Një atmosferë ndryshe po ndodh në këto momente në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2.
Asambli i Këngëve Popullore ka performuar para spitalit, për t’i dhënë pak momente të veçanta stafit të këtij spitali, por edhe pacientëve që po përballen me Covid-19.
Bluzat e bardha janë parë të kërcejnë në ballkonet e spitali, ndërsa disa prej tyre janë munduar edhe të shoqerojnë në ballokne edhe disa prej pacientëve që janë shtruar aty.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Kujtojmë se një ditë më parë në vend u shënua dita më tragjike e koronavirusit, me 19 humbje jete dhe 744 raste të reja brenda 24 orëve.
Festojne 19 te vdekur ne nje dite ?
Po festojne te gjallet diten me diell qe i fali perendia dhe pak gezim nga asambli. Neser mbase sjane, mbase jane po sot i takon ti gezohet pak zemra. Sa per personelin, meritojne cdo gje qe mund ti uli stresin e tmerrin qe po heqin. Kane nje vit ne ate ambjent me te semure e te vdekur perdite (familjaret tane) e po ju merzit shpirti atyre rri ne shtepi e ngordh aty mos i kerko me ndihme njeriu!!