Ish-avokati i Maradonës dhe mik i ngushtë i tij ka deklaruar se për vdekjen e legjendës së futbollit duhet të nisë një hetim, pasi shkak u bë një “idiotësi kriminale”.
Maradona humbi jetën të mërkurën, në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiorespirator, dy javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru. Por, avokati Matias Morla, thotë se u desh të kalonte gjysmë ore që ambulanca të mbërrinte në shtëpinë e mikut të tij.
“Sot, është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe refleksioni”, shkroi ai. “Sa i përket raportit të Prokurorisë së San Isidros, është e pashpjegueshme se për 12 orë, miku im nuk pati vëmendjen apo nuk u kontrollua nga ana e personelit shëndetësor. Ambulancës iu desh gjysmë ore për të mbërritur, ishte një idiotësi kriminale”.
Morla thotë se këto fakte nuk duhet të anashkalohen dhe ai vetë do të kërkojë që ngjarja të hetohet deri në fund.
Maradona ishte komunist i flaket vdiste per fidelin edhe caven e venezueles ishte komunist i zjarrt si Sali berisha…por futbollist legjende R.I.P
atëherë e paska vrarë enveri!!
enveri vetë nuk ka vdekur,pyesni alfred cakon po deshët!!
është në një vënd sekret me stalinin dhe maon!!në vëndin tjetër sekret përballë tyre janë hitleri dhe benito musolini,po marrin në pyetje pinoçetin,se nuk i besojnë shumë!!nuk bëjnë asnjë sherr mes tyre se duke qënë në vënde sekrete nuk dinë ku të sherrohen!!
ishte shaka e gjitha,nuk e ka vra enveri!!
në fakt maradona nuk ka vdekur dhe ai është në një vënd sekret me elvis preslin edhe majkëll xheksonin!!
Me pelqen humori i Anticensures. Per mendimin tim, I madhi, i paperseriteshmi Maradona ishte i lire, e jetoi jeten sic deshte vete. I madh, i lire.