Gjoba në ditëlindjen e Kallakut, Kryemadhi-Ramës: Qëndrova vetëm një orë! Merru me viktimat e morgut jo me domatet e Besit, që na e mati temperaturën

24 Nëntor 2020, 23:04Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është pyetur sontë në ‘Open’ për pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit.

Kryemadhi tha se ka ndenjur jo më shumë se një orë dhe është ruajtur distanca duke e quajtur gjobën pa sens.

“Kryeministri para se të flasë për fotot e Bes Kallakut të sqarojë fotot në morg.

Para se të merret me domatet  e Bes Kallakut të merret me viktimat e morgut.

Unë kam ndejtur një orë jo më shumë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se nga 10 vetë.

Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare.

Edhe ne këtu jemi 10 veta, pse  nuk na gjobisin!”, deklaroi Kryemadhi!

6 komente në “Gjoba në ditëlindjen e Kallakut, Kryemadhi-Ramës: Qëndrova vetëm një orë! Merru me viktimat e morgut jo me domatet e Besit, që na e mati temperaturën”

  1. Beni says:

    Ne cdo cift basheshortesh, do te ishte imagjinare nje perputhje ne masen 70-80 perqind per ecurine, pasi ndryshimet shkojne pak me shume, por sidoqofte bashkeshortet plotesojne njeri-tjetrin ne mangesite qe kane, kur kane vendosmerine dhe mirekuptimin. Por nuk mund te gjesh kaq pershtatje idiotesh ne ciftin Meta qe po te ju zberthehet zixhiri i pasurise se padjerse ato nuk do ishin me si cift dhe kjo mjafton argumentet qe japin per probleme te ndryshme. Kjo thote qe ka ndenjur me pak se nje ore ne dreke, qe ne kushte normale mund te rrinte gjithe kohen dhe nuk e quan asgje thyerjen e ligjit ne dem te popullit qe nuk leviz dot ! Mos jane ndryshe nga tjeret keta debile? Per nje aksident automobilistik llogaritet 3 sek.( nje e mbyllur sysh, ose humbje vemendje qe te godasesh makinen perpara) .Po keta njerez sa here kane kryer frymemarrje ne nje ore qe qoftelarg ndonje prej tyre ka qene i infektuar? Sa veta e kane marre virusin dhe te sa te tjere e kane transmetuar?

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Damotet i pame,po trongullin ku e ke fut ?!?

  3. 1 says:

    Plehre duhet qe bashke me burin te jepnit shembullin e shtetarit qe zbaton ligjin.Akoma se ke kuptuar qe gabuat?Nami u vajti ne Greqi doni ne Kine tani?Race e poshter

  4. Ertp says:

    Katundare sikur te nderrosh 1000 Lekure,qytetare Nuk behesh kurre✌️Keshtu me mire rrini Tek domatet.dhe me vone Tek kastraveci?

  5. Realisti says:

    Dakord me sqarimin. Persa kohe qe i zoti i muhabetit ta paska matur temperaturen atehere edhe une mendoj qe gjoba ka qene e tepert. Biles edhe fotografia me te eshte nje photoshop qe eshte gatuar ne zyrat e te gjatit.
    Ehhh bela cna gjeti.

  6. Zani says:

    Injranca nuk ka brinje, nje çike koken thote Mona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje