Nga Shpëtim Nazarko
Shiko, po më thoshte një miku im i vjetër. Në Zagori, deri para pak vitesh, u krijuan kope të mëdha më bagëti. Vajtën deri 20 000 kokë. Lopë, dhen e dhi. Që, veç të tjerash, nga prodhimet e tyre bënin edhe kakërdhi a pleh, që fshatarët vendas ua shpinin agallarëve të Lazaratit.
Të cilët, plehëronin atë prodhimin e famshëm, me të cilin ngatërruan dynjanë. Një thes me kakërdhi dhish, bënte 2 000 lekë. Ai me pleh lope, 1 000 lekë. Pastaj bënin djathë, baxho dhe lëkurë. Po tani, ia kanë mbathur të gjithë. Nga katër tufa, ka ngelur vetëm një… Kanë mbetur pak në klubin e fshatit, që zihen herë pas here në favor të Ramës, apo Bashës… Të tjerat i di Perëndia!
Ndërsa miku im, po më tregonte duke qeshur e qarë këtë histori, me të cilën, elitarët e Shqipërisë mund të zënë të qeshin a të zënë hundët me dorë, m’u kujtua kolosi i madh i Francës dhe i botës, Hygo. Në një pasazh të mrekullueshëm te “Të mjerët”, plaku i madh kish zënë e po i hynte ca llogarive të çuditshme.
Bënte hesap gjënë e gjallë të Francës dhe pastaj, plehun e prodhuar prej saj. Me numra pa fund. Dhe pastaj, zinte e bënte llogari rendimentin e rritur të prodhimit e më në fund, thoshte.
Eh, eh… muti i Francës, është ari i Francës.
Ca ditë më parë, një bari nga Skrapari, thoshte ashtu gjysmë me të qeshur, se në gjashtë muajt e fundit, kishte fituar 650 milion lekë nga kopetë e pafundme që kish. Po nuk e ndihmonte njeri e lodhej. Fëmijë, nipa dhe mbesa i kishin lënë shëndenë, por besoj se edhe prisnin të merrnin gjë nga qesja e tij e parave…
Nuk e di a i kanë bërë llogari korrespondentët, tamam, shifrat e tij, se po ishin numrat me tre a katër zero ngatërrohen nga pak. Ajo që di tamam, është se ka shumë pak kompani prodhuese në Shqipëri, që të fitojnë në muaj, sa fiton ky bariu i Skraparit. Edhe ka mundësi t’i fitojë. Ndoshta, nuk shikon shumë televizor, a dëgjon po aq shumë radio, ku thërrasin e buçasin qeveritarët, a elitat kombëtare.
Me mikun e vjetër, debati erdhi se, unë po e kundërshtoja për Tunelin, apo si e quaj unë “Vrimën e Llogarasë”, që qeveria ka vendosur të bëjë. Isha dhe jam i bindur, se për të shkurtuar gjysmë ore a një orë rrugën, nuk ia vlenin ato 100 a 200 meleonë euro të hedhur në atë vrimë. Turisti e vlerëson para së gjithash atë zonë, së pari, për panoramën e mahnitshme që bashkon në pak kilometra gjatësi, të tëra bukuritë e Francës, Zvicrës e Austrisë të mbledhura së bashku…
Me një të dhjetën e këtyre parave, besoj, se mund të kishe jo vetëm tufa të pafundme me bagëti. Që ishin, mishi dhe qumështi natyror, për turistët që do të zbrisnin në brigjet e Vlorës, Himarës, apo gjithë Rivierën e hatashme të Shqipërisë. Po nuk do mbaronte këtu. Lëkurët e këtyre bagëtive do të mbyllnin ciklin e këpucëve, që vendi bën e ua shet të tjerëve.
Është detyrim ky, i ardhur dhe nga një këndvështrim tjetër. Kur vërtet, Kryeministri të bëjë rrogën minimale 300 mijë lekë, pronarët e fasonerive do rrudhin buzët e ndoshta edhe ua mbathin këmbëve. Për t’i kthyer fasoneritë në pasuri kombëtare prodhimi, duhen patjetër, ato lëkurët e deleve të Labërisë, që ulin çmimet e këpucëve dhe rrisin natyrisht rrogat e punëtorisë. Turqia, që ka nga flotat më të mira të Evropës në aviacion, ka bërë ligj të posaçëm që u mbledh lëkurët për Bajram, njerëzisë. I duhet, për të forcuar linjën e treguar më sipër…
E mirë, do të thoshin elitat e Shqipërisë. Lëri këto, se duhen ca gjëra të tjera elitare.
Për të folur nga pak me ton më elitar, a për t’i ngjarë nga pak, po këtyre elitave…
Asnjë vend në botë, thjesht asnjë, nuk mund të zhvillohet dot pa respektuar dy teza të thjeshta, që i kam shkruar dhe mësuar nga të tjerë, që janë më të mençur se unë, apo elitat tona kombëtare.
Së pari, do modernizosh resurset që të kanë lënë të parët e tu. Dhe së dyti, të shohësh pozicionin tënd gjeografik ndaj të tjerëve. Je vend tranzit, qendror, apo periferik. E kur t’i përcaktosh këto, atëherë ligjet më të rëndësishme të parlamentit, shkojnë në realizimin e këtyre dy pikave. E po ashtu, pjesa më e rëndësishme e sistemit tënd arsimor, vete po për të plotësuar ato dy pika…
Po çfarë na lanë të parët, që duhet modernizuar?
E kam shkruar shpesh, por po e rikujtoj. Në vitin 1936, kur Duçja vendosi të na pushtonte, pruri në Shqipëri një masë të madhe njerëzish, të studionte inventarin e këtij vendi. Dhe rezultoi, sipas instituteve të specializuara të Romës, që Shqipëria ishte në vend të parë absolut, mbi Zvicër, Gjermani, Angli e Francë, në numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1 000 banorë.
Për dreq, sot kur vendi qeveriset nga ato që quhen elita, ky raport është një me njëqind, në favor të botës. E kuptoni, ku kemi vajtur. Dhe mua, më kujtohet gjithnjë zgërdheshja e elitarit Nano, që thoshte: E pastaj… Ne jemi ekonomi tregu. Edhe barin, mund ta blejmë nga jashtë.
Ku vemë, nuk e di.
Një budalla e kupton që pasuritë e vendit, janë minerare apo ndryshe, që peshojnë shumë. Minerale, naftë, çimento e ujë. Kërkojnë port dhe hekurudha, për t’i trasportuar jashtë. Me kamionë nuk bëhen dot, se bën kosto e madhe dhe në Bulqizë, e dinë mirë këtë gjë. Pasuritë tona kërkojnë të përshkosh pikën më të shkurtër nga portet e saj, nga Vlora e Durrësi drejt Maqedonisë.
Shikojeni strategjinë e Shqipërisë. Nanua u nis nga Kakavija, për një drejtim nuk e di se ku. Berisha, nga Durrësi drejt Nishit, Rama po i vjen vërdallë bregut të detit. Harta e një neriu që ka bërë dy klasë shkollë e jo universitet elitash, të tregon sa më lart, se mallrat tona duhet të vinin nga dy portet drejt Qafë –Thanës.
Elitat, nuk kanë nge ta shikojnë këtë histori të thjeshtë, që kërkon realizimin e resurseve dhe pozicionin gjeografik të vendit. Janë të zënë me sherrin Rama-Basha. Sa për sport, se nuk besoj se e kanë vërtet. Sherr i stisur që shpesh, mbaron sipas këngës së njohur…Në ato maja rripa-rripa…
Militantë mallkojnë si hoxhë të çmendur, a sipas variantit që mësuan nga Hoxha, për të të etiketuar komunist, ramist, a një dreq e di se çfarë. Kryeministrat venë e vijnë dhe çdo ditë, të tjerët vijnë vërdallë, të mbytur në mjerim.
Më thënë troç, jam me kakërdhitë e Zagorisë, çobanin e Skraparit dhe kundër atyre që thonë jemi elitë. Ç’t’i bëj, më duhet të them… jam fshatar pagdhendur e nuk më pëlqen të jem elitar! (Konica.al)
Bravo !
Z.Nazarko tuneli ne kemb te llogaras eshte delir ne rastin me te mire dhe korupsion per te vjedhur ne rastin me te keq.Aiqe ka studiuar fizibilitetin e atij tuneli duhet te shkoj ne burg se ka mashtruar .Ne periudhen tetor- maj dhe keto muaj me shume rezerva ne ate tunel nuk do kalojne me shume se 50 makina dhe keto jane maximumi.Pyetja eshte A ja vlen ai investim per kaq makina?Shto ketu se ne vere shume makina do kalojne nga qafa e llogarase .Shto shumica e makinave qe vijne nga Tirana do kalojne nga Tepelena Anuk do ishte me mire qe me keto para te beheshin disa ujsjellesa me 24 ore uje?Historia do e denoje me kete tunel,pa le qe thone do jete nje tub ,tjeter budallallek inxhinerik kjo. Do perplasen brenda ne tunel sa te pataksen
Kush e kishte menduar se Gjigandi Edi Rama do ta bente pa zhurme e daulle inaugurimin e ujsjellsit te ri ne ish komunen e Katundit te Ri ne Durres me 6 fshatra me 24 ore uje ne dite kur regjimi i Berishes me kryetar komune Sadik Llullen me 8 klase dhe 4 mandate e la kete komune me 1 ore uje nje here ne dy dite dhe me nje rruge qe kalohej vetem me tank. Ky eshte ndryshimi i madh mes Gjigandit Edi Rama qe inauguroi rrugen Shkozet Shijak pa daulle e tam tame se Berisha e la ne gjendje te mjerueshme kete rruge. Pra gjigandi ben shume pune dhe pak daulle e tam tame si Berisha. Edi Rama i sigurte drejt mandatit te trete. Ec perpara o Napoleon Bonaparti i ri i Ballkanit ec e mos ndalo, qente le te lehin karvani te ece perpara.
kete here ka plotesisht te drejte Nazarkua. Po kush e degjon? Babezia? S kane mesuar nga historia qe babezia te han koken…
VLORA dhe IDEALI ja fusni kot.
Shqiperia vuan se SILLEN TE GJITHE SI GJITHOLOG.
TUNELI LLOGARASE ESHTE ME LEVERDI EKONOMIKE.
BRAVO EDI RAMA.
Nga je ti o Realpolitika. Ia fut kot. Ku di ti nga perparesite e zhvillimit, Na bere te qeshim.
Po sikur tja fillojme nga e para, ,,,……….
Drejt po kujt ja thua.Se jo vec polititikanet por kemi te bejme dhe me nje gjenerate te re qe i ka harruar apo si ka njohur fare ato ckane lene nder shekuj gjysh stergjyshrit tane..Duan nte futin koken te gjithe neper vrimat e qyteteve apo te marrin arratine neper bote…Psikoze tragjike e kohes!..Afer mentsh: terreni shqipetre eshte mbi 3/4 sistem maloro kodrinore e cila lejon zhvillimin dhe modernizimin e sektorit dhe produkteve blektorale ne mbeshtetje te jetes ne keto zona , ne mbeshtetje te turizmit ne mal e ne det, dhe te industrise se lehte dhe me ne fund kejo do conte dhe ne popullimin e ketyre zonave qe perbejne pjesen dermuse te teritorit tone dhe ne ngritjen e mireqenjes se mbare vendit…kaq e thjeshte..sic e pershkuan sakt Nazarko..Po kushe degjon??????????
Te lutem o Nazarko ne spjego pak shprehjen “Pasurite tona kerkojne te pershkosh piken me te shkurte nga portet e saj, nga Vlora e Durresi drejt Maqedonise”, pasi nuk kuptoj si e perse do ti çojme pasurite tona psh. te veriut ne Vlore e Durres e pastaj drejt Maqedonise. E di qe ka edhe Shiperi Veriore dhe bilez nje plak me ka thene qe ka edhe Shqiperi te Mesme e bilez edhe Jugore. Kombinoi pak kakerdhite e Zagorise me kromin e bakrin. Po ne veri thua te kete kakerdhi e bajga?
Po te kesh rrip pantallonash e kupton cpo them.Duhet bere se pari rruga qe lidh portet me Qafthanen se eshte me e shkurtra.Pra koridori 8. Dhe per shkak se eksportet e tua jane te nje natyre te tille qe kerkojne porte dhe hekurudha. Clidhje ka Veriu.Veriu eshte pjesa me e pasur e vendit qe na ka mbajtur me pasurite e tij dhe tani eshte me i varfri
Po nuk kam te shkreten rrip pantallonash se po te kem te hyja me te bamp e bamp. Ka shume lidhje veriu, edhe gjeostrategjike e kombetare (Kosova). Mendoje pak. Perse nuk propozon qe hekurudha te kaloje sipas linjes se rruges se kombit. Ne fund te fundit sot pasurite nentokesore nga veriu ne Durres shkojne. Je fiksuar te Thana me qafe apo pa qafe. Ti se ke emrin Zeqo mor burre.
Lodhu nga pak dhe ze e kupton ca me shume. Rruga e Kombit te shpie ne Nish. E qafe Thanes nenShkup ku ke po shqiptare dhe kryezohet koridori 8 me 10. Dhe nga mund te vesh ne Europe qendrore Stamboll a Rusi nepermjet Ukrahines. Dhe po te duash ye idhesh me Kosoven mund ta beje nepermjet Gostivarit a Tetoves. Sepse nje levizje qe te quhet e mire duhet te kete shume funksione. Nuk dilet ne Nish nga del ne fund Rruga e Kombit. Mire …
Juve Nazarko duhet te jeni keshilltar nderi i Rames e kujtdo pas tij, pasi kini mend, ju dhimbset vendi, jeni me kembe ne toke dhe me logjike te forte prekj kampioni ne shah!!!!
Politikanet e kane mendjen te vjedhin!!!
Mos i hengshin as ata, as femijet e tyre!!!!
Nuk e kam shume te qarte situaten ne Llogara por kur pashe tunelin e Krrabes me dy vrima u fandaksa fare. Parate e shqiptareve investohen pa prduktivitet. Per ato flukse levizjeje atje nje tunel eshte super mjaft. Pra me parate e harxhuara ne Krrabe do ishte ndertuar edhe ai i Llogarase. Ne tunelin nenujor te Kanada-Detroid me fluks te larte trafiku e dogana ne te dy daljet kemi vetem nje vrime me nje korsi vajtje e nje ardhje. Nese edhe ne Llogara do kemi dy tunele paralel ky do ishte vetem qellim i paster korruptiv.
Detroit-Canada pervec tunelit ka dhe ura nga siper.Ketu eshte vend turistik jo border
cohu enver hoxha beje nazarkon oficer prape edhe edi ramen cun spiuni prape
Yes……! (Qe ja fut kot)
Duhej cuar Enveri per nje mije e nje paudhesi te ketyre tre dekadave, por edhe per ty, per boshesine qe ke ne koke! Shpetim Nazarko eshte e disajta here qe i kthehet kesaj ceshtje, duket se i dhemb, se e kupton realitetin ku shkon kjo shoqeri, kur fshataret enden kot qyteteve per asgje( kur andej nga vine mund te kishin shume per te bere) dhe perfshihen ne krim edhe nga padija ose ikin ne mergim, nga syte kembet.
Une arrij te kuptoj dicka ku do te dali ai, dhe respekt pa fund per te, sepse eshte i thjeshte dhe i qarte si askush tjeter, e Jo nje ana- list militant studiosh i politikes se peshtire te Tiranes.
Ngre nje problem qe po shkon keq e me keq per te gjithe ne, dhe o shoku YES(trap) qe dy leke ty mund te te cojne ne delir, ktheu me kembe ne toke se ke lindur ne Shqiperi(besoj) se po te kishe lindur diku tjeter do ta vleresoje njeriun qe prek nje teme te tille(qe do te thote pune). Shqiperia ka mbaruar derisa ha buke me miell kafshesh sjelle nga Serbia,qumesht ne kuti nga Hungaria, mish te kalbur nga Brazili biles edhe barin e atyre pak te imtave e sjellin nga Maqedonia.
O shoku, Zvicera keto i prodhon, konsumon, eksporton me Vulen e saj, po prej ketyre ka edhe nje turizem fantastik dhe malet e saj qe nuk kane ndonje gje me shume nga tonat, vecse ato kane Zot qe ua di vleren. Normalisht edhe sistemin bankar, por i nderuari Nazarko fliste thjesht sikur (ish) Shteti te fillonte e te kthente syte si dikur andej nga e ka marre lumi me kohe,atehere edhe ti do haje mire, e mbi te gjitha do kuptoje cfare pasurie na ka fale natyra. (Ndjese qe te etiketova Trap, por….!)
Beje edhe doktor Mortjen doktor shurre prape.
Zoti Nazarkojam 100% ne te njetin mendim me ju per tunelin e llogarase.
Por une nuk e shikoj vetem nga ana ekonomike kete punen e tunelit, por e shikoj nga ana e mentalitetit te shqipove.
Persa me perket mua, as qe e quaj se kam shkuar ne Sarande pa pershkuar rrugen e qafe-llogarase.
Ndjesine e madheshtise se detit, bukurine, mbushien me frymezim, qetesine qe me jep ajo rruge, nuk ma ploteson ai 30minutshi sikur me frori te ma kishin shtruar tunelin.
Por “ne” qe shijojme bukurine e natyres, sidomos kur e lidhim dhe me dashurine per memedheun tone, jemi te paket Z. Nazarko.
Shqipot ne pergjithesi nuk kane mentalitet dashurie per token e tyre dhe kur po diskutoja diku se per mua tuneli ishte nje gje shume e kote perpara pamjes se llogarase, “ata” te tjeret thane”c’me duhet mua bukuria, une dua te di qe i hipa makines ne tirane e per 2.30 ore jam ne himare”.
E per rrjedhoje, cdo gje lidhet me mentalitetin qe kemi si popull. Nuk e pengon asnje Zagoritin qe te rrinte ne vendin e tij e te shfrytezonte ato kullotat qe ju permendeni. Nuk e pengon asnje Zagoritin qe te marri fryme oksigjen te paster e mos te behet “qyetetar” duke thithur tere diten e tere naten dioksid carboni. Nuk e pengon asgje Zagoritin te rri ne vendin e tij e te pi nje nder ujreat me te mira ne bote(e vertetuar ne laburatoret me te mire ne europe) sesa te bleje uje me lek ne shishe plastike.
Po nje gje e pengon Zagoritin dhe cdo fshatar… Mentaliteti.
Nga ana ekonomike Z. Nazarko, ta siguroj qe ai Cobani nga Skrapari nuk eshte ngaterruar aspak.
Ne Zagorie,te ardhurat per person cdo vit per ata qe merren me blektorine apo me bleterritjen, nuk jane me pak se 20.000.000(te vjera).
Po, mugon buqesia.
Nuk merret njeri me buqesine se e quajne pune te lodhshme. Dhe eshte shume e lodhshme, por nuk ka te krahasuar lodhia mendore e qyteteve me lodhjen trupore te fshatrave.
Mentaliteti?
Vime tani tek “plehu i lazaratit”.
Sivjet ne Zagorie erdhi Kastrioti(emri eshte ne pergjithesi) per te mbledhe bime medicinale.
Kastrioti ishte dem baba dem Lazaratas.
Ne kafene qe piva me Kastriotin, e pyeta se a ishte kjo puna e tij qe kishte bere tere jeten.
Pergjigjia dihet, jo.
Jam marr me hashash qe ne 93 me tha.
Po he i thashe, si vajti ajo pune?
Une humba shume lek kur u fut policia me tha. Po cne i thashe, nuk e kishe marre vesh, bucisnin televizoret 3 dite me perpara?!
As qe e prisja te futeshi me tha, se nga pd-ja ne tirane me thane qe rri i qete, se ne nga ata prisnim informacion.
Po tani cdo besh i thashe.
Une per veten time e kam zgjidhur anen ekonomike… do mbledh bime medicinale dhe as e kam me te voglim problem, por me djemt e kam keq. I mesova keq.Tani i kam derguar ne Tirane te mesojne ne unversitet, por e shoh qe e kam keq… dhe syte ju mbushen me lot Kastriotit.
Kete e them Z. Nazarko, se as qe duhet ta kishe permendur si shembull “lazaratin e atehershem”, pasi pasojat jane te medha.
Permbledhja, perfundimi,
Kasterioti e ndryshoje mentalitetin, por femijet e tij vuajne???
Te ndertosh nje tunel ne Llogara eshte ideja me e çuditshme, me paranojake.
– Tunelet ndertohen per te shkurtuar shume te ndjeshme distancat dhe kohen e levizjes se mallrave dhe jo per te shkurtuar kohen e udhetimit te turisteve( qe e kane me teperi) duke u hequr ne kete rast kalimin ne mrekulline natyrore qe ka ngjittja ne majen e Llogarase.
– Ky tunel do te sherbeje vetem per nje eriudhe te shkurter 2-3 muaj dhe vetem per tre fshatrat Palase,Dhermi dhe Vuno, fshatrat e tjere do te kapen me mire nga rruga qe po behet nga lumi Vlore-Kuç- Qeparo.
– Do te jete nje mashtrim I madh qe ti besohet nje studimi qe e sjell kete veper te leverdishme siddhe te jete ne radhen e prioriteteve te vendit.
– Urgjenca per te filluar punimet pa studime sidomos per gjeologjine, hidrologjine,ambjentin eshte do te jete me pasoja te medha, shembujt e ndertimeve ne te kaluaren kane vertetuar se ndertimi tuneleve ne zona karstike eshte shoqeruar me krijimin e drenazheve ku mblidhet gjitthe uji i masivit siper tyre, shembujt e tunelit te Qafthanes dhe ai i Sasajt kane treguar se kane drenuar sasira te medha uji. Ne kete rast mund humbnin burimet te thahej gjithe pylli i Llogarase.
– Me keto vendime “blic” per ndertimin e veprave te infrastruktures merret vesh sse nuk ka nje plan kombetar te studjuar dhe te detajuar per prioritetet dhe radhen e ndertimit te tyre.
Nazarko ke edhe disa mendime “Prapanike” i dashur.Shume gjera qe the jane pak si enderra,qe nuk mund te realizohen ne praktike..p.sh. ajo e deleve!..Dil ne te gjithe Shqiperine,pyet 1Milion djem se a duan te behen coban…po gjete me shume se 100, une do ta fus veten ne “Budallenjte”
Kjo per sa i perket resurseve dhe realizimi i tyre.Persa i perket “Asaj vrimes” ne Llogara..ajo duhet bere Nazarko…por duhet bere edhe me e bukur rruga qe eshte sot,si alternative.Shume turista duan te shkojne sa me pare ne Himare dhe kete do ta realizojne me ate “Vrimen”..Vendet turistike te Evropes ,bejne para nga turizmi ne saj te infrastruktures . Ne Zvicer ke qindra tunele,(Ne funksion te turizmit)..ne Greqi Autostradat jane bere me qindra tunele…(Ne funksion te shpejsive dhe shkurtimit te distancave..)Pra drejt shpejtesive duhet te shkoje bota sa me shpejt i dashur Nazarko..ne jemi shume prapa te tjereve!…etj. etj. etj.
Te pjerthca emrin o ty “yes”….!
Nazarko ka te drejte….Ne thelb del mesazhi: zhvillimi I vendit behet sipas prioriteteve dhe mundesive…dhe prioritetet i vendos populli nepermjet kuvendeve,pleqesive dhe Referendumeve…Prioritetet nuk mundet ti vendose “njeshi”,kushdo qofte ai.Aq me keq kur ”njeshat”nuk kane patur dhe nuk kane deshire,nuk kane kapacitete te thella te edukimit,jane hajdute ,mashtrues dhe sharlatane…qe ju pelqen vetja dhe harxhojne me shume kohe para pasqyres dhe ekraneve ,se sa per te gjetur rruget e zhvillimit ekonomoiko-social te popullit qe i ka votuare…Ata (pordhitikanet bandite,bizantine,ish brekegrisur te gdhire milionere,qe mendojne me shume se cfar citjanesh dhe xhybeshe do te veshin te nesermen se sa per problemet e popullit….),duhen mjekuare dhe jo votuare….Por nese votuesit shikojne deri poshte hundes se tyre ,pordhitikanet bandite do te gjejne edhe kesaj radhe votues syleshe dhe b…….the lepires…
Një nga gzetarët që flet drejt e pastër,por ska kush e dëgjon.Shteti investon atje ku ka mundësi të vidhet.Quan investim rrugët,trotuaret.sheshet,lulishtet etj etj vënde ku nuk prodhohet por harxhohen paret e qytetarëve.Çdo njeri që vjen në pushtet fillon punën me sheshet dhe trotuaret vetëm e vetëm për të vjedhur.Pa më thoni çfarë është ndërtuar për të prodhuar në Shqipëri për 30 vjet?Asgjë.Edhe prodhimet bujqësore hidhen në lumë se ska treg se prodhimet vijnë nga jashtë.Kjo quhet ekonomi tregu,,,,,,,,Ashtu siç kam thekësuar nuk do hyjë Shqipëria në B-E por B-E-ja në Shqipëri që të zhvatë edhe ato pak pasuri që kanë mbetur.Ni fillim gjithë industrinë e çuan për skrap dhe tani pasuritë që ka meren dhe përpunohen jashtë….
Politiqenet kane gjetur syleshe dhe budallenj qe i votojne dhe Ju shkojne nga pas per lemosha mjerimi….Ata e duane pushtetin vetem per te vjedhur gjithcka qe munden nga pasuria kombetare dhe taksapaguesve ….Prioritetet e tyre jane ne drejtime joprodhuese nga ku mund te vjedhin me shume…Nuk po vene mend servilet dhe qorrat.Ne Shqiperi ,ashtu si ne shume vende ku sundojne partite politike,ato jane mashtruese dhe bashkepunuese me krimin.Ekranet dhe shtypi Ju bejne Jehone ketyre politiqeneve duke mashtruare popuullin dhe duke helmatisur shpirtin e tyre me lloj e lloj informacionesh dhe telenovelash te mjera nga bota e mesjetes te sulltaneve dhe princave me haremet e tyre qe mbahen me gjakun e popujve te pushtuare…….Jo vota politiqeneve ,partibandave dhe kryetaro-sulltaneve me kollaro e kostume apo me citjane dhe kemisha permbi bythe……..
Pershendetje Nazarko , na ishte nje here nje kombinat , qe prodhonte sheqer , alkol , niseshte , majane e bires , gazin karbonik , bersite per blegtorine , qe mbante me pune nje rreth te tere bile u shtri deri ne Elbasan , i bene aty afer dhe nje kompleks blegtoral per prodhim mishi , pra ne nje kuptim te fjales mbyllej cikli me gjenerim pune e te ardhurash , por qe i “iku” koha , se sheqerin , alkolin , mishin i marim nga jashte se “ kushtojne” me lire pamvarsisht se nuk dime se c’fare hame dhe c’fare pime , dhe ato leka qe “kursejme” nga cmimi i tyre, i bejme ilace .
Kaq di une per ketu ku kam jetuar e jetoj , po sa te tilla kishte Shqiperia ?
“Më thënë troç, jam me kakërdhitë e Zagorisë, çobanin e Skraparit dhe kundër atyre që thonë jemi elitë. Ç’t’i bëj, më duhet të them… jam fshatar pagdhendur e nuk më pëlqen të jem elitar! (Konica.al)”
Kështu thotë Nazarko. Je “fshatar i pa gdhendur” !? Atëherë ç’ke që na çan astarin e xhepit të mbrapëm me këto gjoja analiza elitare që shkruan.
Oooooo Nazarko! “Nuk është koha e çobanëve dhe fshatarëve të pagdhëndur” Është koha e mendjeve të ndritura që mund ta shpien përpara këtë vend. Stop me KAKËRDHITË e tua mediatike!
NAZARKO ,KE SHUME TE DREJTE.KJO ESHTE NJE TEME QE I DREJTOHET QEVERIVE TE ATIJE VENDI.
PER TE ZHVILLUAR NJE VENDE ,SIDOMOSE NGA ANA E BLEKTORISE ,APO APO AGROKULTURA,QEVERITE ,DUHET TE BENIN SUBVENCIONIMET E FSHATAREVE QE KISHIN TOKAT ,DHE KURE TE VINTE PRODHIMI I DUHUR NGA TOKA ,QE NE KETE RASTE PRITET NGA 3_5 VJETE QEVERIJA TE FILLONTE ME TAKSAT. PORE KATA QEVERITARE ,TOKAT I SHKERDHYEN ME LIGJIN E KRIMINELIT SALI 7501QE E DEKLARUAN TOKE E ZANUN ,SI NE KOHEN E TUCE MAKUT ,RISORSAT E VENDIT U BLLOKUAN ME DISKO DHE HOTELE LLUKSOZE TE TIPIT SANDRI E FLORIRI,ATHERE NGA KU DUHET TA FILLOJME.NGA KORCA QE MBJELLE QEPE DHE I DERDHE NE LUME,APO NGA MOLLET ,QE KANE TE NJEJTIN FUNDE PRODHIMET.
AKOMA NUKE E KENI KUPTUAR SE JANE INTERESAT E MASKARENJEVE QE DREJTOJNE ,QE JEMI KTHYER NE KAFSHE MISHENGRENESE PER NJERI_TJETRIN.PO TE ZBATOHEN LIGJET E EKONOMISE SE TREGUT ,AI VENDE BEHET PER 5_8 VJETE.
SA PER RRUGET ,APO TUNELET BEHET VETEM PER TE SHKEMBYER MALLRAT ,DHE JO PER TURISTET.KJO SE TURISTET U PELQEN ME SHUME QETSIJA ,DHE AJRI I FRESKET QE E GJEJNE NE SHUME ZONAT E VENDIT.MJAFTON QE TE SHKOJE RRUGA DERI NE SHTEPINE ME TE FUNDIT.NE VENDET E EUROPES KJO ESHTE DETYRA E KOMUNES,DHE JO E QEVERISE. PRANDAJE BENE MIRE QE TIA FILLONI NGA E PARA.TE SHEMBEN SARAJET E GJIRIT TE LALEZIT TE VAZHDOHET ME DURRESIN GOLEMIN ,ZONEN E PISHAVE TE BUTA,NE QERRET ME VILAT E SANDRIT DHE KESHTU I GJITHE BREGU I DETIT TE LIROHET.MBASI TE MESOHENI ME LIGJET ,ATHERE KERKONI ZHVILLIMIN E VENDIT.PER NDRYSHE DO TE MBETEMI GJITHE JETEN KAFSHE PER NJERI TJETRIN ,DHE BOTA DO TE TALLET ME DALLKAUKET SHQIPTARE .PAMVARSISHTE SE JETOJNE NEPER VILA ,PRE NUKE KANE TRU ESHTE KJO ARSYJA QE EUROPA TALLE BYTHEN ME QEVERITARET TANE .DHE QEVERITARET TALLIN TRAPIN ME POPULLIN,SI PUNA E LIKE FLORIRIT.MOSE TE SHOHIM ENDERRA ME SYTE HAPUR. KENI PRANUAR KRIMINELAT QE TE RUAJNE SHTEPINE
Lodhu nga pak dhe ze e kupton ca me shume. Rruga e Kombit te shpie ne Nish. E qafe Thanes nenShkup ku ke po shqiptare dhe kryezohet koridori 8 me 10. Dhe nga mund te vesh ne Europe qendrore Stamboll a Rusi nepermjet Ukrahines. Dhe po te duash ye idhesh me Kosoven mund ta beje nepermjet Gostivarit a Tetoves. Sepse nje levizje qe te quhet e mire duhet te kete shume funksione. Nuk dilet ne Nish nga del ne fund Rruga e Kombit. Mire …
Nazarko, le te te thone cfare te duan elitat. Ti e ke kuptuar i pari, elitat tona nuk kane vizione per ekonomine. Pike. Ekonomia ka dy dege ose dy kembe: Bujqesia dhe Industria. Aktivitetet e tjera jane ne funksion te ketyre dy degve. Ti vesh ne levizje keto dy kembe duhet tru. Kush ka tru nga politikanet? Asnje, filluar nga Berisha i pari, dhe Nano horri, keta te tjeret jane pioneret e tyre. Ne qofte se te shajne, aq me shume te jesh i bindur qe je ne rruge te drejte.
…kush ka kaluar me makine nga xhenova ne san remo nga bregu i detit shikon se eshte njesoi si ruga e llogorase me ate lartesi dhe me ato kethesa , pa tynele e pa tuba. .habitesh nga ngjashmeria por pak me e gjere. Tyneli per ne dhermi eshte vaxhdimi i shkaterimit te parkut kombetar te llogarait dhe shkatetimi me i eger ishte lejimi i ndertimeve kafsherore mbi plazhin e palases ku jane betonuar ne menyre te shemtuar faqja e malit . Poshtersi e temereshme…