FOTOT: Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me këta të Tiranës, që s’duan t’ia dinë as për ligj e as për mirësjellje

1 Dhjetor 2020, 11:27Lifestyle TEMA
FOTOT: Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka mbushur 30 vjeç.

Për këtë, ajo ka menduar të organizojë një festë të vogël në Londër.

Në festë kanë qenë të ftuar miqtë e saj të ngushtë, mes të cilëve dy modelet Cara dhe Poppy Delevingne, motra e Ritës etj.

Por, publikimi i fotove në mediet britanike, ka irrituar rrjetin.

Kjo, për shkak se, sipas rregullave aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura, përveç shërbimit “merr me vete” apo dërgesave në shtëpi.

Banorëve të Britanisë u është ndaluar edhe që të takohen në ambiente të mbyllura me pjesëtarë të familjes.

I pyetur për këtë organizim, Jamie Davies, zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson ka thënë se “është e rëndësishme që secili në shoqëri të vendosë shembuj, duke respektuar rregullat. Kjo vlen për secilin anëtar të publikut, duke përfshirë personat e famshëm”.

Për shkak të kritikave, Rita Ora ka kërkuar ndjesë.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë organizova një festë të vogël, duke mbledhur disa miq për 30 vjetorin tim.

Ky ishte një veprim i nxitur me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…

Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm.

Duke patur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë.

Ndihem veçanërisht në siklet duke ditur se sa shumë kanë punuar njerëzit për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe duke qenë plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të ndihmuar që të jemi të sigurt.

Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita.

Ajo ndërkohë është gjobitur me 10 mijë euro, për shkeljen e rregullave.

Tani të vijmë në Tiranë.

Pak ditë më parë, një festë të ngjashme organizoi edhe Bes Kallaku.

Ai kishte ftuar mes të tjerëve, edhe vetë presidentin e vendit dhe bashkëshorten e tij.

Ata thyen të gjitha rregullat, që nga urdhëri për mosgrumbullimin e më shumë se 10 vetëve, deri tek tejkalimi i orarit të lejuar.

Por, jo vetëm që nuk kërkuan falje, siç do të bënte çdo njeri i civilizuar, por talleshin nëpër rrjete sociale dhe intervista.

Imagjinoni tani, të kishte shkuar Boris Johnson në festën e Rita Orës dhe kjo gjë të bëhej publike.

Britanikët do e kishin masakruar dhe sot ai do të kishte dhënë dorëheqjen.

Tani nuk pretendojmë të arrijmë standartin e shoqërisë britanike, por një ndjesë nuk iu kushtonte gjë as Ilir Metës me të shoqen, as Bes Kallakut, e as të fuarve “VIP” të tij, që nuk duan t’ia dinë as për shtet e as për ligje.

(TemA)

16 komente në “FOTOT: Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me këta të Tiranës, që s’duan t’ia dinë as për ligj e as për mirësjellje”

  1. mik says:

    Argument solid.
    Ky eshte shembulli qe na japin politikanet tane.
    Kot nuk thone : peshku qelbet nga koka.

  2. Tajari says:

    Kulturen Britanise ne nuk e arrijme kurre,ne po vrapojme drejt Turqise☹️☹️☹️

    1. Eshte veshtire te besh krahasime says:

      Po more zotri ilir meta e Besard Kadhaku Jane njerze pa kulture nuk njohin as rrespetone shtet as ligje siq bejme dhe jemi shumica prej nesh na duhet shume kohe per tu ber si bota perdimore ne kemi nje shoqri dhe nje klase politike te teren te korrupuare dhe akoma politikanet flitron dhe merren me Diktatore si Erdogani dhe njerze te prapambetur si turqit

  3. Muco says:

    Po tek ne si politikanet se personazhet e tjere publik jane per tu hedhur ne kish te plerave.

  4. Fshati ne feste says:

    Krahasim pa vend.Te krahasosh Boris Johnson me Ilir Meten,apo me keq akoma Rita Oren me Bes Kallakun.Keta Jane thjesht dru me pre te Albanistanit.

  5. Ceni says:

    Ti kerkon, o shoku, qe katundaret e shqiprise te sillen si qytetaret e anglise. Mos! Ilir Meta dhe Bes Kallaku jane rritur mes bagetish.

  6. Ilir says:

    Iliri ku e gjeti kulturen… ne Cepan? Po Bes Kallaku… Aman! Nje tufe katundare karagjoze antikulture nuk mund te krahasohen me Rita Oren e Boris Johnson.

  7. VLORA says:

    VIPAT SI BES KALLAKU E ARBANA OSMANI NU DUHET TE KERKOJNE FALJE.TE KERKOSH FALJE PER GABIMIN QE BEN ESHTE FISNIKERI.KU E GJETEN ATA FISNIKERINE NE BYTHE TE LOPES APO TE KECIT

  8. Devolliu says:

    E po keta jane rrace m..i dhe mis kerko te besh krahasime , sepse nuk ka te ngjashem me ta ne kete planet.

  9. Vrkrt says:

    Pranej si prano europa shqiptart.
    Jan tipa t Sals ata qe sillen antieurop dhe knoqen qe shqipnija ngel jasht

  10. Qifan Shkenca says:

    Edhe kjo rita sahati e tregoi veten qi osht qen shqiptar.
    Po si hyne m hu shqiptarit s ngjo.
    E ka vertetu shkenctari enver hoxha me nji experiment gjysemshekullor kete formul.

  11. Emiljano says:

    Ne qofte se ilir meta do te krahasohej me Boris Johnson atehere Britania do kishte probleme

  12. Kinom says:

    Populli I londres ne radhe te pare ka kultur, zbaton me perpikmeri ligjet, qe kete kultur nuk e kane politikanet tane, Ilir Meta pavaresishte se eshte president na e beri peshqesh Edi Rama qe nuk I falet per kete zgjedhje qe beri. ILIRI ESHTE NJI KOK BOSH, NJI, INJORANTE SE BASHKU ME INJORANTE ATA JANE NJI PRERJE TE DY. TURP PER KETE PRESIDINTE IDIOT

  13. Aldo says:

    Epo Gjini eshte Gjin. Edhe Isa nuk e dorezoi pisqollen ne Londer dhe interpretohet alla shqiptarçe. Gjini e di qe ne nje shtet letre, ku ligji eshte vetem ” deshire” e mbetur ne tentative,ku aktoret jane: politikane letre, gazetare letre, artiste letre , gjykates e avokate letre, qe rrahin gjoksin per ligj dhe rregull,president e pashkeshorte letre, mund te beje çfare te doje se nuk e rruan asnje.

  14. Zylo says:

    Nuk ke cfare te thuash,nje dru i shtrember prish gjithe stiven.Jemi ne ata qe ngelemi tr ofenduar nga kombesite te tjera ku na thone:jeni kafshe pylli.Sepse budallalleku,fodulleku e injoranca nuk kane fytyre gjini e fe.Pasi me shume kujtohen te keqijat se te mirat.Tani ti gjykoje opinioni i ketij populli.

  15. TIRONA says:

    “VIP” KATUNDARE QE JU MUNGOJNE 3 VITET E PARA DHE QE KURRE NUK BEHEN SHEHELI,AJ DRU ME PRE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje