Opinioni paraprak i "Venecias", reagon Balla: Për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përhap tym. Nuk do bëjmë asnjë koment

2 Dhjetor 2020, 18:57Politika TEMA

Pas publikimit të Opinionit paraprak të Venecias, ku deklarohej se ndryshimet kushtetuese ishin shumë të nxituara dhe kundër rregullave më kryesore demokratike, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në facebook, Balla konsideron se publikimi i opinionit paraprak është bërë publik për shqiptarët nga opozita, ku kjo e fundit shpërndan edhe tym përmes tij.

Teksa nuk ka bërë asnjë koment për Opinionin, Balla shkruan se Venecia eshte e kthjellet!

Postimi i plotë:

Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!

1 komente në “Opinioni paraprak i “Venecias”, reagon Balla: Për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përhap tym. Nuk do bëjmë asnjë koment”

  1. ?? says:

    Qentë le të lehin, puna e tyre ajo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje