Astrit Patozi: Politika shqiptare ka nevojë për betejën kundër kryetarokarcisë, duhet krijuar një sistem i ri me rregulla

25 Nëntor 2020, 17:01Politika TEMA

“Synimi jonë është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, mbështetja jonë do të jetë në funksion të një lëvizje transformuese dhe reformatore në Shqipëri, duhet të rrëzojmë kryetarokracinë”.

Kështu u shpreh Astrit Patozi në Top Talk ku argumentoi se partia që ai kryeson., Bindja Demokratike, së bashku me parti apo lëvizje të tjera, ndër të cilat ato të Myslim Murrizit dhe Jozofina Topallit, do të synojnë të jenë një alternativë përcaktuese në zgjedhjet e 25 prillit.

Patozi e vuri theksin tek ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008, e cila sipas tij do të shënonte rithemelimin e Republikës në Shqipëri.

“Synimi jonë është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, mbështetja jonë do të jetë në funksion të një lëvizje transformuese dhe reformatore në Shqipëri, duhet të rrëzojmë kryetarokracinë. Duhet ta fillojmë me ndryshimet Kushtetuese të 2008 të cilat duhet të zhbëhen, aty duhet të fillojë rithemelimi i Republikës në Shqipëri.

Unë do të doja që të mos kishte parti dhe lëvizje, por të kishte dhe personalitete të jashtme që të vijnë dhe të mos jenë detyrimisht anëtarë partie. Bindja Demokratike është e hapur, nëse një person ka një gjë për të thënë, një gjë për të dhënë për këtë vend, le të vijnë të kandidojnë dhe nuk kanë asnjëlloj detyrimi ndaj Partisë Bindja Demokratike, kështu mund ta bëjmë ne Shqipërinë”, tha Patozi.(tch)

3 komente në “Astrit Patozi: Politika shqiptare ka nevojë për betejën kundër kryetarokarcisë, duhet krijuar një sistem i ri me rregulla”

  1. ?? says:

    Me Zhelezinën , e dhjeve , or ti!

  2. Arber says:

    Keto skorjet e Pd qe duan te luftojne kryetarokracine,po pse nuk u bene kryetare ku ishin krijuan partite e reja!!! Nese nuk eshte keshtu pse ne partite e reja zaptojne karrigen e kryetarit e nuk mbajne profile me te uleta? Keta qe po krekosen si gjela maje plehut! Keto te ashtuquajturit e polit te trete do ndajne a vjedh in votat e eskimeze ne Alaske!!

  3. eli says:

    O sumce me duket sikur po e beson eshe vete se je nje figure e re ne politiken shqiptare.Jo mor jo ti,zhelefina e sa e sa te tjere jeni ata qe keni qene!Bijte e babait politik.Jeni larguar nga andej se nuk provuat dot kryerarokracine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje