Një lajm i trishtë për botën e artit dhe jo vetëm. Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e ka humbur betejën me Covid-19.
Mësohet se Blloshmi ishte e shtruar prej tre javësh në spital.
Ajo njihet nga kritika si “Frida Kahlo” shqiptare.
Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.
Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.
Ngushellime Familjes se Artistes
se njohur,z. Lumturi Blloshmi
qe per hir te ktij Realiteti te mbrapsh Shqiptar,
e shof per her te par,sepse Media shqiptare eshte e okupuar
me surratet e djajve Politike gjithe kto 30- vjet duke na servirur gjithcka negative,
si Opinion,
easpak Artin e Kulturen Artistike kto Artiste meritojne me shume
hapesire por edhe Rrespekt ne jeten e shoqerise ,
kto jane Vlerat e nji shoqerie etj.etj
jo kafshet e egra Politike.
————–
U preht ne Paqe
—
Nje grua fantastike. U prehsh ne paqe!
U prehte ne paqe.
Zoti qofte me te.
Ngushellime dhe force familjareve dhe miqeve.
R. I. P.