Kreu i PR, Fatmir Mediu zhvilloi sot një takim me një grup koordinatorësh në një nga lagjet e Njësisë Nr.4 në Tiranë.
Zgjedhjet e 25 Prillit – theksoi Kryetari i PR Fatmir Mediu,- nuk janë zgjedhje thjesht politike, por janë një moment i rëndësishëm nē historinë tonë.
“Eshtë momenti për një kthesë kombëtare, për të kthyer Shqipërinë në rrugën e Integrimit Europian, i cili do të mundësohet brenda 4 viteve të ardhshme të qeverisjes së djathtë, siç bëmë me NATO-n në 2005.
Shqipëria do të jetë Europiane, sepse programi ynë,- theksoi ai, synon në ndërtimin e një qeverisje kushtetuese, kthimin e Institucioneve në shërbim të njerëzve, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma të thella ekonomike, jo vetëm në taksën e sheshtë, por dhe reforma rregullatore dhe siguri juridike në mbështetje të biznesit, për të siguruar punësimin e shqiptarëve, reforma në shëndetësi, jo vetëm duke rritur investimet, por dhe arsim, duke i shkëputur nga kontrolli politik.
Financat publike do të përqëndrohen në investimet në infrastrukturë, energji dhe bujqësi.
Opozita do të përfshijë në garën e saj elektorale dhe administrimin qeverisës, njerëz të aftë, të rinj dhe të reja, profesionistë, dhe sidomos krijimin e mundësisë për t’u rikthyer në Shqipëri, në nivelet e larta të vendimmarrjes, të qindra të rinjve dhe të rejave, që kanë mbaruar studimet në Universitetet më të mira, dhe punojnë në Institucione të rëndësishme në Amerikë, Britani, Europë, apo vende të tjera.
Opozita do të ndërtojë një qeverisje të besimit dhe mirëkuptimit, respektit dhe përkushtimit ndaj vendit dhe kombit, duke i dhënë fund mashtrimit, krimit, korrupsionit, arrogancës, fyerjes, sharjes dhe përbuzjes, të cilat dominojnë qeverinë Rama.
Qeveria e të djathtës do të ketë parësor interesin kombëtar, duke i shërbyer interesave shqiptare në Ballkan, në mbështetje të kërkesave dhe vendimmarrjes së Institucioneve qeverisëse dhe politike në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke mënjanuar përfundimisht çdo lloj paternalizmi ndaj çështjes kombëtare.” vijoi Mediu.
Hahaaa, gjeniale!
Z, MEDIIU PO KE ME NA THAN NOJ GJA PER GERDECIN NA THUJ
SE KENA ME TNIGJU PLOT DESHIR E QEF !
PER TJERAT AS NUK DIN E AS NUK DON ! MOS FOL ! MBYLLE !
Futja mo,bejne hartime.Ky flet si para 35 vjeteve.
Ky eshte i madh fare,i ka shoket e rradhe,por ka nevoje per klizem,ky drogaxhi,vrases,hajdut,hall keni,po ne gop te sateme do shkoni
Sa I pa fetyre, ordiner,kriminel.Por ma te pa fetyre jane ata qe i shkojn mrapa ketij vrasesi.Kriminel.
Prandaj ky vend veshtire te rregullohet sepse dhe ato qe I shkojn mrapa jane injorant,bythelepires.
Me siguri, me ty minister mbrojtjeje, gjithe kallepet e tritolit do hedhin ne ere kundershtaret e Shqiperise Europiane. Perpara! Rrofte ndryshku qe do te kthehet ne çelik special.
Hahahaah is eksplozive si Gerdeci zoti ish minister i mbrojtjes se gerdecit ?! !
FRAT-MIR MEDIU, PER CFAR QEVERIE E KE FJALEN: ME “EKSPLOZIVE” SE AJO E GERDECIT ?
ULEMI PIME NDONJE KAFE KUR TE CLIROHET SHQIPERIA NGA COVIDI DHE NA TREGO SE SI MUND TE JETE AJO QEVERIA “EKSPLOZIVE” MBASI TI KE EKSPERIENCE PER TO, MBI RROS E NEN RROGOS, PRANDAJ TE KA MBAJTUR MBRAPA MJESHTRI I MADH.
Sigurisht qe nuk i ndahet dot shpirti nga eksplozivet ketij llumit te politikes shqipare.Me eksploziv u be i njohur dhe Alfred Nobel,po pasurine qe beri me fabrikat e eksplozivit e vuri ne sherbim te njerezve te shquar ne bote.Ky llumi yne perdori eksplozivin per te bere pasuri me poshtersine me te madhe(hedhjen ne ere te nje zone te tere duke vrare dhe plagisur qindera njerez te pafajshem dhe duke shkaterruar mijera shtepi e biznese.
Dhe prap me eksploziv do te vije ne pushtet,
Çfare poshtersie !!! Deri kur me keta vrases dhe horra???