Vjedhje spektakolare në një bankë në Greqi: “Avullojnë” bizhuteritë e grave të miliarderëve

28 Nëntor 2020, 10:51Rajoni TEMA

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në kutitë e sigurisë së një banke të nivelit të dytë në Athinë.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për vjedhjen e disa bizhuterive me vlerë disa milion euro, të cilat ishin depozituar nga katër gra për t’u ruajtur në kutitë e sigurisë së bankës.

Bizhuteritë i përkasin grave të disa prej biznesmenëve më të njohur në Greqi dhe kapin një vlerë totale prej 5.5 milion eurosh, raporton abcnews.al.

Të katërta ato njoftuan punonjësit e bankës fillimist për mungesën e bizhuterive në kuti siç i kishin depozituar më parë duke bërë që të jepej alarmi.

Policia nuk ka tani asnjë të dyshuar dhe duket se vjedhja është bërë nga profesionistë pasi nuk kanë lënë gjurmë. Autoritetet janë duke kërkuar për lëvizjet që kanë bërë gratë deri më tani për të parë nëse dikush i ka kopjuar atyre çelsin unik për hapjen e kutive.

1 komente në “Vjedhje spektakolare në një bankë në Greqi: “Avullojnë” bizhuteritë e grave të miliarderëve”

  1. Muçua i tanes says:

    Kopetenti,
    1) kapni per loqe dy persona officerin e sikuritis dhe manaxherin e depozitimeve………problemi u zgjidh.
    Ps. Ju lutem shume jam i zene me pune ,( sexsist ne pyllin e sodes) sa here te ndodhin keto grabitje veproni si me lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje