Lulzim Basha sot ka qenë në Shkodër, prej ku ka sulmuar sërish qeverinë. Por mjekët e oborrit të tij, nuk e kanë patur pushim.
Ata janë mbledhur nga Presidenti i Republikës, për të zhvilluar edhe ai një takim me mjekë në lidhje me pandeminë.
Në takimin e zhvilluar nga Meta, kanë qenë të pranishëm Tritan Shehu, ish Ministër i Shëndetësisë në kohën e qeverive të Sali Berishës, i cili në mjediset mjekësore mbahet mend si ministri që pati idenë “brilante” të reduktimit në maksimum, apo edhe eleminimit të Shërbimit Infektiv në QSUT.
I pranishëm ka qenë edhe Erion Dasho, një mjek i specializuar në okulistikë, që siç ka shpjeguar Drejtori i Urgjencës Kombëtare, ka punuar për një kohë të gjatë si shofer. Dasho është atashuar pranë selisë së Partisë Demokratike, dhe ka spikatur gjatë këtyre kohëve të pandemisë, për sulmet e egra që ka adresuar në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, si dhe kolegëve të tij që u shërbejnë në pavijone të sëmurëve Covid.
I pranishëm a qenë edhe mjeku i LSI-së, Petrit Vasili, edhe ky ish Ministër i Shëndetësisë në kohën e qeverisë Berisha-Meta, dhe që mbahet mend për deklaratat që mohonin ekzistencën e epidemive në Shqipëri, edhe pse pamjet e televizioneve në spitale tregonin shtime të dukshme të numrave të pacientëve. Vetë Vasili e kaloi kohët e fundit Covid, nuk dihet për shkak të shoqërimit të vazhdueshëm me kryetaren e Partisë së tij, Monika Kryemadhi apo jo.
Sot është dita e tretë që Kryetari i PD dhe opozita në përgjithësi, përpiqen të zbusin efektin bumerang që u shkaktoi loja e javës së kaluar me të vdekurit dhe fotografitë e dala nga morgu, të cilat Lulzim Basha u kujdes personalisht të shpërndahen, ndërkohë që ato u publikuan edhe nga eksponentë shumë pranë LSI-së.
Reagimi i mjekëve që shërbejnë në Shërbimin Infektiv ka detyruar me sa duket, Bashën dhe Metën, që të koordinojnë veprimet dhe daljet publike dhe t’i huazojnë njëri-tjetrit mjekë figurantë për takimet e tyre publike.
Gabim që nuk ka thirrur edhe ish ministrin e shëndetësisë Nard Ndoka për të plotësuar më mirë këtë ekip të nivelit të lartë, që do të na shpëtojë nga kjo pandemi e mallkuar.
Nje pako c4 do tu bente mire kesaj fare
qe po talen me nje popull qe po vuan