Vllaznia drejt privatizimit 100%: Këshilli bashkiak i hap dritën jeshile, ankandi nis me çmimin 508 milionë lekë të vjetra

28 Nëntor 2020, 10:34Sport TEMA

Këshilli Bashkiak i Shkodrës sot i ka hapur rrugë përfundimisht shitjes së 100% të aksioneve të klubit shkodran, për të mundësuar privatizimin e tij të plotë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është mriatuar relacioni i firmosur nga kryebashkiakja Ademi që kërkonte shitjen e klubit dhe përcaktonte shifrën fillestare prej rreth 50 milionë lekësh për ankandin e hapur që pritet të organizohet.

Vendimi i hap rrugë më në fund privatizimit të plotë të klubit dhe sipas Kryetares së Bashkisë, Vpltana Ademi, do të ketë një tenderim të mirëfilltë për të interesuarit të cilët do të trashëgojnë edhe borxhin e akumuluar prej vitesh nga ky klub për shkak të mospagesave të detyrimeve.

“Investitorët privatë dhe mundësia e financimit privat është gjithmonë me efiçente edhe nga shembujt e rajonit dhe botës. Vijmë sot me këtë propozim për shumë arsye të mbështetur në ligj por dhe interesave të shprehura të shumë investitorëve.

Ne nuk privatizojmë sot Vllazninë por miratojmë procesin e shitjes së saj që do të thotë se do të nisë përgatitja e kritereve ligjore dhe do të jetë një proces transparent dhe i monitorueshëm nga të gjithë.

Në asnjë rast nuk do të veprojmë kundër ligjit dhe sigurisht nuk do ia japim të parit që na bën ofertën siç mund të mendojë shumëkush. Do të vendosim sipas ligjit se kush plotëson kriteret dhe më pas kush ofron shumën më të madhe.

Jam e lumtur që më në fund bëjmë të mundur miratimin e dhënies së pëlqimit për shitjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, e cila duhet thënë është i vetmi klub që deklaron dhe paguan me sa ka fuqinë e vet detyrimet tatimore”, ishte deklarata e Ademit para se Këshilli Bashkiak të miratonte me 39 vota pro fillimin e procesit të shitjes së aksioneve të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje