Meta ktheu ligjin për Policinë, reagon Balla: Ditën kthen ligjin, natën takohet me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar!

24 Nëntor 2020, 14:53Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga ana e Presidentit Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit.

Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar.

“Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive, duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj”, reagon Balla.

1 komente në “Meta ktheu ligjin për Policinë, reagon Balla: Ditën kthen ligjin, natën takohet me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar!”

  1. Boston says:

    Ilir floriri sa vjen e me I neveritur behet ne syrin e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje