Nga Ylli Pata
Ilir Meta është rikthyer sërish fuqishëm në debatin publik, pas një mesazhi paqeje që dha në fundjavë, gjatë një vizite në Kishën e Prullit në Lezhë. Sipas gjasave, shkëndija që ka prodhuar xixat e një përplasjeje të re ndërmjet Ilir Metës dhe qeverisë, duket se ka qenë rasti “Kallaku”, ku policia ka gjobitur familjen presidenciale dhe të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.
Marrë si mesazh që të japë edhe një sinjal për të tjerët, gjoba e policisë nuk duket të jetë selektive; pasi nëse ndëshkohen VIP-at, duke nisur nga Presidenti i Republikës, e familja e tij si dhe miqtë më të ngushtë, atëherë mesazhi që shkon tek njerëzit është mjaft i fortë.
Por, duket se Meta, këtë sinjal e ka konsideruar si sfidë, ndaj në intervistën e tij në ABC ja kushtoi në një masë të madhe policisë. Në mënyrë të qartë Meta ka paraljmëruar policinë që do ta pësojë nëse prek votën, do të shtypet nga populli, e gjëra të tilla, që në publik, sidomos në publikun e kyçur politikisht është marrë si një sinjal që së bashku me qeverinë e Edi Ramës, shënjestër e opozitës dhe Metës është edhe policia.
Madje, Ilir Meta ka shkuar edhe më tej duke përmendur rastin e protestave në Egjipt me pranverën arabe, ku Ramës i kujton fatin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak. “Po ju them, nëse një polic i vetëm, do të guxojë të bëhet pjesë e prekjes së një vote të vetme, do të përfundojë nën këmbët e popullit si policët e Mubarakut”, u shpreh Meta me tone të larta.
E nëse i shtojmë këtu, edhe lajmet e dala para disa kohësh nga qarqe afër Metës se nëse fiton opozita ai do të bëhet ministër i Brendshëm, atëherë kjo logjikë nis të ngjizet drejt një koncepti elektoral të qartë. Që Meta u thotë njerëzve se ai do të bëhet ministri që do të drejtojë policët. Mesazhe të tilla janë të njohura në politikën shqiptare.
Në vitin 2005, Sokol Olldashi e Bujar Nishani u përvijuan si ministra të Brendshëm nëse PD vjen në pushtet, pikërisht nga mesazhi që ata jepnin karshi uniformave apo të fortëve të vendit. E ashtu ndodhi në fakt. E njëjta gjë ndodhi me Saimir Tahirin para 2013-s. E kjo po përsëritet edhe me Ilir Metën.
Pra, që bëhet fjalë më shumë me një sinjal politik sesa paralajmërim për policinë që të mos përfshihet në zgjedhje. Që në vitin 2005, të gjithë raportet e misioneve vëzhguese të OSBE-ODIHR-it në zgjdedjet shqiptare, asnjëherë nuk kanë akuzuar Policinë e Shtetit si pjesë për të ndikuar në votimet në vend.
Përveç incidenteve të izoluara, Policia si institucion nuk është ndotur apo akuzuar për tentativa, apo aksione për manipulime dhe prishje të zgjedhjeve. Ndaj dhe Meta, më shumë se si paralajmërim, mesazhin e tij e ka dërguar si përqafim apo edhe kërcënim që veprimtaria e tyre po shënohet nga “ministri i ardhshëm i Brendshëm”, e që sot flet në emër të popullit të tij. Që natyrisht mban maskë me hope.
hahaha
✌
???
Oh c’Nastradinash jetojne ne kte kazan ??
Turp i zotit.Hiq vendet arabe e ato afrikane,ma gjeni nje president qe ben me keq se nje militant qorr partie?!!Sa besimplote jam qe sapo te konsolidohet BKH te shkojne pas hekurave nga ortaku pallateve te argites vangjush dako,tek ben ahmeti e tek lyli likja and co.Te vjen peshtire qe palaçot e politikes duan te mbajne peng akoma kte vend.
Eshte sinjal apo mesazh shprese per taborrin e krimineleve dhe te korruptuareve. Njekohesisht edhe I fton ata per ta mbeshtetur ne 25 prill.
Mos shiko policet po shiko veten , hajdut , shiko se ti mos perfundon si Mubaraku …..
Mos e merrni seriozisht Presidentin se po kalon nje periudhe te rende psikike.U bë kohë kohe qe vuan nga çrregullime te personalitetite .Në këtë gjendje të rënde shikon enderra të frkshme ku Polocia e Ed Ramas,me thase ,vjedh votat e LSI.
Nje ngjarje makaber si ne 1996,ku policte e Berishes vidhnin votat e socialisteve te Nanos dhe Metes.
Por… tani ky vend ka zot.Ka nje President te betuar ne Kushtetute,nje president qe ka me vete nje popull te tere qe me nje thirrje te presidentit te merr gjak ne vetull.
Jetojme ne nje kohe tejet interesante dhe qesharake,ku hajnat me te medhenj te votave ne Shqiperi,therrasin “ Kapeni hajdutin “ Komike dhe tragjike per çiftin tashme te dale mendesh,behen mbrojtes te votes se lire.
Duke pare uraganin e votuesve ne partine qe Presidenti i ka lene trashigim bashkepronares,vota ishte e paster,nje uragan votuesish dhe nje kandidate te parazgjedhur.
Hajde gallate hajde. Dhe nje popull i tere i Presidentit qe vigjelon dhe te merr gjak ne vetull po u prek vota!
Kemi dhe 5 muaj shfaqje dhe spektake me te kendeshme me te njejtet aktore,komik dhe tragjik,njekohesisht,por te mos harrojme qe kemi dhe popullin e Presidentit trim.
Mjere policet e shkrete te Ed Rames qe do shkelen me kembe pas 25 prillit 2021.
Nje president hajdut qe uluret kapeni hajdutin.
Posti i presidentit eshte bere qesharak.
Material per Meron te krijoje humor me gazeten.
Jovan Bregu o behet magazinjer o pelcet !
Nje president qe do te behet minister ,cudi e madhe , ku t’a kete hallin ?!!!
??miu vogjël budalla…ky te rruan leshte…
Ky ngeli duke hedhur shashka
Personazh grotesk fiks per tek Portokallia
Zatem me thuaj me ke rri te them cili je
Me ça shihet ky eshte both e brek me Besin
Padashje eshte bere komik
Tashti prit kur ta shofim siper Cabrioletit me skifterat
po bën të njëjtën lojë që bëri Trump para zgjedhjeve!
O zoti kryeminister ky president budall provokon gjithmone me ngritje te popullit.kam nje pyetje z KM a ka nje shoqate qe te nxite popullin te mblidhen para presidences ti kerkojne te dale nga presidenca te shkoje ne shtepi dhe te mos kethehet me ose ta kapin dhe ta varin ndryshe ky do i veje zjarrin shqiperise aq budalli eshte z KM ose gris bythen dhe ti se po na cani trapin
Meta,duket qe eshte o budalla o shejtan budalla.Meten e gjobiti policia me te drejte se shkeli ligjin per covidin,por eshte e pakuptueshme qe Meta e lidh punen e gjobes me punen e policise ne zgjedhjet e 25 Prillit.Opo ç’pune ka policia me 25 Prillin,ketu kemi te bejme me nje gjobe.Ja pra se Meta eshte i çmendur dhe duhet te kurohet sa nuk eshte vone se ka mundesi te marin malet.
Ai do vdese dh kurre nuk do merrij te behet qytetar. Shikojene ecen vetem kaq mjafton. Ecen si ne shtegun e dhive…. !
Ky eshte tipik fshatar i trashe por kokelare tek vila e lalzit se ne vile ky ka banje edhe per macen.familja ne fshatin e skarparit ka dhi ne natyre dhe lahej ne lume.hej pike e zeze.
Ckodimi jo me apostrof , gafe gjuhesore kjo!
POPULL SHQIPTAR!
MEQENESE PS DHE EDI RAMA NDJEHEN TE PAFUQISHEM PER SHKARKIMIN E NJE PRESIDENTI TE PAPERGJEGJSHEM QE PO NA TURPERON TE GJITHEVE NGA KARRIKJA E PRESIDENTIT DUHET ORGANIZUAR NJE PETICION MBAREKOMBETAR PER TA DOREZUAR NE PRESIDENCE, KJO MEQENESE ILIR META DEKLARON QE KAM POPULLIN ME VEHTE.
PETICIONI KA 3 PIKA :
POR Z.PRESIDENT MEQENESE KENI FILLUAR TE FLISNI SHPESH NE EMRIN TONE MEGJITHESE NUK TE KEMI ZGJEDHUR NE POR JE PROPOZIM I EDI RAMES, DEKLAROHENI PUBLIKISHT QE JENI MIK I SALI BERISHES DHE AI ESHTE “DOBESIA JUAJ”, ATEHERE QE TE MOS TALLENI ME NE PER KETO DEKLARATA MIQESIE DUHET OSE TE DETYRONI BERISHEN OSE TE PERGJIGJENI PUBLIKISHT PER 3 AKUZA TE RENDA TE BERISHES :
1.JU KA AKUZUAR PUBLIKISHT SI HAJDUT I FLORIRIT TE POPULLIT SHQIPTAR DUKE JU VENE DHE EPITETIN ” ILIR FLORIRI
2.JU KA AKUZUAR SI KONTRABANDISTI ME I MADH NE BALLKAN PER DROGEN DHE QENIEVE NJEREZORE E PROSTITUCIONIT.
3.JU KA BERE AKUZE PUBLIKE NE PARLAMENT QE KENI VRARE 2 QYTETARE E KENI ZHDUKUR KUFOMAT PAS MALIT TE DAJTIT.
BOLL ME ! NUK MUND TE VAZHDONI TE TALLENI ME KETE POPULL.TE PAKTEN E KENI DETYRIM TA SQARONI PUBLIKISHT E FLISNI NE EMER TE TIJ.
U TALLEN 45 VJET ME KETE POPULL TE VUAJTUR E ME PAK PRETENDIME E TANI KENI DHE JU 30 VJET QE PO TALLENI E PO E POSHTERONI KETE POPULL.
SQAROJENI POPULLIN PERSA ME SIPER PARA SE TE FLISNI NE EMER TE TIJ.
I LUTEMI AMBASADES AMERIKANE TE NA NDIHMOJE PER FUNKSIONIMIN E SPAK ANETARET E TE CILIT JANE STRUKUR E RRINE ATY VETEM PER TE MARRE RROGAT E MAJME.NESE KANE FRIKE BANDITET E POLITIKES TE JAPIN DOREHEQJEN E PER NJE PERIUDHE TRANZITORE SA TE PASTROHET LLUMI TE MARRIM JURISTE NGA JASHT.
BOLL ME BOLL !!!!!
ky per vete e ka hak si Kadafi
Botojeni komentin tim…..
Ka te drejte ky palopresident sepse ishte ky qe e futi ne loje policine ne 2001. Mendon se dhe te tjeret do bejne te njejten gje.
ILIR, KUJDES TRURIN!!!!!
KERKON TE BEHET MINISTER I MBRENDESHEM PER TE KOPSITUR DOSJEN E TIJA QE ESHTE E MBUSHUR ME KRIMET E BERA.KESHTU BERI EDHE SALIU,MBASI E VENDOSI BASHEN MINISTER TE JASHTEM ,E KTHEU NE MINISTER TE MBRENDESHEM QE TE RREGULLONTE DOSJETE KUPOLES KRIMINALE TE QEVERISE BERISHA.PORE FLORIRI KA DALE HAPUR ,DUKE KERKUAR MINISTRINE E MBRENDESHME.
KETA JANE MOTIVET ,QE SULMOHET GJITHMONE MINISTRI I MBRENDESHEM .EDHE ME QEVERINE RAME JANE NDRYSHUAR MINISTRAT E MBRENDESHEM 4 HERE SEPSE JANE SULMUAR NGA OPOZITA. E FILLOI ME SAJMIR TAHIRIN ,DHE PO E MBYLLE ME GJENERALIN LLESHI.PORE EDHE KY ESHTE SULMUAR GJITHMONE.PER MENDIMIN TIME FUSHATES SE FLORIRIT I KA IKUR KOHA ,SEPSE DOSJA E TIJE TASHME ESHTE BERE PUBLIKE ,BASHKE ME DOSJET E SHUME TE TJEREVE QE DREJTOJNE ATE VENDE. NEPERMJET MINISTRISE SE MBRENDESHME FLORIRI MERRE KALANE NGA MBRENDA QEVERISE ,DUKE I BERE SHANTAZHE NJERZEVE TE QEVERISE ,PSE JO EDHE KRYEMINISTRIT QE DO VIJE PER TE RALIZUAR ATE QE DESHIRON.MINISTRI I MBRENDESHEM KA ME SHUME KOPETENCA SE SA PRESIDENTI I SHTETIT.