Roli i politikanëve shqiptarë në hartimin e raportit të Dick Martyt do të jenë tashmë objekt hetimi i një Komisioni të Posaçëm Parlamentar.
18 deputetë të kësaj force politike i janë drejtuar ditën e sotme kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për ngritjen e këtij komisioni.
Ata thonë se ky komision duhet të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Ngritjen e një Komisioni të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që janë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione politike shqiptare nëpërmjet veprimeve dhe mosvperimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet t’i vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’i prezantojë para Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati kohor prej 3 muajsh”, thuhet në kërkesë.
Kërkesa vjen pas akuzave të fundit për përfshirjen e Lulzim Bashës, në mbledhjen e fakteve kundër “krimeve” të UÇk-së.
Në aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj kupolës së UÇK-së, thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme në disa vende në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan në Shqipëri nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.(TemA)
Nje hetim shterues i paanshem, duke perfshire edhe eksperte te huaj lidhur me akuzen e rende te Dick Marty duhej te qe bere me kohe.
Se pari per arsye humanitare, ne respekt te viktimave ne se me te vertet ekzistonin “shtepi te verdha” ne Shqiperi. Institucionet europiane, qe merren me te drejtat e njeriut e donin zyrtarisht sqarimin.
Se dyti per te pastruar imazhin e Vendit nga akuzat e turpeshme te cilat shkuan deri ne Keshillin e Europes. Miqte tane e kane pritur nje pergjigje ekspertesh.
Se fundi per te verifikuar kontributet e “politikaneve” tane ne kete afere makabre.
Edhe tani nuk eshte von. Por, duke e shmangur hetimin nga moria e pyetjeve qe duan pergjigje vetem tek pyetja e fundit, i vlen vetem klases politike per luftrat e brendeshme per pushtet.
Tek e fundit politikanet vetem hallin e karrikeve kane…
Si gjithnje komisionet parlamentare thjesht shashka……kurre nje raport konkret…idiotesira ekektorale dhe gafe diplomatike pa dyshim we do shenohet nga nderkombetaret…
Ky raport hetimor, duhet domosdoshmerisht, i pa anshem, konkret, pa indicie politike per ti ngritur prestigjin keti vendi, mbasi nuk eshte e lehte por eshte poshteruese qe veprime te tilla makabre te jene kryer brenda teritorit shqipetar dhe ne fund, ti tregohet vendi kujdoqofte, politikani apo tjeterkushi, shqipetar apo i huaj qe sajon te tilla mostruozitete nese jane te verteta.
Komisioni nese ngrihet, te kryeje detyren dhe Kuvendi i Popullit te shprehet tamam, jo si me komisionet e deritanishme, vetem konstatime.