Juventusi nuk fiton dot as ndaj Beneventos

28 Nëntor 2020, 20:12Sport TEMA

Tjetër barazim në kampionat për Juventusin. Kampionët e Italisë nuk shkuan me shumë se rezultati 1-1 në fushën e Beneventos së Pippo Inzaghit. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Alvaro Morata kaloi ekipin e Andrea Pirlos në avantazh në mesin e fraksionit të parë.

Asist i Federico Chiesa dhe diagonale e saktë e sulmuesit spanjoll, i cili dribloi një mbrojtës më parë.

Goli i tretë në kampionat për Moratën, teksa vendasit gjetën golin e barazimit në minutat shtesë të pjesës së parë. Goditje fantastike e mbrojtësit Letizia dhe topi në rrjetë.

Juventusi tentoi fitoren në pjesën e dytë, por bardhezinjtë vuajnë kur Cristiano Ronaldo mungon.

Përfundimisht 1-1 dhe “Zonjë” në kuotën e 17 pikëve, tre më pak se Milani i vendit të parë që nesër pret Fiorentinën në “San Siro”.

1 komente në “Juventusi nuk fiton dot as ndaj Beneventos”

  1. sokoli says:

    Qenka pikelluar Edi Rama , nejse spara ja ve veshin shume Rames se me cskuader eshte , nga fryn era eshte , shkon ne Bavari dhe thote ;jam Bayern , shkon ne Itali :jam juve , smeret vesh se ceshte Rama …..duan te fitojne dhe Ligen e kampioneve Juventusi , me pelqen kur thone qe objektivi yn eshte fitorja e Liges se Kampioneve …….keta nuk fitojne dot Beneventon , pale te shikojne ne sy perbindeshat e Mynyhut , kot e kane …..
    Edhe kete vit shikoj Robert Lewandowskin dhe Manu Neuer me kompani ta ngrene ne Stamboll kupen me vesh te gjata ………..tani per tani askush nuk i perballon dot bavarezet …..te mbysin me presingun lart , ku me pak fjale dhe thjsht do te thote pregatitje e jashtezakonshme fizike …… , sulmi i tyere eshte zjar dhe celik ……do kohe Juventusi te behet madheshtor , ckujtuan se moren Ronaldon dhe fituan gjithcka ??? Do bole Liga a Kampioneve sdo nje grusht me gel flokesh , instagram , plazhe , dhe demostrime brekesh CR7…….Moren Pirlon pra , mbaroj ajo pune ……Pirlua do iki naten nga Juventusi ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje