Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell.
Ai i bëri komentet në një debat kushtuar dhjetëvjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, një lloj shërbimi i përbashkët diplomatik evropian, ku morën pjesë edhe dy paraardhës të tij, Javier Solana dhe Federica Mogherini.
Borrell foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përsëriti se ky problem duhet të zgjidhet në kuadër të perspektivës evropiane. Në anën tjetër, ai mirëpriti edhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në këtë proces.
“Na vjen mirë që SHBA-të duan të ndihmojnë, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces. Vetëm BE mund të paraqesë ofertën e rëndësishme për njerëzit atje dhe ajo është perspektiva evropiane. Në kuadër të kësaj perspektive duhet të zgjidhet problemi”, ka thënë Borell.
Ai edhe një herë ka shprehur kënaqësinë për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që në fillim të mandatit të tij.
Javier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësuesi i parë i lartë i BE-së prej kur është krijuar ky post, ka thënë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet përmes dialogut, por edhe duke i ofruar një rrugë më të shpejtë Serbisë drejt BE-së. Këtë Solana e ka lidhur edhe me ndikimin e Rusisë në rajon e sidomos në Serbi.
Pas një ndërprerjeje prej më shumë se 20 muajsh, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, rinisi më 16 korrik të vitit 2020.
Në takimin e parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha se biseduan për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për çështjet ekonomike.
Hoti dhe Vuçiq, po ashtu janë takuar edhe në muajin shtator. Por, që atëherë nuk ka pasur më raunde të reja të bisedimeve në nivelin e lartë dhe BE-ja ka thënë se bisedimet do të rinisin pasi të lejojnë kushtet, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
BE-ja mohon se kjo ndërprerje e bisedimeve është bërë për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pala kosovare ka thënë se në dialog nuk do të bisedojë për këtë temë, ndërkaq Serbia insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim që në fund, palët të normalizojnë raportet.
Procesi i dialogu ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që Qeveria e Kosovës vendosi ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, që u pasua nga masa të reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, për t’i dhënë shans rinisjes së bisedimeve.
Merr ato leke qe te paguajne per ate post kot,vendi yt nuk njef Kosoven e ti vec llape kot e nese done Amerika e zgjedh se euvropa zgjedhe l’estinzione.Ju keni liberalizua vizat e gjithefare shtetesh e per kosovaret jo,ju nuk jeni te besueshem e flisni kot
Borell Evropa s’duhet të harroj që ajo që është e Çesares duhet ti jepet Çesares … Daradania ka qenë dhe do jetë e shqiptarëve mos e harro këtë!
Terhiqe mos e keput ne anglisht mund te perkthehet si: Pull it but do not break it.
paska fol mir pas EURO-ORGJISE “te qim shtrember e te flasim drejt”
vazhdo me orgjine shoku se problemet nuk mbarojne
u bo dhe rrelli = borrelli
Për Z. Josep Borrell,
Përgjegjësia që ndjen BE për zgjidhjen e problemeve në Ballkan dhe për rolin e saj global varet fillimisht nga përcaktimi i problemeve, pastaj zgjidhja e tyre. Për shqiptarët nuk ka perspektivë tjetër veç perspektivës euroatlantike dhe rrugës së dialogut. Kjo ka bërë që BE “t’i bjerë samarit se nuk ka ç’i bën gomarit”, thotë një fjalë e urtë popullore. Pse?
Sepse BE mendon se historia i ka lënë shqiptarët më të lodhur e të varfër, të coptuar dhe pa mbrojtje hisorike, rrjedhimisht mund të thyhen më lehtë në dialog prandaj merr me të mirë dhe me favore Serbinë e cila nuk ka zhdëmtuar asgjë nga dëmet dhe fatkeqësit që i ka shkaktuar popullit shqiptar, ndërsa për Kosovën dhe Shqipërinë rezervon presione për mosrealizime, dhe kërkesa për t’i bërë lëshime Serbisë.Ne i kuptojmë të gjitha këto manovrime që nuk çojnë në zgjidhjen e asnjë problemi.
Qeveria e Kosovës për mirëkuptim pranoi heqjen e taksës dhe më pas edh reciprocitetin që shkojnë në dëm të dinjitetit të saj dhe hapin oreksin serb për të bërë tregti me territore shqiptare dhe së fundmi për të ngritur asociacionin serb me të drejta ekzekutive me kusht që të njohë pavarësinë e Kosovës. Cili shtet i BE-së do të pranonte këtë farë maskarade?!
Fatkeqësisht, BE sot me gojën e Z. Borrell thotë se vetëm me dialog zgjidhen këto farë “problemesh” që pretendohen nga pala serbe. BE nuk jep asnjë mendim, por pret si do të kacafyten dy gjela në favor të BE-së. Heshtja për të drejtat kombëtare kosovare favorizon Serbinë.
Nga BE pritet të parashtrojë teza reale, të drejta dhe vepruese për të dyja palët dhe në përputhje me politika botërore.
1. Kosovës iu njoh pavarësia sepse është në të drejtën e saj autoktone, e njeh apo nuk e njeh Serbia. Nëse njohja nga Serbia e pavarësisë së Kosovës bëhet kusht, kjo i jep ish-kolonizatorit dorën të vazhdojë politikën e tij të mbajtjes së ish-kolonisë me metoda të tjera, siç janë asociacionet.
2. Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se rruga e emigracionit është rruga e integrimit, se politika e asociacioneve është politika e “kolonës së pestë” që çon në shkatërrim, jo në miqësi.
3. Nëse kolonët serbë nuk duan të integrohen në jetën dhe organizimin e popullit kosovar, ata janë të lirë të emigrojnë ku të duan.
4. Krahëmarrja nëpërmjet “zgjidhjes fillimisht të problemeve ekonomike” nuk është normale se fillon nga fundi për të arritur të pamundurën.
5. Goditja e udhëheqësve të UÇk-ës pikërisht në këtë kohë është presion i pastër për të thyer palën kosovare. Në luftë vriten nga të dy palët se luftohet për fitore që nuk krahasohen me genocidin masiv të agresorit, në kë të rast të udhëheqjes dhe ushtrisë Serbe.
6. Megjitatë pala kosovare nuk e ka refuzuar dialogun kur drejtuesit serb sot janë ish bashkëpuntorë të atij genocidi sepse respekton të drejtën e popullit serb për të vendosur si të dojë për punët e tij.
7. Njohja reciproke midis dy shteteve të pavarura, Kosovë-Serbi, normalisht, është e mirëqenë, po e padeklaruar për arsyet e mësipërme. Ky deklarim hap rrugën për bashkëpunim dhe dialog.
Populli