Ministrja e Financave Anila Denaj, ka publikuar pamjet nga rigjenerimi urban i shëtitores në Sarandë.
Denaj shpreher se ky invesim do rrisë zhvillimin e Ekonomisë dhe Turizmit.
“Në Sarandë, hapësira midis detit dhe qytetit i rikthehet njerëzve përmes një shëtitoreje model.
Ky investim që nxit zhvillimin e turizimit dhe ekonomisë lokale, verën e ardhshme do mund të jetë i prekshëm nga të gjithë.
Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet”, shkruan Denaj.
Këto punë nuk i morr vesh fare po fare unë.
E kisha harruar pothuajse që kishim një ministre A.Denaj, madje Financash…
Kjo, gjithë kjo krizë dhe turbullira financash nuk doli një ditë të flasi për Ministrinë e Financave, probleme të mprehta treguesish financiar, buxhetesh etj…
Fare po fare s’është dëgjuar njëherë…
Del tani dhe flet ministria e Financave për shëtitoren e Sarandës. (shumë mirë por sikur si takon kësaj)
“Kjo punë është si puna e atij që morri një mushkë nga Kuçi i VL e nuk la më bythë pemësh pa u kruajtur”…
Hajde Rilindje, hajde…
A u konsultuan banoret e Sarandes per kete pune?
Se mbase ca gjera karakteristike te SR u prishen e u betonizuan.
MOS eshte porti me i rensishem se shetitoret ,mundet te jeme i gabuar por shetitoret jane per njerzit pa pune dhe per rinine per paraden e modes se pushuesit vine per pushim dhe te shikoje veprat kulturore te rejat dhe te lashtesise dhe te mesjetes,shetitja ka qene koncept i komunizmit ku njerzit nuk leviznin dot per rruge te gjata dhe me shetitjet nga marteniteti deri tek stadjumi QEMAL STAFA e benin per tu çliruar nga mendimi i veprat e realizmit socjaliste qe u rinte si çekan mbi koke nga trysnia e partise se vetme ne vende Nje argetim minimal per kohen.
Shetitoret mos i ndertoni aty ku jan.
Po t keni karakter,ndertojini shetitoret pergjat detit ku pronaret hajdut t hoteleve kan bo privat edhe detin.
Merrjani detin hajnave e kthejani komunitetit.
Atje ndertoni shetitore.
Komplet vija bregdetare e sarandes duhet bo shetitore…
Është e kotë të flasësh për gjëra të mbrapshta që duhen filluar ti komentosh me një përmbledhje që mbas viteve 90 me ardhjen në pushtet të partisë PD. Sot nuk ja vlen me të komentosh për të dyja PD PS. Duhen marrë në pyetje dhe futur në burg të gjithë kryetarët e bashkive për korrupsion që e katandisen vendin me te bukur te Shqipërisë ne këtë farë DEREXHEJE.BUNKER, PIS DETIN, ZHURMUS, TYM, MARRIE FRYMË, ZAPTIM TOKASH E PRONASH ME DHUNË. Gjëra që nuk kthehen me MBRAPSH. Saranda e ka humbur bukurinë dhe origjinalitetin e saje. Një kasaphanë e vërtetë ku nuk mund të pushosh me.
Do shtrenjtojë çmimet dhe do ulë xhiron nëpër lokale. Kështu ndodhi në Vlorë kur u bë lungomarja e famshme. Çmimet u rritën dhe lokalet mbetën bosh. Punojnë vetëm në Gusht. Kaq.