Fundi i Agimit të Artë: A na ka treguar Greqia se si duhet vepruar me neo-nazistët?

28 Nëntor 2020, 09:20Rajoni TEMA

Nga Georgios Samaras “The Conversation”

Kur një valë e ekstremizmit të djathtë e goditi Greqinë në vitin 2012, pak njerëz do ta kishin parashikuar se Agimi i Artë, një nga grupet e përfshira në këtë lëvizje, do të rritej aq shumë sa të bëhej partia e tretë më e madhe në parlamentin grek.

Ai ishte fillimi i një periudhe të gjatë trazirash në politikën greke.Por ajo “përrallë” neofashiste përfundoi në atë që u cilësua si gjyqi më i madh nazist që nga ato të Nurembergut. Agimi i Artë, është shpallur një organizatë kriminale, dhe liderët e saj janë burgosur, për shkak të përfshirjes së tyre në aktivitete të paligjshme – përfshirë vrasjet, sulmet ndaj emigrantëve, armëmbajtje pa leje dhe mashtrime.

Gjyqi zgjati më shumë se 5 vjet për shkak të vonesave të shumta, dhe pengesave që e kthyen të gjithë procesin në një kaos të pafund. Ndërkohë, partia ishte e lirë të nxirrte pa kufizime kandidatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Në total u dënuan 37 anëtarë të Agimit të Artë, përfshirë udhëheqësin Nikolaos Michaloliakos dhe 17 deputetë. Ioannis Lagos, anëtarit të vetëm të Agimit të Artë në Parlamentin Evropian, ka të ngjarë që t’i hiqet imuniteti parlamentar në ditët e ardhshme.

Lagos është i njohur për përdhosjen e një flamuri turk gjatë një debati.Çdo vend evropian ka grupime të tilla ekstremiste si Agimi i Artë. Ato janë shpesh pjesë e rrjeteve më të mëdha ekstremiste të krahut të djathtë, me baza të vogla mbështetësish, por që janë shumë besnike.

Agimi i Artë hyri shpejt në skenën qendrore të politikës greke pasi e shpalli fushatën e saj të parë të madhe zgjedhore. Koha ishte jetike. Destabiliteti politik në rritje në vend,bëri që në Greqi të mbaheshin 3 palë zgjedhje të përgjithshme midis viteve 2009- 2012.

Të gjitha partitë tradicionale po e humbnin mbështetjen e publikut për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike.Për më tepër, partia e vetme aktive e ekstremit të djathtë në parlament atëherë (Tubimi Ortodoks), kishte rënë dakord të merrte pjesë në një qeveri të koalicionit të përkohshëm të organizuar nga Lucas Papademos për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Kjo lëvizje u pa si një tradhti nga mbështetësit. Hapësira në ekstremin e djathtë dukej e zbrazët, dhe kjo i dha mundësi Agimit të Artë që të lëvizte me shpejtësi dhe ta plotësonte atë boshllëk, pa u përballur me konkurrentë.Ai lloj monopoli që krijoi i dha mundësi të veprojë në mënyrën më agresive politike.

Kjo parti promovonte pastërtinë kombëtare, anti-komunizmin dhe premtoi dëbime masive të emigrantëve. Dhe kjo retorikë dhe kriza e refugjatëve që nisi më vonë, nisi të japë frytet e veta.Thirrjet për politika më agresive ndaj emigracionit, u bënë thelbësore në fushatat e saj zgjedhore.

Studimet e fundit, kanë treguar se ekspozimi i Greqisë rurale ndaj krizës së refugjatëve, e shtoi shumë mbështetjen për Agimin e Artë. Ajo siguroi 9.4 për qind të votave në zgjedhjet për në Parlamentin Evropian të vitit 2014, ndërsa në shtatorin  e vitit 2015 arriti kulmin duke marrë 7 për qind të votave në shkallë vendi.

Gjatë viteve të para të krizës ekonomike greke, u duk sikur publiku po përpiqej që ta ndëshkonte përmes votës sistemin politik. Besohet gjerësisht se kjo epokë zemërimi, mbaroi në vitin 2017, kohë kur edhe nisi rënia e Agimit të Artë. Greqia hodhi poshtë populizmin dhe e braktisi politikën ekstremiste, duke i lejuar partitë tradicionale të ri-zënë vendin e tyre në skenën politike.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Agimi i Artë i humbi të gjitha vendet që kishte në parlament, dhe iu desh të mbyllte shumicën e degëve të saj për të mbijetuar financiarisht. Gjithsesi, ajo ka ende një hije të gjatë dhe vijon të ndikojë mbi politikën greke.

Për shembull, partia në pushtet Demokracia e Re, i ka hapur dyert e saj një numri politikanësh të ekstremit të djathtë, të cilët zhvilluan fushata të suksesshme në zgjedhjet e fundit. Disa prej tyre, kishin shprehur më parë pikëpamje të forta ksenofobike dhe antisemite.

Partia ultra-nacionaliste Zgjidhja Greke e Kyriakos Velopulos, fitoi ndërkaq 10 vende në parlamentin grek pas një fushate të gjatë kundër emigrantëve.

Zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, ka formuar një lëvizje të re të quajtur Grekët për Atdheun – edhe pse edhe ai ndodhet momentalisht në burg. Në prag të gjyqit kundër Agimit të Artë, Kasidiaris, është përpjekur të distancohet nga ideologjia neo-naziste, por kjo mbetet ende për t’u provuar.

Të njëjtët votues, që e përqafuan dhunën dhe e legjitimuan Agimin e Artë për praktikat e saj të dhunshme, mund të mbështesnin një lëvizje të ngjashme. Ne mund të presim që ndonjë parti e tillë të jetë më pak agresive dhe neo-naziste sesa Agimi i Artë, por vlerat e saj do të jenë të ngjashme.

Greqia na ka treguar se si duhet të veprojmë me neo-nazistët. Por kur është fjala për ekstremizmin, është e rëndësishme që të njohim vitet e aktivizmit antifashist gjatë ngritjes së Agimit të Artë. Ajo ishte një luftë që nganjëherë, dukej si një kauzë e humbur.

Me ndjekjen penale dhe dënimin e kësaj organizate kriminale,demokracia ia doli të kalojë një test të rëndësishëm. Vendimi i gjykatës, ishte i mjaftueshëm për t`a zhdukur nga qarkullimi Agimin e Artë, por mbetjet fashiste janë ende atje, duke u riorganizuar dhe planifikuar lëvizjen e tyre të radhës./Përktheu: Alket Goce – ABC News

10 komente në “Fundi i Agimit të Artë: A na ka treguar Greqia se si duhet vepruar me neo-nazistët?”

  1. Poku says:

    O zot,, cfare neonazistesh..?! Greket jane jevgj Ponti qe kane urrejne patologjike per te bardhet. Te gjithe te bardhet ne Greqi jane shqiptare dhe pasardhes shqiptaresh.
    Europa i sheh si trup i huaj sepse greket jane te ardhur nga Azia dhe nje dite do nisen nga kane ardhur.

  2. niko says:

    Asgje nuk ka treguar Greqia per neofashizmin ai ekziston ne ate komb racist te ndyre…. Shikoni mban akoma ligjin e lufets me Shqiperine.

  3. E verteta says:

    O paku, i thojne njeshprehje “ I tha gomari gjelit kokemadh”dhe puna jote or plehre arabe-turke keshtu eshte.Me emra mbiemra osmane dhe arabe me xhami ne cdo cep,me gra ninxha te mbuluara ,me prapambetje mendore-intelektuale-ekonomike ne cdo fushe,pa baze kulture dhe ekonomie dhe ke argument racor?Po pse nuk te llogarit madje te perbuz cdokush ne Evrope dhe bote sapo thua nga vjen?Madje dhe byrazeret turq ju thojne arnaut,ku e gjen kurajon te krijosh keto rreshta.Nqs je strehuar ne male dhe shpella apo stane shume larg nga deti nuk do te thote qe je race superiore or vulehumbur sepse popujt e mencur jetonin prej mijra vitesh ne det.Sepse deti sillte zhvillim,pasuri,demokraci nuk kishe nevoje per rruge ,merr anijen dhe leviz ku ta doje zemra dhe mendja por ti si austolopitek nuk i kupton keto gjera.Hajde Gezuar festen e shtetit me te mire dhe me te sukseshem dhe te lumtur ne Evrope

    1. Arbërori says:

      E vërteta (apo gënjeshtra)

      Ai komentuesi më lart e ka tepruar pak por ka thënë të vërtetën, kurse ju grekqirat nuk e pranoni të vërtetën. Çfare lidhje ka ekonomia e dobët me historinë?
      Po nëse nesër fuqizohemi ekonomikisht a ndryshon historia? E vërteta është që ju grekqirat e keni manipuluar historinë dhe jeni gabela turko-arabë që flisni greqishten e re, as më pak e as më shumë.
      Punë grekqirash, gjellë qensh!

    2. ben says:

      E verteta-e vetmja e vertete ne komentin tend eshte se je nje injorant. PErkatesia fetare nuk percakton nacionalitetin e nje individi. Pasta, xhamite i ke mu ne mes te Athines, prandaj mbylle me mire halene.
      E fundit, kur nuk ke njohuri per gjuhet, me mire mos fol. Arnaut, ne turqisht perkthehet si nje njeri trim, i forte dhe shume inteligjent.

  4. Papi says:

    Te jesh nazist duhet te pretendosh se je arian kjo eshte filozofia e nazizmit, po greket jane ariane?
    Keta nuk jane naziste
    Agimi i arte ishte pjelle e sherbimeve sekrete qe perqafuan megali idea si platforme nuk pati sukses sepse rracizmi jep rezultat kunder me te dobtit kur je ekonomikisht superior ndersa ne greqi ai u formua ne momentin e falimentimit total dhe u pa se cfar rezultati dha

  5. E verteta , te dhemb . E kuptoj . says:

    Por “poku” ka te drejte . Me kujtohen pamjet e grekeve ne vitet 90-te . Me dukeshin nje perzierje indiano-turko-iraniane . Me dukeshin ne paraqitje , se ne mentalitet jane te tille .

  6. Erdogan says:

    Problemi tani eshte,kur do merni vise per ndonje pune sezionale ne Greqi,Itali apo Gjermani se sa per 39 Veziret,qindra Passhallare,Mijera Bejlere,Agallare,Hoxhallare,Imame,Dervishe etj e dime se cfare ishin dhe per ke luftuan.
    Ishin si Vasili,Jeorgua apo Odhisea para Osmaneve qe u bene Hamza,Qemal,Sulejman,Hasan,Mah-mut (mehmet shqip),Abdullah (Abdyl shqip) etj.
    Pavaresisht se Emrat i ndroni si Xhaketat kur vjen komunizmi i vendosni Maksi, Perparim,Perballim,Clirim,Vendim,Provokim etj tani kini emra Elivis,Elton,Erion,Edvin,Eduart,Ariana etj presidente amerikanet me buste,me bulevarde,me sheshe ne emer te tyre etj.
    Nuk e di nga kush kishin “frike” Perandoret Ilyre si Megas Iustinianos,Megas Kostantinos te shkruanin ndonje fjale “shqipe” edhe me Alfabet Greke apo Latine te tregonin se nuk ishin Greke!
    Te mohosh Vetveten per aresye se je Idiot dhe Ignorant eshte turp i Zotit.
    Historia e thote qarte (certo) qe Perandoret Ilyre ishin Greke qe ndertuan Agia Sofian si Iustinianos kurse “pellazget e Allahut” ferkojne duart nga gezimi qe Baba i tyre Sulltani Erdogan e ktheu ne Xhami.
    Fakt qe i thonin Agia jo Shen latinisht,apo Polis jo Qitet nga Cita italisht.
    Gluha (Glosa) juaj eshte e krijuar (este criate) nga armiqte e Helenizmit Austro Italianet ne shekujt e Perandorise Osmane.
    Sado qe nje put……….e te thote qe une Jam e ndershme faktet dhe e verteta nuk mohoen.
    Ju te ashtuquajture Arnaute jini te lyer deri ne fyt me m……..t por nuk ju le Covidi i Tur-qise te merisni eren.
    Historia eshte e shkruar nga Greket dhe ketu ne Ballkan deri sa u pushtua nga Roma.
    Bile deri sa erdhen Osmanet.
    Nuk na thote Marin Mema apo “historianet pellazge” se ata historiane te Lashte Greke si u moren vesh me “Ilyret Arnaute” qe shkruajten per faktet ne Ilyri apo Epir?
    Apo kishin “spiunet dhe tradhetaret” (spy and traitor) e tyre?
    Ju jini per tju qare hallin o te mjere.

    1. Grekqiresi says:

      Greket e zi (nuk flas per pasardhesit e shqiptarev) njihen vetem per dy gjera ne perndim: per dembelizem dhe bytheqirje. Kaq!

  7. taso kume says:

    Qe te quhesh GREK duhet te pranosh se ke origjine SHQIPTARE, ose ndryshe je beduin AZIJE O AFRIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje