antropologu peruan, edhe përkthyesi i tij shqiptar, edhe “Shtëpia e Verdhë”, edhe raporti i Dick Marty-t.
Nëse për kufomat e pandemisë do kopjohet e zbatohet e njëjta teknologji që sygjeron Lulzim Basha, nesër do jenë harruar edhe halli i tij i sotëm, edhe kaseta e Krushës, edhe tabela e tij me ca shifra që kishte frikë ti lexonte se mos bëhej sërisht meme. Përsa i përket fantazive të tij se autoritetet shqiptare po ia fshehin ato familjarëve, ndërkohë që ata vetë heshtin, kjo gjë ka nisur të harrohet që tani.
Është aq në hall, sa ëndrrat e kanë çuar Lulzim Bashën ndoshta tek varianti aq shumë i dëshiruar për të: Shqiptarët duke qenë aq budallenj sa dëshiron, i marin fantazmat që u tegon ai, për njerëz të vërtetë. E për rrjedhojë, të gjithë do ti besojnë deri në atë pikë, sa organet e specializuara do të vihen në lëvizje nga hiçi. Ky është ai çasti kur do thërrasë: A ju thashë që ka kufoma, se ndryshe, përse do hetohej për to.
Ja ku u gjet edhe grepi, që Lulzim Basha do të mbajë në dorë gjatë gjithë fushatës elektorale, për të peshkuar votat dhe për tu kurorëzuar më në fund Kryeministër. Një ditë më pas, ai do të dalë i lumtur sërisht në televizor, për të na thënë të gjithë: “O çju gënjeva. Po kjo ishte loja, moreee…!”
Por një dorë nis e përkund lehtë, e i thotë fjalët që ai dëgjon aq shpesh: Zgjohu Luli, çohu se boll fjete…!
per mua kaseta eshte tejet e rendesishme dhe ajo duhet gjetur.Shteti shqipetre duhet bte vihet ne levizje, se kejo kasete eshte celsi kryesore qe do zberthej shume gjera , ndoshta do zbardhe dhe faktin qe shqiperia ne keto 30 vitet e fundit nuk eshte drejtuar nga shqipetret por nga serbo greket , dhe spiuneve te tij ne shqiperi qe e cuan shqiperine ne buze te varrit ne 97 ten.Prandaj eshte e rendesishme kejo kaset qe ja kalon per nga rendesia edhe raportit te martit..me duket se po allaktemi ..Populli shqipetre duhet te dije per fatin e kasetes o gazetre e analiste …a kuptoni apo jo?…..
“A ju thashë se ka kufoma, se ndryshe pse do bëheshin hetime”? Ky rrjesht më bëri të mednohem kur dëgjoja Andi Bushatin që me atë profesorin Gjekmarkaj skuqeshin e zverdheshin tek Eni Vasili duke bërtitur se pse PS nuk foli para 7 vjetësh për këtë që po ndodh tani. Pa argumenta bërtisnin dhe mbronin Bashën, dhe kërkonin të flitej për një gjë që as nuk ishte në rend të ditës, para 7 vjetësh, në vënd që të thonin pse s’përgjigjet basha. S’ka më qartë se kjo që ke shkruar, PD si parti kriminale i ka shkaktuar shumë dëme Shqipërisë dhe gjithë kombit. Historia do nxjerrë në pah në vitet që vijnë se cili ka qënë roli i kësaj force politike, përçarëse dhe e papërgjegjëshme.
Po t’a kishin bere para 7 vjetesh kete denoncim , sot Bushati dhe Gjekmarkaj si mjeshtra te fjales do nxirnin pa tjeter fjalimin tjetr nga xhepi , duke thene qe sherbetoret e Beogradit kane 7 vjet qe po punojne per te cuar ne gjyq udheheqesit e UCK se !
Se dime ky Bushati e “bombardoi” Beogradin ?!! Po shpirtrat e krimineleve serbe a i qetesoi ,me qenese ata qe kane masakruar kane bere krime ne kosove , apo kur te “zbardhe “ te verteten ?!!!
Po pse o te mjere po nuk u gjet kaseta a nuk vlejne krimet tjera qe ka bere ky HIC per ta sikterisur prapa hekurave…….
EH MJERE KY POPULL QE I KANE HEDHUR TRUTE E GOMARIT
Ky gazetarti i PS-se boll na cau koken me lloj lloj artikujsh perdite por nese ja mban te shoj ti perplas grushtin ne tavoline kryetarit te partise se tij e ti kerkoj te dorezoj karrigen se na shkaterroi me piruetat e tij.Nuk i dhame voten per pallavrat por per veprat. Kryetari i tij i URREN SOCIALISTET E ESHTE BERE STREHE E KUNDERSHTAREVE ME TE LIGJ TE TYRE. Tani i doli tymi slloganit qe perdorte ai ne fillim-PERTEJ TE MAJTES E TE DJATHTES qe koha e perktheu ne–BEJ CFARE TE ME DOJ BYTHA MUA E NUK PJRDH FARE PER JU.
A nuk ju tha socialisteve kur vuri ne pjedestal MUT–HA-TIN—-qe te ULININ KOKAT….
Tani ju si te doni kurse une pervete jam me ate devizen e perifrazuar–ME MIRE NJE MASKE E CJERRE E NJE GABIM I PRANUAR ME NDERGJEGJE SE SA NJE KARAGJOZLLEK NE FUQI.
Ja pine lengun bab BABALES , kujtoi se duke mashtruar dhe kete here do behej nami , do ngriheshin njerzit e do shkonin ne ndonje morg te gjenin ndonje viktime nga ato qe shikon ne ender , por qe ne fakt eshte pjelle e fantazise te nje mashtrusi profesionist .
Nuk e beson njeri as per oren po t’a pyesesh ,se e ka ves do genjeje , dhe sikur te thote te verteten nuk e beson me njeri se e dine qe genjen .
Kot i ben thirje prokurorise per te bere hetime , se e di qe c’do gje eshte sajese e nje fantazie te semure , dhe po e thiren per te cuar deshmine apo faktet qe ai ka , pa tjeter do e quaje sulm politik te prokurorise politike apo te kapur nga narkoshteti apo malavita si c’ka qef t’a quaje baba , qe ne vend qe te theredin fajtorin qe ai ka ne mendje , theresin viktimen , si c’ka qef rendom t’a quaje veten .
@@Alfred Peza:JU KENI TE DREJTE::Po hajde kush ju Degjon!!!!!!
1-Ne Shqiper Politika Postdemokratike,ne radhet e saj Ka KRIMINEL…Tani eshte Basha, BERISHA ..ky eshte Fillimi i Emerave….POR NUK KEMI Kriminel Ordiner, qe Policia e Shteti i kape “Lehtesishte”..KEMI KRIMINEL TE VESHUR ME PUSHTET, qe Vrasin.Dejgin,Shkaterojne,Shesin Interesat Kombetaret, TRADHETOJNE INTERESAT KOMBETARE… dhe Nuk u “hyne” nje Gjembe ne kembe thote Mileti…
2-Te Gjithe Therrasin Bertasin, Aludojne, japin Intervista, Kronika,Mbushje Gazetash me Artikuj “Bindes” se jane “Athdhetare” dhe “Patriote”..TV-te sa te Majta te Djathta i shikone me Lajme Bombe..dhe Tronditese…Mashtrime, Genjsshtra, Ulerime,Fallsifikime..Gjithkushe bene si te doje dhe Thote si te doje..Shpif, Shantazhon dhe Kercenon..dhe Perseri Ky Milet Bene Sehire…dhe ky Shtet NUK KA FUQI TE DENOJ…ASKENDE..dhe mbetem duke Bere Sehire…Mbetem duke Degjuar..te Tjere Histori..Nga Basha(Spiune)..nga Babale..nga Berisha..por edhe nga Kampi Socjalist..Thone, Deklarojne dhe “Betohen” se do te bejne ate apo kete…por????????????????Perseri AGJE…
3-Zoterinje Politikane…Basha, Berisha, Mediu, Ilir Floriri-Monika Kryemadhi DINASTIA E LIS-it…Vazhdoni…keshtu si e keni nisur..Ju nuk jeni “Fajtore”, dhe KRIMINEL…Jo…ju jeni Engjej..te Shenjte…TE VETEMIT FAJTORE JEMI NE MILETI..QE NUK JU VE DRUNE..Pu Rrace e Qelbur…lol
Kaseta gjendet shume lehte, po qe se Lul Basha e ka dorezuar ne organet e UNMIK-ut.
Kaseta nuk do te gjendet kurre, nese Lul Vuk Berisha e ka dorezuar ne Organet e Sigurimit te Serbe.
Kini mendjen : agjentura serbe ka rrenje dhe dege te fuqishme ne Kosove dhe Shqoperi !
Është matematikë e thjeshtë, shumë më e thjeshtë nga ajo e komplikuara e Lulit…
Ju duhet me patjetër të bëjnë politik me çdo gjë dhe për çdo gjë dhe nqs nuk ka, ti shpikin ato alla “babalizma” , ” salizma”.
Veça pak para kohësh të njëjtët akuzonin qeverinë se po rriste numrin e të vdekkrve me covid.
Dule bërë artificialisht çdo të vdekur, si të vdekur nga covid…
Doli dhe ndonjëri që e besoi si “legjendë urbane” ju japin lekë e ju mbulojnë shpenzimey e varrimit..
Ta zëmë se ishte e vërtetë.
Ky sot del dhe thotë që këta po fshehin numrin dmth janë më shumë të vdekur nga covid.
Hajde kë të besosh tani se kjo e dyta rrëzon të parën.
Kjo është si historia e atij qe i dha ujë gamorit.
Dhe ai tjetri cfare uji mi dhe.
Të ngrohtë?
Oboobo ma dogje…!
Te frohte abobo ma ftohe..!
Por nuk kujton asgje tjetër por Salehun dhe politikën e tij sa nul eshte çudi dhe qe dhe ndonjerin qe e vriste vetetima ta bente te egzekutuar dhe aktivist i flaktë i PeDe-së.
Pasi e di shumë mirë qe jo që s’ka shance por edhe sikur pushtet nuk fiton nga baza reale.
Ppr vetëm mga shpifjet përçarjet dhe pakënaqësia e momentit…
Prandaj dhe ata vete janë sponsor dhe perhapës të vdekjes dhe ata që luten të rriten rastet e epidemisë dhe të viktimave.
Partia e simbiozës dhe shembëlltyra e vdekjes!
E njëjta histori, të njëjtat qëllime me “furtuna në gotë” ka ndodhur me të famshmet dosje 339, 184; babale show etj. U janë kthyer dhe do t’ju kthehen bumerang në 25 Prill. E dinë, ndaj u duket sheshit shqetësimi. Përveç se janë të paaftë kanë dhe shumë mëkate mbi shpinë. Çudi si durojnë!
BASHA, E TEPROVE!
Basha eshte krye keput spiun i serbise ,. dreitor ispiunazhit per shqiptaret ekosoves ne radie te pare. Kjo e mundon Lulushin si djale i saliut qe nuk flet dote se i hiqet peta lakrorit dhe dalin lakrat ne sheshe..
O milet, a nuk po e kuptoni se kush e kurdisi meselen e kufomave te fshehura? Doktor kufoma! Qe ka mbjell aq shume kufoma ne kete vend!