VIDEO/ “Luftë” në Elbasan: Dalin pamjet e ngjarjes që tronditi qytetin, përplasja me pistoleta e ‘Vis Korçarit’ me 3 personat e tjerë

2 Dhjetor 2020, 19:43Politika TEMA

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Report Tv” që tregojnë përplasjen me armë të ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja në kërkim dhe dy të arrestuarve Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Report Tv” tregojnë dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, ku e para është makina tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari.

Ky person njihet nga policia e Elbasanit, si anëtar i një grupi kriminal të njohur në qytetin e Elbasanit dhe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një skenë të ngjashme në rrugën qëndrore të qytetit. Me sa duket mes grupit të tre personave dhe Elvis Çaushllarit, ka pasur një debat e sipër, ku mësohet se kanë shkëmbyr paralelisht sharje dhe ofendime, karshi njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike. Shiq shihet edhe në pamjet filmike, nga automjti tip “Ford” dalin tre persona dhe drejtohen tek mjeti tip “Mazda”, ku qëndronte Elvis Çaushllari.

Dy persona, mes tyre Migert Qosja i shkojnë Çaushllarit, duke e tërhequr dhe goditur, ndërsa në këto momente Çaushllari qëllon njëri prej tyre me armë, pasi siç shihet, të dy personat bëjnë lëvizje të menjëhershme duke u larguar befasisht. Fakti që Çaushllari, ka qëlluar në këtë moment nga brenda makinës, provohet pasi policia ka sekuestruar një gëzhojë pistolete brenda makinës së tij. Ndërkohë pas goditjes së parë, Çaushllari hap derën e makinës dhe me pistoletën që mban në dorë i drejton armën, Migert Qosjas dhe shokut të këtij të fundit Feliks Filaj.

Nga pamjet filmike dhe mënyrën e pozicionimit të Migert Qosjas, duket se edhe ky i fundit mban një armë pistoletë në dorë, ku si Qosja dhe Çaushllari janë të pozicionuar përballë njëri-tjetrit me armë në duar, ku herë pas here qëllojnë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Çaushllari ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa të tre personat Feliks Filaj, Migert Qosja dhe Eris Çekani, e sulmojnë fizikisht Çaushllarin duke e qëlluar me grushta.

Në pamjet filmike ai largohet me vrap duke u ndjekur nga tre të rinjtë, ndërkohë pas disa sekonda tre të rinjtë kthehen sërisht në makinë. Në kthim e sipër Migert Qosja i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ngatëron makinë, pasi në vend që të hipi në mjetin e tij tip “Ford”, ngatërohet dhe gati sa nuk hipën në makinën tip “Mazda”, që drejtohej nga Elvis Çaushllari. Migert Qosja, mandej shkon në makinë dhe së bashku me personat e tjerë largohet. Ndërsa 4 sekonda më pas shfaqet me motor një efektiv i policisë rrugore, që mer nën kontroll situatën. Elvis Çaushllari, largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë, me argumentin se duhet të merte mjekim të specializuar.

Pikërisht në këtë spital është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë Feliks Filaj dhe Eris Çekanit janë ndaluar nga policia me vullnetin e tyre. Ende vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimit e Migert Qosja. Kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi në muajin shkurt 2020, ai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e ndaluar këtë të fundit dhe goditur me grushta e shkelma. (shqiptarja.com)

9 komente në “VIDEO/ “Luftë” në Elbasan: Dalin pamjet e ngjarjes që tronditi qytetin, përplasja me pistoleta e ‘Vis Korçarit’ me 3 personat e tjerë”

  1. veri says:

    Eshte turp qe nuk vihen ne zap te fortet ne Elbasan. Vendosni ne krye te policise Mond Kosenin ta shikoni se si punohet dhe se si zbatohet ligji.

    1. elbasanlliu says:

      very-juve po thoni ti varim ne qafe melcite ujkut qe te shpetojme nga ujqerit e tjere.
      Mond Koseni eshte nje injorant qe kur vendosi “rregullin” mbas 97-ten ne Elbasan me mjete legale dhe ilegale, filloi te merrej me drogen qe kerkonta ta kontrollonte eskluzivisht me kunatin e tij.
      Sot ka plot police profesioniste dhe te ndershem ne Shqiperi qe mund te bejne zap kastravecet qe dalin me kobure ne Elbasan.

  2. tropoja says:

    shqipnia nën terror me edushken argatin e serbis nuk e bo kush ma mire se xhahili surrelit

    1. ben says:

      tropoja-argatin e Serbise e ke nga anet tuaja. Ka lindur ne Vicidol dhe ka vrare e prere plot nga patriotet e tu tropojane. E keqja eshte se vrasjet i ka ba mbas shpine qe as kanuni i Lekes nuk i pranon. Vetem frikacaket hedhin gurin e fshehin doren sic ka bere ai patrioti jot.
      Po te ishte xhahil ai i Surrelit, se pari do merrte me dajak mikun tend qe permenda me lart qe tia bente kurrizin me te bute se barku. Per sa kohe qe se ka bere, nuk mundemi ta quajme xhahil.

  3. Apollonia says:

    Ku e keni vidjon mamat e bukra , gazetar bitheeee

  4. Mucho says:

    Kjo eshte policia qe ne duam: Wild West fuck it

    1. HA MUCHO PI MUCHO…IK E PALL SE LAT NOM .POLICIA POLICIA…CATI BOJ POLICIA KAFSHEVE ME DY KOM…PO KOKEN HONGSHIN..POLICIA PAGOHET PER QYTETARET E CIVILIZUM QE RESOEKTOJ RREGULLAT…PO KTA MORRAT EEE…SA ME SHPEJT TE IKIN AQ ME MIR ESHT…

  5. Ujku Plak says:

    QR Prokurorit,Gjykatesit,dhe Avokatit qe kishte Ceshtien e Atij Caushllarit . Burg dhe sekuestro Psurie . Si ka mundesi ne kaq pak muaj ai bq hyn dhe dele si pas qefit ne Burg. Turpe dhe keqe ardhje per Shqiperin dhe Shqipetaret e ndershem.

  6. Floriri says:

    Shtet i leshit dhe polici leshit. Ku policë akoma hanë farà ndalojne te fortët shokë me makina luksoze dhe bëjnë muhabet e përshëndesin njeri tjetrin nga larg edhe me boritë. Te forte qe spyesin fare për policinë qytetarë që kanë frikë të denoncojnë në polici se nuk kanë besim tek ata. Makina luksoze që drejtohen nga ata motorë të zhurmshëm që prishin qetësinë gjatë natës dhe radiot të ngritura ku dridhen dhe pallatet nga decibelet e lartë. Nuk kam parë një herë ti ndalojë një polic të gjithë flasin po asnjëri nuk denoncon nga frika se policët janë më ta. Ata kompromentohen edhe me10 mijë lek te vjetra. Kjo është gjendja e policisë Shqipetare sot. Kur themi polici nuk konsiderojmë vetëm Tiranën por gjithë Shqipërinë sidomos vendet bregdetare në verë. Kur krimi shtrihet në rrugë dhe del tjetri me pistoletë në dorë si kaubojsit njeri kundër tjetrit në mes të qytetarëve ka ardhur fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje