VIDEO/ Përshëndetja e fundit e Maradonës teksa e mbajnë prej krahësh

27 Nëntor 2020, 16:24Sport TEMA

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, theu zemrat e miliarda njerëzve në mbarë botën, teksa u largua nga kjo jetë në moshën 60-vjeçare pas një infarkti.

Përveç fotove dhe video të kohës legjendare kur shkëlqente në fushë, në rrjetet sociale janë përhapur dhe pamjet e fundit të idhullit Maradona.

Në një video të publikuar së fundmi, tregohet Maradona duke u largua nga banesa e tij teksa mbahet nga disa persona. Nga pamjet shikohet se ylli i sportit nuk duket në gjendje optimale. Ai përshëndet familjarët dhe më pas largohet.

Për fat të keq, kjo ishte përshëndetja e fundit që ai dha në Tokë, përpara se shpirti i tij të fluturonte në Parajsë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje