Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se kryedemokrati Lulzim Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë dhe se lista Basha e 2017 është prova më e mirë për këtë.
Në një intervistë për Report Tv, i pyetur për marrëdhëniet e tij me kryedemokratin, Astrit Patozi u shpreh se ai dhe Basha nuk kanë qenë kurrë miq, por që kanë pasur marrëdhënie gjithmonë korrekte. Patozi tha se nuk mund të gjykojnë karakterin e dobët të Bashës, por paaftësinë e tij për të fituar.
“Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën, por kemi pasur marrëdhënieve super korrekte. Nuk jemi këtu juria që të caktojmë karakterin. Politika nuk është garë morale apo karakteri, por garë aftësie. Basha humbet se është i paaftë jo se është burrë më i mirë apo më i keq se Rama. Nëse Basha është i zoti po ia falim të gjitha paudhësitë dhe mungesën e karakterit, pasi mua më duhet rezultati dhe ai ka probleme me rezultatin jo me dobësitë e karakterit. Lista Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa domethënës pas, sidomos pas 2013”, tha Patozi.
Astrit Patozi u shpreh se për të nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, pra jo vetëm rotacioni, por ndryshimi i vendit ku anti-vlera dhe antiligji të mos jenë ato që sundojnë dhe për këtë ky pol i tretë që po krijohet ka në fokus pikërisht këtë alternativë, ndryshimin dhe jo rotacionin mes PS dhe PD.
“Për mua nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, por për të bërë ndryshime. Ajo që do doja nga Basha apo edhe nga Rama, a ka mundësi të ndryshojmë këtë vend dhe të mos jetë ky sundim i anti-vlerave dhe anti-ligjit ? Po e bën këtë gjë i kemi sjellë dobi vendit, po ndryshuam vetëm karrigen e kryeministrit s’kemi bërë asgjë. Poli i tretë nuk varet nga numri i partive, por është një projekt dhe një alternativë tjetër”, tha Patozi
Në këtë pol të tretë Patozi tha se ka ftuar të gjithë për të bashkëpunuar që nga Myslim Murrizi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, madje është në bisedime edhe me Agron Duka i PAA-së, aleat i Bashës.
“Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendos”, tha Patozi.
Në lidhje me zonën se ku do të kandidoj Patozi tha se “këtë vendim e marrin të gjithë përfaqësuesit e Bindjes Demokratike, por ai ka dëshirë në Tiranë ku mund të marr edhe maksimumin e votave, pasi gjithmonë ka qenë deputet i këtij qarku”.
Te ishin vitet 90 edhe haeshe se kishe shume te ngjashem,por te pretendosh sot me ate fytyre te luash rol ne politike ose je i marrosur,ose pastaj te duket Shqiperia katund e nga ku mund te livadhisesh!
Nuk e kuptoj se perse rihyne ne politike ne 2021 kur ste dolen 30 vite shkerdhatokraci ç’fare kerkon sot?Maksimumi ti mund te beheshe ndonjekryetar kopetarive ose krye. ar ne ndonje komune!
Ti mund te sfidosh vetem Rudinen e Hajdarit ne kete beteje or Astrit Palloshi!
Agron Doka!
Jo me Jozefina Topallin, se humbet vota .
Poli i tretë…..të gajasin këta kur flasin për pol të tretë.Të bësh pol të tretë me gjithë mbeturinat e partive është sikur të operosh një plagë me vegla të ndyshkura.
Tani qe do besh koalicion me Duken fitove dhe 50 votat e pularis sektori xhafzotaj. kto jan ber per gjynof!
çfare komente te goditura! Qendroje shume here me larte komentuesit se sa ata qe drejtoje te ashtuquajtura parti familjare. Kjo tregon se politiken e bejne ata qe s’bejne dot pune tjeter. Sa keq, politika eshte art dhe jo art-i-zanat si Ilir Meta qe s’e provoi nje dite profesionin e tij ne qoftese e ka marre diplomen se ketyre u a falen me duket. Votuesit shqiptare, eshte koha te mbledhin mendjen: