Ish presidenti ndalohet në aeroport me një çantë me para: Dikush i futi fshehurazi, nuk janë aspak të miat

28 Nëntor 2020, 20:30Bota TEMA

Ish presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya deklaroi se u ndalua në mënyrë të padrejtë ditën e premte në aeroportin ndërkombëtar të Toncontin, pasi në bagazhe iu gjetën 18 mijë dollarë, për të cilat thotë se nuk ishin të tijat.

“Unë nuk e di origjinën e atyre parave. Është e dukshme se dikush i ka vendosur ato në valixhet e mia. Unë kam udhëtuar mbi 400 herë dhe e di se nuk është e lejuar të transportosh një sasi aq të madhe parash. Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush i vendosi paratë aty”, tha Zelaya në media.

Më herët ish presidenti zbuloi në rrjetet sociale se u ndalua në zyrën e emigracionit në aeroportin e Toncontin pas kontrollit të valixheve, por shton se nuk u arrestua.

Zelaya, i cili udhëhoqi Hondurasin nga viti 2006 në 2009 ishte një nga aleatët kryesorë të Hugo Chavez në Venezuelë. Ai u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti në qershor 2009 ndërsa po përgatitej të mbante një referendum mbi rizgjedhjen presidenciale, për të cilin kundërshtarët e tij thanë se ishte një hile për të qëndruar në pushtet.

2 komente në “Ish presidenti ndalohet në aeroport me një çantë me para: Dikush i futi fshehurazi, nuk janë aspak të miat”

  1. Hapu Xhipe says:

    Kto jan pare xhepi per Liken kur shkon me u bo tap ne gjirin e lalzit.

  2. Nga experienca shqiptare says:

    Ky ka kalu 18$ sa me habit doganieret pas tij kane kalue valixhet me miliona!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje