Rama sfidon opozitën, u premton banorëve në Kombinat: Do merrni aq truall sa keni! Në Farkë, kryetari i PD thotë kishin një shtëpi 4 kurora, tani kanë katër

1 Dhjetor 2020, 19:49Sociale TEMA

Kombinati ka nisur prishjet e pallateve të vjetra, të cilat janë zbrazur nga banorët që janë sistemuar me bonus qeraje e do të vijojnë me qeranë e paguar nga shteti, deri kur të ndërtohen apartamentet e reja.

Kryeministri Edi Rama sot ka inspektuar prishjen e pallateve nga ku u ka premtuar qytetarëve se do të marrin një për një shtëpitë e reja me gjithë truall.

“Ajo që them unë nuk është mendja ime është një shtet i tërë që merret me këtë punë.  Kush ka biznes do marri biznes. Ke x metra katrorë farmaci do marrësh x metra katrorë. Të gjithë komplet do marrin me firmë dhe vulë biznesin”, tha Rama.

Një merak i qytetarëve ishte dhe se sa shtëpi do marrin ata që kanë më shumë se një kurorë. Rama u premtoi se do të marrin shtëpi në varësi të kurorës, ndërsa ka dhënë këtu edhe shembullin e Farkës.

“Nëse je me 6 kurora në një shtëpi do marrësh 3 shtëpi. Nuk e bëj unë këtë është me ligj. Dhe po të them  një shtëpi  e shembur. Shko në Farkë, kryetari i PD thotë kishin një shtëpi  4 kurora tani kanë katër shtëpi. Ik shko e  shife është e vërtetë”, tha Rama.

Pas premtimit të Ramës, qytetari i  tha se nëse e bën këtë ai është i fituar në Kombinat në zgjedhjet e ardhshme. “Nëse e bën këtë je i fituar në Kombinat nëse s’e bën je i  humbur”, tha ai.

5 komente në “Rama sfidon opozitën, u premton banorëve në Kombinat: Do merrni aq truall sa keni! Në Farkë, kryetari i PD thotë kishin një shtëpi 4 kurora, tani kanë katër”

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Sa e mban bari vesën aq e mban D’Rama besën.Nese do te kishte ligj per noterizimin e premtimeve o drogaxhi,do te ishe me koh ne burg per mashtrim.

  2. Bafti says:

    E mer Zigur sa pune te pridsh ajo Q tek mbiemri!

    1. Bato says:

      E mor Bafti, Zigur e kemi me intelekt shum te zhvilluar, nga ata te groshes se shqupit ( si QIM PECJA), MBIEMRIN e shkruajtur ne ITALISHT

    2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

      Emri Baftjar eshte huazuar nga turqishtja (por vjen nga persishtja),qe do te thote “njeri me fat”!Per burrat perdoret Baftjar,ose shkurt Baft(fat),ndersa per femrat Baftisha,ose shkurt Bafti.Qerrateshë,ku i vete mëndja Baftit!

  3. vl1 says:

    Jepi k/minister .Ky popull eshte mesuar me te paguar.Paguajm te persekutuarit,ish pronaret,te permbyturit dhe tani termetin.Keto jane paret tona dhe ju per vota beni gare kush do paguaj me shume.Ne asnje vend te botes nuk nderton shtepi shteti sepse jane shoqerite e sigurimeve.Prap do i lesh te pakenaqur se do kerkojne mobilime firmato Une nuk dua qe taxat e mia te shkojne per ndertimin e shtepive dhe meqense te dy partit keni keto mend une refuzoj tu votoj juve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje