Arsyet pse Ilir Meta është politikani më i trembur dhe bërtet e bën si i fortë

24 Nëntor 2020, 15:05Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

l. Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore?

Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese, dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje.

Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikanë Yuri Kim?

Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka  edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë.

Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta?

Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli.

Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 përqind pro amerikanë?

Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.

Po Gjykata Kushtetuese mund të pengohet nga presidenti Ilir Meta?

Ai mendon se nuk do t’u dalë gjyqtarëve për të dëgjuar betimin e Gjykatës para tij.

Po, a mund të mos dalë për betimin e Gjykatës Kushtetuese presidenti i Republikës kur kjo është kërkesë Kushtetuese?

Edhe mund ta bëjë, por ai është krim që presidenti mund të arrestohet në flagrancë, njëlloj si për çdo goditje antishtet.

Po ambadadorja e Amerikës në Tiranë, a do t’i përgjigjet Metës?

Nuk besoj, sepse ekspertiza amerikane e ka çmontuar plotësisht Ilir Metën, dhe  bashkë me të, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Por, le ta shohim këtë çështje edhe më konkretisht.

ll.Korrupsioni në Shqipërinë aktuale, esencialisht është i lidhur me krimin e organizuar, sepse, në fakt, kjo është natyra e korrupsionit të lartë shtetëror në të gjithë botën.

Por, kjo simbiozë kriminele është shumë e rrezikshme. Kur Meta me naivitet flet për forcë dhe për vrasje, shpresën e ka te krimi i organizuar.

Kjo është arsyeja pse tani që pritet të  fillojnë proceset penale, duhet profesionalizëm i nivelit të lartë dhe angazhim i drejtepërdrejtë ndërkombëtar në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është solid drejt akteve publike kriminale, sepse në natyrë është frikacak. Por, gjithsesi, profesionalizmi duhet të dominojë gjendjen kur të fillojë goditja penale. Kjo gjendje, ka nevojë për eksperiencën e FBI -së.

Këto janë kushte të domosdoshme.

lll.Po korrupsioni i lartë shtetëror në çfarë pozitash është? Këtij, a i është identifikuar paraja e vjedhur?

Po. Korripsioni i lartë shtetëror është i gjithi i kapur. I janë identifikuar paratë.

Në funksion të kësaj, edhe organet e drejtësisë në Shqipëri, duhet të tregohen shumë profesionalë.

Në lidhje me këtë, shërbimet ndërkombëtare dhe FBI duhet të bëjnë procesin e identifikimit të provës për  kapitalin bankar që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar kudo, dhe, me vendimet për konfiskim të gjykatës shqiprare, si para të ardhura nga krimi, duhet të tërheqin në Shqipëri të gjitha ato para që tani janë nëpër banka ndërkombëtare.

Duhet të ketë përgatitje profesionale në lidhje me goditjen, se krimi i lartë do të hedhe në  veprim krimin e rrugës, do të përdorë paratë përkundër hetimit si proces, dhe hetuesëve si subjekte të të provuarit. Pikërisht kjo gjendja, e mban rrezikun brenda vetes.

Po, a e dinë ndërkombëtarët këtë.  Sigurisht që e dinë.

Kurse shqiptarët po presin me padurim që të shohim të kthyera paratë e tyre që, pasi ua kane grabitur, edhe i kanë fyer e po i kërcënojnë. Një i tillë është  edhe Ilir Meta, që del si një kampion i hiçit, dhe që mendon se me klithma hiçi do të trembë aleancën shqiptaro-amerikane. (!)

Gjithsesi, kjo reformë antikorrupsion, duke u nisur nga sjellja vulgare e Ilir Metës, kuptohet se do të fillojë nga Meta, por ky fillim sigurisht që do t’i gëzojë shumë shqiprarët, të cilët mezi po e presin./

23 komente në “Arsyet pse Ilir Meta është politikani më i trembur dhe bërtet e bën si i fortë”

  1. K says:

    Kurrë më fshatarë të drejtojnë institucionet shtetërore. Ata duhet të drejtojnë vetëm koprativat dhe të kënaqen me thashethemet dhe intrigat provinciale.

    1. Shaqo says:

      …po pashtu dhe asnje malok ne krye te shtetit, si president apo k.minister. Kurre.

    2. Zhaku says:

      Shqiperine e kane udhehequr me se shumti provincjalet, prandaj eshte aty ku eshte. Fshataret historikisht gjate historise boterore kane qene force reaksjonare, qe u ka prire deformimeve me te shemtuara shoqerore.

      1. Ilirjan says:

        Kemi mbi 70% te popullsise me origjine nga fshati e nga mali. Te jemi me te kujdes shem kur bejme te tilla vleresime. E vertete, saliu iliri etj jane nga fshati por, ju siguroj qe nga fshati e malesite ka me qindra mijera njerez te fisshem e te ndershem, qe nuk I njeh kerkush sepse shohin ne heshtje punet e hallet e tyre,dhe kane nje shkalle qytetarie edhe me te larte se shume nga te lindurit ne Tirane Durres etj. Le te jemi me respektues me njeri-tjetrin. Jemi te gjithe shqiptare dhe s’jemi 100 milione.

        1. ari says:

          right!
          Ne parim, edhe une qe vij nga provinca/fshatare kam komplekset e mia te origjnes. Qytetaria eshte nje shkalle e larte (kjo nuk ka te beje me faktin se ke lindur ne qytetet dhe je automatikisht i tille) qe jam perpjekur ta fitoj. Pasardhesit e mi edhe me shume me formim qytetar jane etj. Por, gjithsesi, fshatari mbetet i tille. Brezat e tjere po. Ata mund te konkurojne me qytetaret e Tiarnes, etj.

      2. ??? says:

        Pse ka qytetare Shqiperia??

    3. Tony uk says:

      O Taku a nuk po e shikon qe gjithe loja po behet per gjykaten kushtetuese,dhe per fat te keq po zgjidhen njerezit e Like hajdutit.
      Te na rroje Spaku bashke me kushtetuesen.

  2. Astrit says:

    Sepse eshte me i korruptuari ne Ballkan.U kap me video me ze dhe figure.SPAK cfare pret ,Te kesh priva me ze dhe figure dhe mos te veprosh, vetem ketu ndodh.Keto legena denojne vetem fukarenjte.

  3. Shaqo says:

    …po pashtu dhe asnje malok ne krye te shtetit, si president apo k.minister. Kurre.

  4. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Sa te kete kriminelin sali berisha qe shpetoi nga vidio me 7% iliri nuk e rrun.
    Iliri ka 2 parti,nje ne presidenc,dhe nje e ka nexhmije monika,dhe sa te kthehen budallenjte nga londra,do formojne edhe ata parti per budallenjte turkoshak…
    Me pasurine qe ka vjedh kjo familje blen gjysmen e turkoshakeve nga dibra ne skrapar

  5. Tr says:

    Ne qoftese te gjitha pasurite e pushtetareve, I kthehen SHTETIT, behet fjale per miliarda, atehere shqiperia e VARFER, mund te shlyej borxhet e Medha.

  6. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    ???????????????????????FANTASTIK dhe i MREKULLUESHËM AVOKAT NGJELA , kur thotë që Likja HAJDUT dhe KRIMINEL nga Çepani është bërë si ai i Vetmuari në Pyll që bërtet si FRIKACAK !!! SUPER TAKU si përherë dhe ISHALLAH në VESH të PERËNDISË , ,për të gjitha ato që thua !! DO ZOTI i Madh që Like HAJDUTI dhe KOKËBRESHKA nga Çepani i Skraparit të shkoj në BURG tē përjetshëm dhe më e RËNDËSISHMJA ti SEKUHESTROHEN dhe KONFISKOHEN mundësisht edhe ÇORAPET ,sepse Like FSHATARI , DITËZIU , i ka blerë ÇORAPET 20 €URO , 1 Palë !!⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖⚖?⚖⚖⚖??????

  7. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    ???????????????????????FANTASTIK dhe i MREKULLUESHËM AVOKAT NGJELA , kur thotë që Likja HAJDUT dhe KRIMINEL nga Çepani është bërë si ai i Vetmuari në Pyll që bërtet si FRIKACAK !!! SUPER TAKU si përherë dhe ISHALLAH në VESH të PERËNDISË , ,për të gjitha ato që thua !! DO ZOTI i Madh që Like HAJDUTI dhe KOKËBRESHKA nga Çepani i Skraparit të shkoj në BURG tē përjetshëm dhe më e RËNDËSISHMJA ti SEKUHESTROHEN dhe KONFISKOHEN mundësisht edhe ÇORAPET ,sepse Like FSHATARI , DITËZIU , i ka blerë ÇORAPET 20 €URO , 1 Palë !!⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖⚖?⚖⚖⚖????

  8. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    ??????????????????????FANTASTIK dhe i MREKULLUESHËM AVOKAT NGJELA , kur thotë që Likja HAJDUT dhe KRIMINEL nga Çepani është bërë si ai i Vetmuari në Pyll që bërtet si FRIKACAK !!! SUPER TAKU si përherë dhe ISHALLAH në VESH të PERËNDISË , ,për të gjitha ato që thua !! DO ZOTI i Madh që Like HAJDUTI dhe KOKËBRESHKA nga Çepani i Skraparit të shkoj në BURG tē përjetshëm dhe më e RËNDËSISHMJA ti SEKUHESTROHEN dhe KONFISKOHEN mundësisht edhe ÇORAPET ,sepse Like FSHATARI , DITËZIU , i ka blerë ÇORAPET 20 €URO , 1 Palë !!⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖⚖?⚖⚖⚖????

  9. Diktat says:

    Po po ! Vazhdoni té shihni êndrra ! Meta me largimin e dovoranit ka shtênê nê dorê gjithê emérimet nê gjykatat kryesore, ka kapur reformén né drejtêsi dhe tall koqet me takun ramén dhe ambasadorét ! Kjo falê venecias qé duke mbéshtetur metén varrosi dhe shpresên e shqiptarve pêr shtet dhe drejtësi !.

  10. ...... says:

    Gjalle eshte ky!!!!! As corona nuk e do
    Pasi kapi peshqit e medhenj
    Pasi arestoi salen ilirin etj
    Pasi i rregulloi te tere Tani na del me teori te tjera.
    Akoma e lexojne kete Ngjelen e byth…es

  11. Hahahahahaha says:

    Te gjithe duhan te vjedhin ,dikush pake e dikush shume ..Konkurenca eshte e madhe …
    Deri tani keta qe kane vjedhur ,,i kane qire robte Popullit ,qe eshte shume i Gezuar ,saqe here pas here neper Mitingje i shohim te kenaqur ..
    Dhe ata Spiunat ne Londer qe sollen sie M 16
    te na hajne k….ose le te na e lepijne…

  12. jetimet e 21 Janarit says:

    @Presidenti nga skrapari qe te pret doren
    Mire i ke thene te gjitha po ke harru kryesoren:
    Sa te kete Like Floriri tere ‘çunat e bllokut’ e mbi te gjitha minoritaret òobenj qe s’kane te bejne fare me Shqiperi e qe 70 vjet i kane nxjere UJE TE ZI si puna e Blushave,Pollove,Lubonjave dhe karabushave perfshi kete djalin e Kiços me mbiemer NGJELA…Nuk e rruan fare!
    Psikopati NGJELA ish ‘çun blloku’ e minister i ‘drejtesise’ se krriminel serb Salise ka VJEDHUR-Miliona si i D E K L A S U A R !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. Arqile says:

    Analize shume e mire bravo Spartak.Shteti i gjithe behet injorant kur ne krye te tij dalin injorante si Ilir Meta.Nuk duA ti degjoj disa komentues qe i ngaterojne gjerat me te qenit nga fshati.Njeriu i edukuar qe vepron ne baze te ligjeve dhe qe ron me djersen e ballit ezhte edhe fshatar edhe qytetar.

  14. dulla says:

    Like floriri e filloi me thenien ME QETESI DHE DASHURI, ku e ka kete apo i ka ardhur veza te bytha dhe prandaj bertet dhe eshte cmendur, ka dhe nje arsye qe ai po e saboton DREJTESIA…..

  15. Neta says:

    Mezi presim veprimin e ligjit.Analize e shkelqyer avokat.

  16. Shenjestra says:

    Gjykata kushtetuese do te ngrihet,por do ngrihet me njerzit e Metes.A e shikoni se cilet po vihen ne ate gjykate? Njerzit qe i bejne iso Metes. Pse KED-ja po vepron kundra rregullave? Sepse mbeshtete nga njerizit e Metes dhe te Berishes,te cilet jane zgjedhur ne instancat kryesore te drejtesise.Reforma ne drejtesi deshtoi dhe drejtsia eshte atje ku ishte me prokuror e gjykates te koruptuar,te shitur te Berisha dhe Meta.Prandaj Meten nuk e gjen gje,ai dhe te tjere t’i gezojn parate qe kane vjedhur.

  17. Hydajeti says:

    Mos u beni budalle se asnje nuk do lendohet kaq shume sa e cmoni . Mos kujtoni se spaket kan ardhe nga qielli ata jane sperkat nga sulltani i madh qe per 30 vjet e shkaterroj kete vend dhe shembullin e pate me sy tek spaaku i sperkatur qe mijra hektare te llales i mbaten per veti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje