Ditën që Donald Trump i hapi rrugën kalimit të pushtetit tek Joe Biden, e shoqja e tij, Melania, u me buzën në gaz para Shtëpisë së Bardhë, për të pritur pemën e Krishtlindjes që do të vendoset këtë vit.
Gëzimi i saj me gjasë ka qenë i shtirur, së pari për faktin se po braktis Shtëpinë e Bardhë si pasojë e humbjes së të shoqit, dhe së dyti, Melania nuk ka qenë fort entuziaste për përgatitjet e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.
Të paktën kështu pretendon ish-shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Stephanie Winston Wolkoff, që ka nxjerrë një libër për Melania Trump.
Sipas Stephanie, Melania ishte shprehur e bezdisur nga përgatitjet e Krishtlindjes, në vitin 2018.
“Kujt i plasi për Krishtlindjen”, mësohet të ketë thënë Melania, sipas ish-shoqes së vet, që i ka nxjerrë sekretet e saj publikisht.
(TemA)