Eksperti i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi denoncoi një rast në Shijak, ku një shtetase, sipas tij, nuk ishte deklaruar se kishte vdekur nga Covid.
Ai ka akuzua Ministrinë e Shëndetësisë e kishte fshehur këtë rast.
Sot PD-ja, nxori një tjetër dëshmi të personit familjar dhe që denonconte këtë fakt.
Por duke kontrolluar deklaratat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përditësimeve të kryera, rezulton se ky rast i tillë është deklaruar në konferencën e datës 5 gusht.
“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku.
Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”, thuhet në deklaratën e lëshuar më 5 gusht.
Pikërisht bëhet fjalë për shtetasen L.D, 82 vjeçe që humbi jetën nga Covid.
Kjo është publikuar dhe në faqen zyrtare të Ministrisë dhe gjendet i aksesueshëm në linkun faqes zyrtare të ministrisë.
Këtu është edhe linku i njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë (https://shendetesia.gov.al/covid-19-ministria-e-shendetesise-139-raste-te-reja-6-humbje-jete-dhe-69-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit/)
Gazment Koduzi sa te mbaroje kjo pandemi te mare license per shtepi funerale se ai me mire se detyren e mjekut ben detyren e pronarit te zyres funerale Drejtor morgu Paloken dhe sexser per te siguruar te vdekur Doktor vdekjen
Jooooooooo, mos e beni ate qe ti jepni license per pronar te zyres funerale, sepse do beje matrapazlleqe per token e cdo varri.
S’ka faj i shkreti , ka probleme me emrin !
( Jo te gjithe , vetem ata qe jane te punesuar ne SHQUP)
Mos harroni ti sajojme nje vend edhe gazetarit te News 24, Erion……..si pergjegjes i parkut te autoambulancave, qe u dekorua me cmim dhe u pershendet edhe nga Muta president.
Eshte i vetmi gazetar qe numeron makinat e urgjences cdo dite, sa hyjne e sa dalin dhe sa minuta presin. Cfare kuptimi ka ky lajm. Nuk kemi pare asnje gazetar,psh ke RAI, qe te numeroje autoambulancat ke dera spitalit.
Komplet injorant dhe etiketohet gazetari “luftes”. Idiotllek me brire.
Dhe kane fytyre keta maskarenj! Po ai ne video, i biri, maskara e shkuar maskarit dhe thoni pastaj qe te besohen hajdutet, kriminelet dhe tradhetaret e ketij vendi te udhehequr nga doktor Vdekja dhe Lulezim Arkivoli…… Fara me e keqe e nenquajtur shqiptare.