Koordinatori për qarkun e Tiranë largohet nga LSI: Ndihem i fyer e i mërzitur nga mosmirënjohja dhe arroganca

24 Nëntor 2020, 18:38Politika TEMA

Pas largimeve drejt PS-së të kryetarëve të LSI dhe të LRI-së në Laprakë, sëfundi ka vendosur të shkëputet edhe koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.

Përmes një postimi në Facebook, Sanxhaku thekson se mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve në LSI prej më shume se 15 vitesh, e ka detyruar të largohet si anëtar, kryetar i LSI Vaqarr dhe së fundi koordinator Qarku Tiranë.

Ai thekson se ndihet i fyer e i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që ka marrë në këmbim të gjithçka që ka dhënë në LSI.

“Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorët e mi! Nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres çdo angazhimin tim si pjesë e strukturave të LSI !!

Duke filluar si anëtar në vitin 2006 Kryetar njësia Administrative Vaqarr 2017 edhe duke e përfunduar vitin 2020 si Koordinator Qarku Tiranë!

Mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve të mia në këtë Parti prej me shume se 15 vitesh, më ka detyruar të largohem si Anëtar, Kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi Koordinator Qarku Tiranë.

Ndihem i fyer, i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që kam marrë në këmbim të gjithçkaje që kam dhënë në LSI!!

Dua të falenderoj dhe shprehur mirënjohje për këdo shok mik apo i afërm për besimin që më ka dhënë në kohë dhe momente të caktuara! Ju jam mirënjohës dhe gjithmonë miku juaj!!

Respekte për ju të dashur Shoke, Miq dhe të Afërm ! Falenderimet ju takojnë vetëm ju !!! I Juaji Olgeri”, shkruan ish- koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.

3 komente në “Koordinatori për qarkun e Tiranë largohet nga LSI: Ndihem i fyer e i mërzitur nga mosmirënjohja dhe arroganca”

  1. ??? says:

    Bravo Olgert !
    Më mirë vonë , se kurrë .

  2. lefteri says:

    Deri ne 25 prill ne LSI ngelen kurva monik
    dhe koke cepi cepanit like hajduti
    Flitet qe dhe peqo vasili qe u ka zhvatur kurrizin kesaj familje idiote
    do te largohet nga lsi kjo nga burime brenda familjes
    Monika tani vetem mundohu ruaj ata kliente tek ura e dajlanit
    se dhe pasuria e juaj deri ne 25 prill do te behet e jona

  3. Besri says:

    Komentues debila me inteligjence bariu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje