Vret aksidentalisht shokun me armë gjahu, arresohet 27-vjeçari

27 Nëntor 2020, 08:46Kronika TEMA

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi me iniciale K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me çifte.

Sipas policisë, dyshohet se nga pakujdesia, shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Tiranës.

27-vjeçari K.K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje