KQZ kërkon 10 mln euro për votimin elektronik: Janë fonde të domosdoshme

2 Dhjetor 2020, 11:27Sociale TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Qeverisë dhe Kuvendit që të rishikojnë buxhetin e viti 2021 dhe të ndajë për vitin e ardhshëm rreth 10 mln euro për votimin elektronik.

“Nga analiza e propozimeve financiare, të cilat u përdorën si referencë për percaktimin e vlerës së përafërt, rezultoi se vlera e këtij projekti është afërsisht 1.248.634,198 lekë”, thuhet në kërkesën e KQZ dërguar Kuvendit dhe Qeverisë.

Shuma është nxjerrë si mesatare nga përllogaritja e ofertave të 4 kompanive ndërkombëtare që deri më 28 nëntor i janë përgjigjur thirrjes së KQZ për shprehje interesi për realizimin e votimit elektronik. Koha nuk pret.

“Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme “Për implementimin e projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e datës 25 prill 2021″, në shumën totale 1.248.634.198 lekë”, vijoj kërkesa e KQZ.

Letra është firmosur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Identifikimi dhe votimi elektronik ka qenë një prej kushteve të Partisë Demokratike në marrëveshjen e 5 qershorit. Sipas vlerësimit fillestar të PD, kostoja e këtij procesi llogaritej në rreth 6 mln euro. Por kërkesa e KQZ shkon 4 mln euro më shumë.

4 komente në “KQZ kërkon 10 mln euro për votimin elektronik: Janë fonde të domosdoshme”

  1. Agim says:

    10 mlion euro u be deti kos.

  2. Qerimi says:

    13 miliard leke te shpenzuara kot, te hedhura ne grope, sepse nuk besojme tek njeri tjetri per zgjedhje.

    13 miliard leke te shpenzuara kot ne kohe Covid-i kur ato mund te shpenzoheshin per mbeshtetje sociale, per njerez qe rrezikojne te vdesin.

    Duhet te protestojme per te mos lejuar marrezi te tilla

  3. Albann says:

    Spaku u ngrit por hajduteria vazhdon punen e qete.Ju kuhtohet “testimi elektronik ” nr 1.Miliarda leke avulluan dhe votimi elektronik nuk u testua.Kush pergjigjet per leket e shkuara dem?Natyrisht vendimi ishte kolegjial,haduteria ishte kolegjiale ndersa pergjegjshmeria e askujt.1 vit nga krijimi i spakut dhe duket se vetem masturbon 8 ore ne dite.Njerez pa moral e injorante fuksionale .Njerez qe hane buke e bejne m .t. Nese ligji nuk adreson pergjegjesine ne vendimet kolegjiale perse spaku nuk e kerkon modifikim te ligjit qe keta hajdutet kolegjiale te denohen kur te marin vendimin qe mos testohet numurimi elektronik dhe pasi fondet jane dhen dhe harxhuar.Pse nuk shkarkohet kryetari i spakut?{erse u vu ne krye te SPAKU-t.Cilat jane kriteret qe ai te shkarkohet nderkohe qe fle gjume. Perse na duhet nje LLalle i dyte? Perse paguhet dyfish kur gjumin e ben njesoj si ai i pari?
    ! vit i shluar dem prej SPAK.Sa te tjere do shkojne dem.Rilindja eshte ne borxh me shqipetaret persa i perket drejtesise.K deshtuar 100%

  4. George says:

    10 milion euro KQZ e provinces se Albanistanit do t’i ket ekur te behet shtet anetar i BE-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje