Tërmeti dhe Covid-19, Denaj: Gjermania partner jetik, 58.2 milionë euro për Shqipërinë

24 Nëntor 2020, 13:39Ekonomia TEMA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim, ku dhe u firmos protokolli për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Peter Zingraf, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Santiago Alonso Rodriguez, Kreu i Divizionit në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për Evropën Lindore dhe Juglindore, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.

Fokusi kryesor i këtij diskutimi ndërqeveritar ishte angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Gjermania merr përsipër të sigurojë për Shqipërinë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral.

“Nëpërmjet këtyre negociatave ne jemi të lumtur të marrim një konfirmim të fortë se qeveria gjermane mbetet e përkushtuar të vazhdojë të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm, si dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër të sigurojë për Bashkëpunimin Dypalësh Teknik dhe Financiar, do të jetë jetik në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar”, u shpreh Denaj. Gjatë këtij takimi, Denaj nënvizoi se, 2019 dhe 2020 ishin vite mjaft të vështira dhe sfiduese për Shqipërinë, duke u goditur nga dy situata të forta, tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19. Ministrja theksoi më tej se, qeveria shqiptare në të dyja rastet, ndërmori veprime të menjëhershme e të suksesshme për menaxhimin e situatës përmes mobilizimit, koordinimit dhe drejtimit të strukturave qendrore dhe lokale.

“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij, me Gjermaninë si një prej tyre, përfaqësuan një zë të fortë në ndihmën e ofruar për Shqipërinë”, u shpreh Denaj. “Që nga viti 2018, Gjermania ka mbështetur qeverinë shqiptare me 144 milionë euro. Vetëm në 2 vitet e fundit, rreth 20 qytete në Shqipëri u ndihmuan mbi problemet mjedisore, siç është dhe shpërdorimi i ujit. Më shumë se 6500 njerëz u punësuan dhe të tjerë u ndihmuan për hapjen e një biznesi.

Gjithashtu, më shumë se 2.1 milionë konsumatorë përfituan furnizim me energji elektrike të përmirësuar. Të gjitha këto ndihma vijnë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shtoi Rodriguez, përfaqësuesi i lartë në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

8 komente në “Tërmeti dhe Covid-19, Denaj: Gjermania partner jetik, 58.2 milionë euro për Shqipërinë”

  1. Popull leshi says:

    Gjermania jo 50 milion eur te japi po edhe 500 milion ju i vidhni o shtet hajdut

  2. Popull leshi says:

    Gjermania jo 50 milion eur te japi po edhe 500 milion ju i vidhni o shtet hajdut

  3. Eleni says:

    Populli leshi ke ikur per lesh

  4. Drejtpersedreti says:

    B.E ku timonin e ka gjermania i jep greqise 2.5 miliard euro . Kurse ne i lepihemi se na dha 50 milion . Po serbise e di njeri sa i ka dhene , 756 milion .

  5. Ray says:

    Taller Gjermania me ne , dhe keta e lejojne

    Ajo shume aq e vogel eshte lemoshe dhe nuk duhej pranuar fare,
    se ajoshume nuk ndihmon ne azgje

  6. Cifuti x says:

    Çer kombi legen qi jeni o shqiptare !
    Po t ju japesh pare,t lepini bolet.
    Me keq sesa lypsat qi rrijn posht urave n amerik.
    Ata t pakten kan dinjitet,as shajn as perulen.thjesht nxijn n fatin e tyre t zi dhe heshtin.
    Kurse shqiptari,si bythqi lulishtesh kalifornije,po i dhe lek t ve siper kokes,po si dhe,t shkel me këmb
    Yyy..legena plot kovid !

  7. ferdinand says:

    mis u gezoni per 58 meleona o komb loqesh por i thoni gjermanit te investoje ne fabrika sic ka bere ne serbi, rumani e maqedoni.
    njerez te trashe qe konsumoni ajrin kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje