Reja: Milan mund të pretendojë më tepër se thjesht vendi në Champions, luftojnë çdo top

23 Nëntor 2020, 13:53Sport TEMA

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, pasi ka mbyllur impenjimet më së miri me kuqezinjtë, është ndalur të komentojë ëdhe ndeshjen e mbrëmshme mes Napolit dhe Milanit, të fituar nga këta të fundit.

Reja është i mendimit se Milani mund t’ia lejojë vetes të ketë një ambicie e cila të shkojë përtej thjesht sigurimit të një bilete për në Ligën e Kampionëve.

“Falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Ibrës dhe Piolit, është krijuar një skuadër e fortë. Milani ka treguar futboll të jashtëzakonshëm, teksa luftojnë në çdo top dhe sektor të fushës. Dhe, kanë skuadrën e duhur për ta bërë këtë.

Nëse në janar kësaj skuadre do t’i duhet diçka, me siguri që do ta bëjnë. Kuqezinjtë mund të pretendojnë edhe më shumë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Napoli e ka ruajtur grupin e vjetshëm me përjashtim të Kajehon. Mbrëmë po luanin mirë, por më pas erdhi ndëshkimi i Bakajoko.

Unë prisja diçka më shumë nga Insinje, Lozano apo Politano. Por, mungesa e Osimhen u ndie, megjithatë mund të rikuperojnë. Lufta për titullin është e hapur”, u shpreh Reja.

1 komente në “Reja: Milan mund të pretendojë më tepër se thjesht vendi në Champions, luftojnë çdo top”

  1. astrit shba says:

    Ne qe jemi me milanin,kemi pritur qekjo skuader te kete lojtaret me cilsor qe i duhen.Besoj se ka nje ekip te zgjedhur mire me mjaft fotbolliste te rinj qe e kan gjalleruar skuadren si dhe ibran qe eshte ne forme te mire sportive dhe nje golashenus gati ne cdo ndeshje.I urojm milanit tiullin kampion te italise dhe te campjus liges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje