Makabriteti: Punëtorët e agjencisë funerale postojnë fotot me kufomën e Maradonës

27 Nëntor 2020, 12:18Sport TEMA
Makabriteti: Punëtorët e agjencisë funerale postojnë fotot

E pabesueshme ajo që ka ndodhur dje në Argjentinë. Dy punonjës të agjencisë funerale kanë dalë në foto pranë kufomës së Diego Armando Maradonës dhe më pas i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale.

Miqtë më të afërt të legjendës së futbollit janë tërbuar nga ky veprim, ndërsa avokati i Diegos, Matias Morla, ka premtuar se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar shumë shpejt.

“Për kujtimin e mikut tim, nuk do ta lë këtë çështje të kalojë. Përgjegjësit do të paguajnë për këtë që kanë bërë”, tha Morla.

Punëtorët e agjencisë funerale janë pushuar menjëherë nga puna.

1 komente në “Makabriteti: Punëtorët e agjencisë funerale postojnë fotot me kufomën e Maradonës”

  1. Sander says:

    Keta do jene shoket e lul bashes se nuk ka mundesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje