Gjobat e deklaratat për Covidin, bujë në mediat greke. Kryemadhi: Më pëlqeu

28 Nëntor 2020, 09:10Politika TEMA

Lajmi i bujshëm i gjobitjes së presidentit Ilir Meta për shkak të pjesëmarjes në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, duke mos respektuar masat anti-Covid, u raportua edhe në mediat greke.

Gjithashtu mediat e shtetit fqinj raportuan edhe qëndrimet e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për Covid-19 dhe gjobat që ajo ka marrë për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Për këtë është pyetur edhe kryetarja e LSI-së, e cila tha në emisionin “Zonë e Lirë” se transmetimi i deklaratave të saj në Greqi ia ka pëlqyer.

Më pëlqeu shumë se janë mbi 600 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi që e kanë parë si sfidohet një virus me dashuri, solidaritet dhe mbi të gjitha besim në Zot”, theksoi Kryemadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje