Ilir Daja: Dua të arrij sukseset e Skënderbeut me Partizanin

28 Nëntor 2020, 12:25Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, do të përballet nesër ndaj ish skuadrës së tij, Skënderbeut.

Në konferencën e sotme tekniku i të kuqve theksoi se do të përsërisë sukseset që ka pasur tek korçarët me ekipin e Partizanit.

“Dihet që me Skënderbeun kam kulmin e karrierës time dhe do dëshiroja ta bëja të njëjtën gjë me Partizanin. Kam kaluar shumë mirë në atë qytet ku edukata dhe kultura janë prezent në çdo moment.

Nesër i kemi kundërshtarë dhe ashtu siç kam bërë me Skënderbeun duke dhënë maksimumin, ashtu do bëj edhe me Partizanin. Ky është profesioni ynë. Nesër do mendoj me të gjithë mënyrat që bashkë me ekipin të dalim me tre pikë nga ndeshja.

Kam kërkuar nga stafi të fokusohemi te ndeshja me Skënderbeun. Ajo është shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimësinë. Nëse do flisja për derbin do bëja të kundërtën e asaj që u kam kërkuar lojtarëve. Kështu që do të flas për derbin në momentin që do të vijë ndeshja. Nëse vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë, besoj se gjërat do të jenë në favorin tonë”, tha Daja.

1 komente në “Ilir Daja: Dua të arrij sukseset e Skënderbeut me Partizanin”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Je ne vendin e duhur.
    Mbasi e zhytet Skenderbeun ne llum duke shitur ndeshjet tani e ka rradhen Partizani.
    Po Partizani ka dhe nje problem tjeter : pastrim parash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje