Një familje shqiptare sfidon shtetin gjerman me veprime idiotike

2 Dhjetor 2020, 14:46Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli 

Gazeta BILD shkruan për hallet e shtetit gjerman me një famiilje të madhe kosovare.

Pas disa rasteve me Covid-19 autoritetet shëndetësore para një jave urdhëruan testimin e obligueshëm të tërë familjes.

Kosovarët kryeneçë dhe krenarë vendosën të kundërshtojnë testimin.

Autoritetet shëndetësore u detyruan të kërkojnë ndihmën e policisë, mes tyre edhe 20 policë specialë nga Lüneburgu në Gjermaninë veriore.

Qe tetë ditë shtëpinë e familjes kosovare janë duke e ruajtur pjesëtarët e një firme të sigurisë për të penguar daljen nga shtëpia të trimave kosovarë.

Situata ka eskaluar pasi autoritetet u detyruan të kontrollojnë 4 shtëpi dhe banesa të familjes I. dhe t’i detyrojnë kosovarët t’i nënshtrohen testit.

Me atë rast, sipas BILD, një burrë tentoi të arratiset duke kërcyer nga kati i parë. Të martën Qarku i Lüneburgut njoftoi për 87 raste të reja me Covid.

Prej tyre 30 raste në familjen kosovare. Shpenzimet për të mbajtur nën kontroll familjen kosovare i bartin taksapaguesit e shtetit gjerman.

4 komente në “Një familje shqiptare sfidon shtetin gjerman me veprime idiotike”

  1. dardan says:

    Kosovaret vuajne prej virusit shekullor osman dhe nuk u del infektimi ne tru per 400 vjet te tjera.

  2. Cufi says:

    Edhe ti je me virus krye,nuk jane vetem kosovaret qe nuk pranojne te bajne teste masive por edhe tjere rrotbell,qeveritarte kane halle te shesin tamponat se po ju mbesin ne dore,thone se tamponat kaq qene nje bisnes.Erdhi vaksina tyng

  3. Dani says:

    Çdo to thotë obligim???

  4. gora says:

    Ba ba ba ba shkrim degjenerus, ty o gazetar te te rjepin lekuren e ke shum pak. Ne shkrimin tend ka dosza rracizmi turp qe ditke dhe shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje