Nga Irena Beqiraj
Petronas është kompani shtetërore e naftës dhe gazit, e themeluar në Majlazi në vitin 1974. Sektori i naftës në Malajzi fillimisht u dominua nga kompanitë shumëkombëshe, të cilat kishin marrë me koncesion fushat e naftës. Fokusi i aktivitetit të tyre ishte nxjerrja edhe eksporti i burimeve të naftës në formën e lëndës së parë. Deri në atë kohë, kompanitë e huaja, ishin siguruesit kryesorë të teknologjisë në Malajzi.
Në vitin 1974 me shpalljen e Aktit të Zhvillimit të Naftës (PDA) dhe Kontratat e Ndarjes së Prodhimit, qeveria e Malajzisë krijoi Petronas-in. Petronasi ishte mjeti me anë të cilit qeveria implementoi politikën e industrializimit të këtij sektori. Objektivat e saj ishin të qarta, – kontrolli kombëtar i burimeve të naftës dhe sigurimi i lëndës së parë me çmime të përballueshme për tregun lokal të përpunimit, duke i dhënë këtij të fundit një mundësi reale zhvillimi. Petronas-i me anë të “Programit të Zhvillimit të Partnerëve” aftësoi kompanitë vendëse, duke u siguruar marrëdhënie tregtare të qëndrueshme brenda industrisë, por edhe duke investuar në kapacitetet e tyre marketuese dhe të ngritjes së cilësisë. Ishte Petronas-i kompania që drejtoi të gjitha kapacitetet e kërkim-zhvillimit në sektorin e naftës.
Rritja dhe suksesi i Petronas-it u shoqërua me rritjen e kompanive vendëse, të cilat në vitin 1995 (vetëm 20 vjet më vonë) përpunonin brenda vendit 74% e naftës së nxjerrë në Malajzi. Petronas sot është në listën e kompanive globale të Fortune 500 dhe operon në mbi 30 vende të botës.
Përballë historisë së suksesit të Petronasit dhe partnerëve të saj vendës, është historia jonë. Histori që gjatë periudhave të ekonomisë së tregut njeh vetëm dhënien e shpejtë për shfrytëzim të burimeve natyrore te kompanitë e huaja. Kultura e dhënies me koncesion të fushave naftëmbajtese, në Shqipëri ka lulëzuar 100 vjet më parë dhe fillon në vitin 1920. Qeveria shqiptare në 1920-n, dha me koncesion 33,642 hektarë për shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse të Beratit dhe Durrës te D’Arcy Exploration & Co. Ltd, degë e Anglo-Persian Oil Co. Studiuesit mendojnë se në këmbim të këtij koncesioni Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve pikërisht në dhjetor të vitit 1920. Deri në vitin 1932, u dhanë nga qeveria edhe 4 koncesione të tjera. 47,213 hektarë iu dhanë kompanisë së Ferrovie dello Stato, në Vlorë dhe Berat. Ferrovie dello Stato shfrytëzonte ndërkohë, 116.825 hektarë të zonave naftëmbajtëse në Berat, Durrës dhe Vlorë. Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, e cila si fillim operonte në fushën e bitumit, ishte një ndër kompanitë objekt i lobimit diplomatik italian në kohën e negociatave të para me Zogun për ndihmën italiane të vitit 1925. Nuk mungoi as prania franceze përmes (Crédit Général du Pétrole), e cila shfrytëzonte një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime. Mjaftoi vetëm një vit vështirësish ekonomike edhe politike, si viti 1933 dhe numri i koncesioneve në zonat naftë mbajtëse u rrit nga 5 me 15-të. Zonat naftëmbajtëse shqiptare u shfrytëzuan nga të huajt deri në vitin 1945.
Me rivendosjen e ekonomisë së tregut, pas rënies së komunizmit, historia e koncesioneve u përsërit. Në vitin 1943, nga nëntoka shqiptare kompanitë e huaja ekstaktonin dhe eksportonin rreth 970 mijë ton naftë në vit, ndërsa sot kapacitetet e instaluara të ekstraktimit nga kompanitë̈ e huaja është më shumë se 2 milion tonë në vit.
Këto dy histori, qartazi tregojnë sesi dy vende në zhvillim, kanë ndjekur qasje të ndryshme për sa i përket menaxhimit të burimeve natyrore. Nga njëra anë, qasja jonë afatshkurtër, e shpejtë, dembele, e cila mjaftohet në të ardhurat e siguruara nga shitja e naftës bruto. Qasje, e cila mat suksesin e qeverive, me investimet e huaja, të cilat kryesisht kanë qenë në shfrytëzimin e burimeve natyrore. Qasje e falënderimit të përulur deri te gjunjët, për investitorin e huaj i cili shfrytëzon zonën më të pasur të vendit por “vë dorën në zemër” dhe investon 200 mijë dollarë për rrugën e ngushtë ku kalojnë banorët e zonës më të pasur të vendit.
Nga ana tjetër është qasja e qeverisë majlaziane, e cila 45 vjet më parë ka implementuar zhvillimin e një politike industriale mbi burimet, politikë të cilën e ka ndjekur jo vetëm me naftën bruto, por edhe me burimet e tjera natyrore si vaji i palmës apo përpunimi i gomës. Një qasje e tillë shndërron lëndën e parë, në mallra të përpunuara përmes zhvillimit të industrisë përpunuese vendëse. Shndërron të ardhurat e ulëta pasive të shfrytëzimit apo shitjes së burimeve natyrore si lëndë e parë, në të ardhura më të larta të siguruara nga shitja e produkteve të përpunuara me vlerë më të lartë. Një qasje e tillë rrit produktivitetin, ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike, rritjen e punësimit, rritjen e konsumit, diversifikimin strukturor të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, ajo ule ekspozimin e ekonomisë ndaj paqëndrueshmërisë së çmimeve, pasi çmimet e eksporteve të lëndëve të para të papërpunuara janë shumë më të paqëndrueshme krahasuar me çmimin e produkteve të përpunuara. Për më tepër, në kushtet e një ekonomie globale një qasje e tillë karshi burimeve natyrore konsiderohet edhe më nevojshme sesa 20 vite më parë. Rritja e shpejtë e kërkesës globale për burime natyrore si bazë zhvillimin industrial gjatë dy dekadave të fundit, e stimuluar në një masë të madhe nga rritja e shpejtë ekonomike e Kinës, ka rezultuar në një ringjallje të interesit mbi zhvillimin e politikave industriale të bazuar në burime në gjithë botën.
Edhe pse politkëbërësit shqiptarë e kanë thyer dhe përthyer “Besimin Publik”, e cili kërkon që shteti të sillet si administrues i besuar edhe i përgjegjshëm i burimeve të caktuara natyrore në emër edhe të brezave të ardhshëm, nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Hartimi i politikave së ri-industrializimit edhe përdorimit me eficencë të çdo burimi natyror është një domosdoshmëri nëse nuk kemi vendour qëllimisht t’i lëmë shqiptarët të varfër, duke u vrarë ndërveti për gardhin e oborrit.
I kopjuar…..
Shqiptaret asnjehere nuk kane qene te zotet te mbajne veten e tyre. Gjithe historine te pushtuar ose te vasalizuar nga te tjeret. Edhe pavaresine nga P.Osmane na e dhane bota, se vete kurre se arrinim. Me pas vazhdimisht ka nderhyre bota per te na mbushur barkun me buke dhe zgjidhur konfliktet e brendshme politike. Edhe sot e njejti muhabet eshte.
Shume te mire e ke shembellin Irene, por tek ne nuk behet fjale se nuk u ndertuan banorve rruge!? Perkundrazi, rrugen qe kishin ua prishen, i vune tritolin tokes, ju helmuan ajrin nga gazi qe shfryn ne te kater anet, ua qelben ujin, ua bene te papishem, ua dhjene token e shtepite.
Nuk ka krim më të madh se t’ua shesësh pasuritë kombëtare “investitorëve” të huaj. Kjo është baraz me tradhti të lartë ndaj popullit. Dhe është edhe allogjike. Ti je zgjedhur për të qeverisur apo administruar këtë vend për 4 vjet, qoftë edhe për 12 vjet. Po ashtu Parlamenti. Atêhere si kanë tagër këta politikanë të përkohshëm tê shesin përgjithnjë apo të japin me koncesion ta zëmë për 30 vjet naftën, kromin, bakrin dhe mos o Zot nesër edhe burimet ujore të vendit?! E shumta ti mund ta japësh për shfrytëzim për 4 vjetët e tua të qeverisjes dhe jo më shumë. Se pastaj vjen në pushtet një qeveri tjetër që është kundër privatizimeve dhe koncesioneve të pasurive të kombëtare! Si i bëhet atëhere?! Shitja e pasurive botore ose dhënia e tyre me koncesion është thjesht tradhti kombëtare. Dhe në rast se nesër në pushtet vjen ndonjë “diktator” nacionalist ai ka të drejtën e Zotit t’i kalojë në plumb të gjithë ata qeveritarë dhe parlamentarë që kanë ndërmarrë një veprim të tillë. Duhet ditur dhe kuptuar se vilat në Gjirin e Lalzit dhe fondet qindramilionëshe që politikanët shqiptarë i kanë depozituar në bankat off shore anë e mbanë globit janë krijuar pikërisht nga shitja e pasurisë publike të shqiptarëve. Edhe kur qeveria i jep një burim me koncesion një privati vendas, ajo duhet të bëjë kujdes në ndarjen e fitimit. Normalisht privatit duhet t’i lihet deri në 20 përqind të fitimit netto, dmth pas zbritjes së shpenzimeve dhe shlyerjes së investimit. 80 pêrqindshi i mbetur duhet të hyjë në arkën e përbashkët të shtetit. Sepse bëhet fjalë për një pasuri “të gjendur”, natyrale, pra që nuk është prodhuar nga investitori. Ndryshe është puna kur investitori me fondet e veta hap një fabrikë prodhimi, ta zëmê këpucësh, duhani apo sapuni. Pa shlyerjes së detyrimeve ndaj shtetit, TVSH-së, ai ka të drejtë të ruajë për vete gjithë fitimin e mbetur.
Irena Beqiraj ka trajtuar një temë mjaft të mprehtë me këtë shkrim, të cilin për fat të keq e ka kaluar ca përciptazi.
Zonja Irena Beqiraj ka bërë një koment shumë llogjik mbi shitjen dhe dhënien me koncesion të pasurive kombëtare. Askush deri tani në Shqipëri nuk ka bërë një vlerësim të tillë. E mbështes plotësisht komentin e saj, dhe i them u lumtë mendja dhe dora zonjë e ndritur! Kjo është një thirrje e fuqishme për të gjithë patriotët shqiptarë, që t’i thërrasin mëndjes, dhe të veprojnë sa më parë. Në të kundërt, shqiptarët po e braktisin Shqipërinë, sepse nuk kanë punë dhe kushte jetese. Pse u shitën përgjithmonë hidrocentralet e ndërtuar me punë vullnetare? Pse u dhanë me koncesine korruptive të gjitha pasuritë kombëtare? Me se do të ushqehet ky popull? Këto janë krime të shëmtuara. Nuk i kontrollon Amerika bankat off shore? Nuk e di ajo kush janë hajdutët? Duhet vepruar o sot o kurrë.
Bashkohem me komentuesit e tjere per vleresimin pozitiv te shkrimit te Irenes dhe sidomos me pershkrimin e shkurter dhe esencial te politikes se ndjekur nga shteti shqiptar ne periudhat para 1945 dhe pas 1991. Nuk dua te ul vlerat e artikullit, por nuk mund te mos habitem se pse nuk eshte permendur fare politika e ndjekur nga shteti shqiptar ne industrine e naftes gjate periudhes midis ketyre dy datave 1945-1991, kur, mjafton te permendet se prodhimi i naftes arriti vlerat nga rreth 900000 ton ne 2 milion e 500000 ton. Kjo do ta bente shume me te qarte rrugen e gabuar qe eshte ndjekur pas vitit 1991 ne vendin tone. Sepse, ndersa Malajzia e krijoi nga hiçi industrine e saj te naftes para 45 vjetesh, dhe duke ndjekur nje politike te drejte kombetare ka arritur ato nivele qe Irena i pershkruan shume mire, ne vendin tone qeverite qe pasonin njera tjetren pse duhet te vepronin sikur vinim nga nje fushe fare e panjohur dhe te shkateronim ate industri nafte qe ishte publike, ta coptonin dhe te jepnin gjithe vendburime pjese-pjese me konçension.
Ndoshta Irena ka patur hallin se mos etiketohej si komuniste.